Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Jam nga veriu, familja…”, rrëfimi i të riut gay në Tiranë që ushtron prostitucion

18:48 24/04/2022
Reading Time: 4 min lexim

Jeta e ka përplasur mes shumë vuajtjesh dhe problemesh, sa që është detyruar edhe të mbijetojë. Një i ri i moshës 33 vjeç, është identifikuar nga policia e Tiranës si një burrë që ushtron prostitucionin. Por jo vetëm kaq, ai është kthyer në një shqetësim për fqinjët me sjelljet e tij të pahijshme dhe të pazakonta. Burimet e policisë vendore në kryeqytet, i thanë Gazetasi.al, se i riu me inicialet E.E., u denoncua nga komshinjtë.

Ai njihet si banor i akomoduar nga programet e strehimit në Qendrën Kombëtare të Emergjencave, Tufinë. Ky shtetas, referojnë institucionet jo zyrtarisht, u strehua në vitin 2016, pasi u konstatua në situatë rruge.

Azili në Gjermani dhe shqetësimi i fqinjëve

Ajo që përshkruajnë në kartelën e prostituimit shërbimet e bashkisë në kryeqytet, është si vijon.

“Gjatë qëndrimit në qendër, ai ka marrë të gjitha shërbimet e nevojshme psiko-sociale dhe mbështetje të herë pas hershme me ndihma për plotësimin e nevojave nga OJF dhe nga njësia administrative numër 5”.

“Disa herë, ky shtetas ka refuzuar punën e ofruar nga kompani të ndryshme”, – shpjegojnë specialistët, që kujtojnë se nga psikologët janë ofruar seanca ndërgjegjësuese për sjellje të hijshme.

Policia, thotë se i dyshuari që ushtron prostitucion, tentoi të krijojë një jetë të re, duke u larguar për tre muaj nga Shqipëria dhe duke kërkuar azil në Gjermani. “Pas kësaj, ai u kthye dhe kërkoi banesën pranë qendrës, ku dhe iu referua një incident me punonjësit që e kallëzuan pranë policisë së Tiranës për kërcënim dhe dëmtim të pronës. Megjithatë përballë këmbënguljes së tij se do të ndryshonte, shërbimi social e ka akomoduar sërish në qendër”.

Policia thotë se u vu në dijeni për ushtrim prostitucioni nga i riu, i cili fuste burra në dhomën e tij, ku paguhej prej tyre.

“Ne jetojmë ngjitur me dhomën e E.E., dhe ai na shqetëson gjatë natës, pasi dëgjojmë së bashku me fëmijët pasthirrma me natyrë denigruese dhe turpëruese. Ne i kemi kërkuar llogari fqinjit dhe ai na u justifikua se kryen marrëdhënie për para dhe se kjo është një punë për të”, – deklarojnë në polici qytetarët.

Policia nga ana e saj, i tregon Gazetasi.al, se morën takim me qytetarin dhe në prani të një inspektori policie, i dyshuari e ka pranuar se punonte si prostitutë. E vënë në dijeni nga inspektori që njoftoi eprorët, policia thotë se e thirri zyrtarisht 33-vjeçarin nga Tirana për t’i marrë një deklaratë. Aty ai i pranon të gjitha, duke e bindur policinë se në të vërtetë duhet vënë para përgjegjësisë për ushtrim prostitucioni.

Rrëfimi i tij

Ai e nis dëshminë e tij, duke kujtuar se u rrit në shtëpinë e fëmijës dhe duke qenë i lindur në një familje në vështirësi ekonomike, i takonte shumë rrallë motrat dhe vëllezërit. Por për shkak se ata e kanë kuptuar që ishte pjesë e komunitetit LGTB, “dhe për shkak se një familje nga veriu nuk i pranon këto gjëra, ata më mohuan dhe nuk ma hapën derën. Këtu nisën vështirësitë e mia”, – shprehet në polici E.E., që është nga një qytet verior dhe që për të ruajtur anonimitetin e tij, Gazetasi.al nuk e tregon vendlindjen.

“Nuk flas fare, as me motrën, as me vëllezërit prej kohës që kur ata e kuptuan çfarë isha. Prindërit më çuan në shtëpinë e fëmijës, pasi nuk na rrisnin dot dhe ishin të varfër”, – thotë i riu.

Sipas tij, pas jetesës në shtëpinë e fëmijës, ai u dërgua nga shteti në një konvikt, ku dhe ka qëndruar për rreth 7 vite.

