Protestës së opozitës ditën e sotme i është bashkuar edhe Julian Deda, aktori i humorit po njëkohësisht mbështetës dhe aktivist në Partinë Demokratike.
Deda iu bën thirrje qytetarëve që të vijnë e të protestojnë në shesh, pasi sipas tij në të kundërt nga dhoma e gjumit nuk na dëgjon askush. Po ashtu në një prononcim për “News 24”, Julian Deda pohon se 14 maj do të jetë në krah të kandidatit të PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçit.
“Kjo protestë është në vazhdën e një serie protestash. Jemi në rrugën e duhur. Të gjithë duhet të dalin ta thonë fjalën e tyre në shesh. I bëj thirrje të gjithëve që të vijnë se nga dhoma e gjumit nuk na dëgjon njeri; I bëj thirrje intelektualëve të dalin dhe ta thonë fjalën e tyre. Sepse duke ndenjur pasiv mund t’i bëjnë shumë dëm vendit. Tani demokratët e kanë vendosur me shumicë votash. Kreu u PD Sali Berisha u vendos, nuk e di pse e vëmë akoma në diskutim vendimin e gjykatës. Në 14 maj, sigurisht do të përfshihem, do të jem në krah të Belind Këlliçit. Do të jenë edhe figura të tjera shumë të njohura dhe besoj do të bëhet një fushatë model”, u shpreh Julian Deda.