Studiuesi dhe politologu amerikan Janush Bugajski ka theksuar se Ballkani i Hapur është një projekt gjeostrategjik i krijuar për të rritur rolin rajonal të Serbisë dhe depërtimin ekonomik të Moskës. Ai shkruan se skena është gati për kriza të reja në Ballkanin Perëndimor të cilat mund të shndërrohen edhe në të dhunshme.
Shqipëria gjithashtu mund të tërhiqet në një konflikt rajonal përmes subversionit rus. Depërtimi i fundit në objektet ushtarake shqiptare dhe sulmi ndaj 3 ushtarëve është një provokim i qartë për të trazuar vendin dhe për të krijuar më shumë probleme për NATO-n. Sulmi ndaj bazës kishte për qëllim të nxiste konflikte midis qeverisë dhe opozitës dhe të largonte vëmendjen nga fushatat irredentiste të Serbisë. Mbështetja e Tiranës për nismën e Ballkanit të Hapur, një projekt gjeostrategjik i krijuar për të rritur rolin rajonal të Serbisë dhe depërtimin ekonomik të Moskës, nuk do të sigurojë imunitetin e Shqipërisë nga konflikti.
Ne analizen e tij, Bugajski e sheh Presidentin serb Aleksander Vucic si aleatin kryesore te Vladimir Putin ne rajonin e Ballkanit. Kremlini e sheh Ballkanin si një aset strategjik ku mund të minojë rolin e institucioneve perëndimore dhe të pretendojë se NATO ka dështuar të sigurojë stabilitet. Aleati kryesor i Putinit në rajon është Aleksandar Vuçiç me të cilin ai ka një marrëdhënie simbiotike. Moska ndihmon Beogradin në ndërtimin e ‘Botës Serbe’, sipas së cilës të gjithë serbët duhet të jetojnë në një shtet të zgjeruar. Në këmbim, Serbia i mundëson Rusisë të zgjerojë shtrirjen e saj rajonale përmes marrëveshjeve energjetike, depërtimit të inteligjencës, bashkëpunimit ushtarak dhe dezinformimit. Së fundmi, Beogradi ka nënshkruar një marrëveshje të re për furnizimin me gaz me Gazprom të Rusisë dhe po lejon sërish kanalet televizive propagandistike të Kremlinit, Rusia Today dhe Sputnik, pavarësisht ndalimit të tyre në mbarë Evropën.
Bugajski thekson se vizita e fundit e ministrit të Brendshëm Aleksandar Vulin në Moskë nënvizoi mbështetjen e vendosur të Beogradit për imperializmin rus në këmbim të ndihmës së Kremlinit për të ngrirë Kosovën dhe për të mbrojtur Serbinë në rast të një konfrontimi të drejtpërdrejtë me NATO-n. Janusz Bugajski është një anëtar i lartë në Fondacionin Jamestoën në Uashington DC.