Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos ka reaguar për herë të parë pas infektimit të tij me Covid-19. Janullatos iu është drejtuar besimtarëve me nnjë këshillë të marrë nga Ungjilli.
“Tani ka kaluar dita e parë në spitalin “Evangjelismos” dhe çdo gjë po ecën mirë. Gjatë jetës sime i referohem Perëndisë së surprizave, por edhe Perëndisë së mrekullive. Rrugëtimi ynë në Shqipëri nisi me përshëndetjen “Perëndia është me ne” dhe me përgjigjen në kor “edhe ne me Perëndinë”, që na mbështeti në sigurinë se “Perëndia nuk do të na braktisë”.
Falënderime me gjithë shpirtin për të gjithë mjekët dhe infermierët e zgjedhur dhe për numrin e madh të njerëzve, që edhe një herë tjetër e shfaqën dashurinë e tyre me lutje spontane.
Dy fjalë nga leximi i Ungjillit të së Dielës së kaluar, përcaktojnë qëndrimin që duhet të mbajmë: “Mos ki frikë, vetëm beso” (Lk.8:50)”, shkruan Janullatos. Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos u dërgua me helikopter ushtarak ditën e djeshme në Athinë.
/GazetaReforma.com/