Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Joe Biden: Nuk shkuam në Afganistan për të ndërtuar kombin, ta bëjnë vetë

09:58 09/07/2021
Reading Time: 2 min lexim

Presidenti Joe Biden tha të enjten se misioni ushtarak amerikan në Afganistan do të përfundojë më 31 gusht, duke shtuar se “shpejtësia garanton siguri”, ndërsa Shtetet e Bashkuara po kërkojnë t’i japin fund luftës gati 20-vjeçare..

“Ne nuk shkuam në Afganistan për të ndërtuar kombin”, tha Presidenti Biden në një fjalim për të informuar me të dhënat më të fundit mbi përpjekjet e vazhdueshme të administratës së tij për t’i dhënë fund luftës së SHBA-së në Afganistan. “Udhëheqësit afganë duhet të bashkohen dhe ta orientojne vetë vendin drejt së ardhmes”, shtoi ai.

Presidenti Biden gjithashtu përforcoi arsyet e vendimit të tij për t’i dhënë fund operacioneve ushtarake amerikane edhe pse talebanët po përparojnë me shpejtësi në pjesë të konsiderueshme të vendit, shkruan VOA.

Përpjekja për të shpjeguar më tej arsyetimin e tij mbi Afganistanin vjen ndërsa gjatë ditëve të fundit administrata ka kërkuar vazhdimisht ta trajtojë përfundimin e konfliktit, si një vendim që zoti Biden e mori pasi doli në përfundimin se është një “luftë që nuk mund të fitohet” e për të cilën “nuk ka një zgjidhje ushtarake”.

“Edhe sa mijëra djem e vajza të tjerë amerikanë jeni të gatshëm të rrezikojmë?!”, ishte pyetja që ngriti Presidenti Biden drejtuar atyre që i kanë bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të zgjasin operacionin ushtarak. “Unë nuk do të dërgoj një brez tjetër amerikanësh në luftë në Afganistan, pa ndonjë pritshmëri të arsyeshme për të arritur një rezultat ndryshe”, shtoi ai.

Presidenti Biden tha se ai nuk u besonte talebanëve, por i besonte kapacitetit të ushtrisë afgane për të mbrojtur qeverinë.

Para fjalimit të presidentit, sekretarja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë Jen Psaki tha se zyrtarët e administratës së Presidentit Biden kishin parashikuar gjithnjë një “rritje” të dhunës e trazirave me përparimin e tërheqjes së trupave amerikane. Por ajo shtoi se zgjatja e përfshirjes ushtarake amerikane atje, duke marrë parasysh që ish-Presidenti Donald Trump kishte rënë dakord të tërhiqte trupat amerikane nga Afganistani në maj të vitit 2021, do të kishte çuar në një përshkallëzim të sulmeve ndaj forcave amerikane.

“Pyetja me të cilën përballej (presidenti) ishte nëse ai pas 20 vitesh do të angazhonte më shumë forca amerikane në një luftë civile në Afganistan”, tha zonja Psaki.

Presidenti Biden tha se “kishte shumë pak gjasa të ndodhte” që një qeveri do të kontrollonte Afganistanin pas tërheqjes së SHBA-së ndaj ai nxiti qeverinë afgane që të arrijë një marrëveshje me Talebanët. Presidenti shtoi se nuk bëhet fjalë për një “mision të kryer” ndërsa lufta po shkon drejt fundit. “Misioni u përmbush me goditjen e Osama bin Laden-it dhe me atë që terrorizmi nuk po buron më nga ajo pjesë e botës”, tha ai.

Etiketa: AmerikeBiden

Të tjera

Pakistani shpall “luftë të hapur” ndaj talebanëve, bombardime në Kabul e Kandahar, mbi 130 të vrarë
Bota

Pakistani shpall “luftë të hapur” ndaj talebanëve, bombardime në Kabul e Kandahar, mbi 130 të vrarë

Situata mes Pakistanit dhe Afganistanit ka hyrë në një fazë të rrezikshme përshkallëzimi, pasi qeveria pakistaneze shpalli “luftë të hapur”...

10:39 27/02/2026
Pushohet nga puna mësuesja Mine Hasani, e denoncuar për dhunë ndaj nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Kamëz
Aktualitet

Pushohet nga puna mësuesja Mine Hasani, e denoncuar për dhunë ndaj nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Kamëz

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka reaguar pas skandalit të publikuar në shkollën 9-vjeçare “100-vjetori i Pavarësisë” në Kamëz, duke...

14:15 25/02/2026
Para
Akuzohen për vepra të ndryshme penale, përfundojnë në pranga 7 persona (Emrat)

Akuzohen për vepra të ndryshme penale, përfundojnë në pranga 7 persona (Emrat)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

U arrestua për mallra “fake”, u kthye në biznes brenda muajit: Kush po e mbron tregun e imitimeve në Shqipëri?

U arrestua për mallra “fake”, u kthye në biznes brenda muajit: Kush po e mbron tregun e imitimeve në Shqipëri?

18:31 27/02/2026
Lajm i mirë nga Rama: edhe portugezët i kanë rrugët keq. Lajm i keq: ne kemi 956 milionë euro gropa dhe një rajon të izoluar

Lajm i mirë nga Rama: edhe portugezët i kanë rrugët keq. Lajm i keq: ne kemi 956 milionë euro gropa dhe një rajon të izoluar

16:20 27/02/2026
TTW: Turizmi në Shqipëri përballet me rënie, çmimet e larta të ushqimeve dëmtojnë reputacionin

TTW: Turizmi në Shqipëri përballet me rënie, çmimet e larta të ushqimeve dëmtojnë reputacionin

14:11 27/02/2026
Paradoksi i integrimit: Shqipëria takson 10% kondicionerët inverter, ndërsa BE pothuajse zero

Paradoksi i integrimit: Shqipëria takson 10% kondicionerët inverter, ndërsa BE pothuajse zero

12:33 27/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.