Dy ditë pas dorëzimit të mandatit të deputetit, Jurgis Çyrbja është thirrur ditën e sotme sërish në SPAK. Çyrbja u paraqit në SPAK në orën 10:00 të paradites së sotme së bashku me avokatin e tij.
Kjo është hera e dytë kur deputeti socialist paraqitet në SPAK brenda 3 ditësh. Më 8 tetor Çyrbja u thirr në SPAK dhe u pyet për 5 orë për një kallëzim të Partisë Demokratike për shpërdorim detyre nga PD në kohën kur drejtonte hipotekën e Durrësit., e një ditë më pas dorëzoi mandatin.