“Për shkak se më paragjykonin dhe ndihesha i pamundur për ta marrë veten ekonomikisht, u largova në Gjermani. Por aty jeta nuk më eci mirë, ndaj dhe u ktheva në Tiranë”, – deklaron i riu.

Kur ai u kthye në Shqipëri, kujton se kërkoi strehë sërish pranë zyrave të bashkisë Tiranë. Derisa iu mundësua një çati mbi kokë thotë se policia, e strehoi në një hotel ku dhe qëndroi për tre muaj.

“Gjatë kësaj kohe, krijova lidhje me një burrë nga Kosova, – thotë i riu. – Kur ngelesha keq për para, i kërkoja të dashurit. Ishte një lidhje e fortë për mua. Por kur i dashuri s’më jepte para, atëherë dilja dhe gjuaja meshkuj dhe në hotel gjatë kësaj kohe, nisa punën duke çuar meshkuj në hotel. Të gjithë këta burra më paguanin. E bëj këtë gjë, se nuk më merr askush në punë”.

Policia e pyet, sipas burimeve, se si i siguron klientët dhe ai shpjegon.

“Dal në rrugë i veshur normal dhe duke ecur apo duke qëndruar në kafe, pyes si rastësisht djemtë dhe burrat: “A je për seks’? Nëse personi hesht, kuptoj se i interesoj, nëse acarohet, largohem me shpejtësi. Nëse pranon largohem përpara tij dhe e çoj në hotel R. Hotelin e paguan klienti, kurse unë marr 40 deri në 50 euro”, – i thotë policisë ai.

I riu shton se “të tjerët që i dalloj që nuk janë mirë nga paratë, pra nuk u del të paguajnë edhe mua edhe hotelin, i çoj në qendër”.

Ai vijon se, “ka pasur një rast, ku një burrë qe i dhunshëm me mua kur kreu marrëdhënie dhe më rrahu. Aty e morën vesh dhe të tjerët dhe punonjësi social më vuri kushte”.

Duke u përpjekur që të ndryshonte, i riu justifikohet para policisë se kishte kërkuar disa herë punë, por në krye të javës, atë e largonin pa arsye. Kjo e çoi atë në rrugën e ushtrimit të prostitucionit.

“Pronari i fabrikës më hoqi nga puna, pasi më ngacmoi dhe nuk donte që ta mësonin të tjerët prirjen e tij, kështu që edhe ai u soll keq”, – thotë ai në polici.

Sipas burimeve të Gazetasi.al, policia shpjegon se nuk e arrestoi të riun për veprën e ushtrimit të prostitucionit. Arsyeja është se nuk ka vend ku ta dërgojë në paraburgim, ndërkohë që pritet që të referohet në prokurori për akuzën e prostitucionit, sipas nenit 113 të Kodit Penal.

Marrë nga GazetaSi

Të lidhura

Zhvillimet e vrullshme në Sulltanat!
Aktualitet

Zhvillimet e vrullshme në Sulltanat!

Nga Klodian Tomorri Të mirat e mandatit të katërt kulmuan këtë javë, veçanërisht në bastionet e pamposhtura që e hodhën votën...

18:33 05/07/2025
Qendër prostitucioni në Qerret të Kavajës, arrestohen dy shtetase kineze
Aktualitet

Qendër prostitucioni në Qerret të Kavajës, arrestohen dy shtetase kineze

Policia e Durrësit ka zbuluar dhe goditur një rast të ushtrimit të prostitucionit në zonën e Qerretit, Kavajë, duke vënë...

18:01 05/07/2025
Para
Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit

Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zhvillimet e vrullshme në Sulltanat!

Zhvillimet e vrullshme në Sulltanat!

18:33 05/07/2025
Qendër prostitucioni në Qerret të Kavajës, arrestohen dy shtetase kineze

Qendër prostitucioni në Qerret të Kavajës, arrestohen dy shtetase kineze

18:01 05/07/2025
Një shqiptar bëhet komandant i USS Pearl Harbor në SHBA, një nga anijet simbol të historisë ushtarake

Një shqiptar bëhet komandant i USS Pearl Harbor në SHBA, një nga anijet simbol të historisë ushtarake

17:46 05/07/2025
Italia miraton kastrimin kimik për përdhunuesit dhe pedofilët. Po Shqipëria?

Italia miraton kastrimin kimik për përdhunuesit dhe pedofilët. Po Shqipëria?

09:03 05/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.