Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Java politike nën satirën e Gjekmarkajt: Opozita në ankth pas lajmit që Baba Lul do kthehet

13:50 07/04/2023
Reading Time: 3 min lexim

Duke e hedhur topin sa nga mazhoranca, sa nga opozita Deputeti Agron Gjekmarkaj ka rrëfyer kronikën e tij satirike nga java politike.

Nga Agron Gjekmarkaj

Ekspozitë detajesh nga java politike që po lëmë pas!

E gjelbër dhe bukolike qe kjo javë! E ëmbël, ngarkuar me sherbet u shfaq ajo. Në Tiranë u mbajt një konferencë për turizmin. Delegacionet nga kazatë dhe kasabatë erdhën derven-derven, në vend të fjalëve gota dhe enë. Fjalën kryesore e mbajti Babo i sapo kthyer nga udhëtimi në panairin e verës në Verona.

Atje kishte hequr ca gllënjka të mira ndaj ishte në humor të ndezur. Shakatë e tij shkulën së qeshuri tezen. Koka e saj valëvitej si flamuri i rrahur nga suferina. Sytë e saj shkëlqenin nga pjalmi dhe lezeti i momentit.

Hallakatej sa andej-këtej si varkë pa timonier në detin e lumturisë tek Babo kujtoi Karl Marksin që do t’i rruhej mjekra paq po të vinte në Rinas përgjatë viteve ‘70. Hukama e Tezes ishte himni i atij takimi. Edhe Margeriti po e përjetonte çastin me nderet që meritonte! Në hartën e përgjithshme të lumturisë buzëqeshja e saj vezullonte e përmbajtur, por thellësisht e konsoliduar e burimore. Bela qeshi me spontanitet e tonalitet. Menjëherë u bë serioze dhe rrotulloi kokën për t’ju kujtuar që shakaja me kripë dhe kripa me karar nëpërmjet një shikimi si thikë. Ajo di parimin kuranor “mallkuar qoftë e tepërta” se Babo bezdiset.

Evis Kushi pësoi dy tre drithërima. Ulsiu psherëtiu si foka dikur në Tale. Nikoqiri Niko uli kokën që shikimi të mos i thyhej si vezë. Më i ndershmi aty shfaqej Arben Pëllumbi.

Ai dëgjonte Babon me vëmendje, admirim dhe ëmbëlsi. Nuk i lejonte vetes që atë ndjesi ta transformonte në kaos zanor. Sintonia me idetë i jepte përqendrim e reflektim, qyfyret e gëzonin së brendshmi pa e argalisur se jashtmi. Krifca po ashtu e kthyer nga Verona ku vera shqiptare u derdh lumë në panair larg blegërimave të dhive e deleve që aq ia këndellin mendimet e shfaqte nderimin me heshtje. Gjylameti e cila bleron nga ngjyrat pranverore mes jeshiles së natyrës dhe ylberit të fantazisë tek shakatë e Babos sheh perspektivën e një ëndrre pas 14 majit. Elisa çuditshëm u pa në Maqedoni ku do bëhej një xhade e re tek jepte bekimin e saj “urbi et torbi” që mbrothësia të pushtojë atë anë të Ballkanit.

Më i qarti nga të gjithë shfaqet Çyrbja me sloganin e tij “pune jo llafe”. Del Babo me sfurk, menjëherë Çyrbja merr lopatën dhe i hyn zabelit. Ai nuk shkon të duket rri atje që të bëjë terbiet siç i ka hije atë nahi që Babo i ka besuar herë me një gotë raki në dorë, herë mes valltarëve, diku me muratorët e më pas me barinjtë e arratisur nga Akademia.

Këndej nga opozita pas lajmit që baba Lul do të kthehet të marrë vulën ka një hare që shpërthen nga poret. Video ku ai u shfaq duke e shkatërruar një byrek u mor si sihariq që simbolizon forcën dhe mbledhjen e energjive. Kur ai të kthehet pret t’i thonë “Qe Baba Vulën” dhe ai ta vërtisë me forcën që e karakterizon. Kur ai të kthehet do t’i dalë përpara në Peqin Dash Sula si marshalli Nei për të ndalur Napoleonin, por nuk dihet në do mbështesë kokën në gjoksin e tij duke u konvertuar apo flakë do t’i japë barotit?! Gaz Bardhi me Saimir Korreshin po rrinë me pushkë për faqe pa e ndarë mendjen nga do shtien. Jorida bëhet muzg dhe nata e mundon me dilemat e veta në pritje të agimeve të reja.

Kryezëvendës lideri Muli po merret me gjëra të mëdha dhe më ka munguar qamet darovitja e tij atërore. Po kaq zemërimi i Albanës po ma bën të zymtë e të pashpresë këtë stinë të revolucionit. Majlinda Bregu u pa në parlament nuk dihet sa u gëzuan po sa u mërziten po. Salianji ka filluar fushatën në Kavajë. Ai nuk do të humbasë çastin kur Baba Lul do të kalojë asaj ane në turravrapin për t’u kthyer. Me llafet lumë e mirësinë përrua aty do jetë për t’ia bërë rrugën sapun. Unë pa foltore e pa vulë kam hapur një dyqan ku mbledh dëshmi në mënyrë që kronika të konsolidojë seriozitetin e saj në rritje!

Të lidhura

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren
Aktualitet

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, në segmentin...

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

Pas tre ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 71-vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Humbja e tij ishte raportuar nga bashkëshortja,...

21:34 14/05/2025
Para
Inflacioni ulet ndjeshëm në mars, por rritja e çmimeve të ushqimeve nuk ndalet

Inflacioni ulet ndjeshëm në mars, por rritja e çmimeve të ushqimeve nuk ndalet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.