Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Jam e sëmurë” / GJKKO jep vendimin për ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

10:22 01/04/2025
Reading Time: 2 min lexim

GJKKO ka refuzuar kërkesën e ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të lehtë.

E arrestuar dhe mbajtur në burgun e Pojskës në Pogradec, ish-gjyqtarja argumentoi se duhej liruar për arsye shëndetësore, duke paraqitur ekspertiza mjekësore për të mbështetur këtë kërkesë.

Megjithatë, pas shqyrtimit të provave, trupi gjykues i drejtuar nga gjyqtari Erjon Çela vendosi të mos ndryshojë masën e sigurisë, duke arsyetuar se dokumentacioni nuk e justifikonte lirimin e saj.

Sipas njoftimit zyrtar të GJKKO-së, kërkesa e Fetahut u depozitua më 27 janar 2025, duke kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë të përcaktuar më parë me vendimet nr. 138 dhe nr. 146 të nëntorit 2024. Gjykata vendosi:

• Rrëzimin e kërkesës për ndryshimin e masës së sigurisë;
• Vazhdimin e mbajtjes në burg të ish-gjyqtares.

Vendimi mund të apelohet brenda 5 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Pajtime Fetahu dhe lidhjet me grupet kriminale

Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu është subjekt i dy dosjeve të SPAK, të lidhura me grupin e Suel Çelës dhe organizatën “Çopja” në Elbasan.

Fillimisht, ndaj saj ishte vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie”, por më pas ajo u arrestua me vendim gjykate për përfshirjen e saj në një tjetër hetim të SPAK.

Fetahu dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, vetëm pak ditë përpara se të përballej me procesin e vettingut.

Në fund të vitit 2024, SPAK goditi organizatën kriminale të Suel Çelës, duke lëshuar 21 masa sigurie për persona të përfshirë në krimin e organizuar, ish-zyrtarë të drejtësisë, policisë dhe dy gazetarë.

Hetimet zbuluan dy raste të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian. Sipas SPAK, banda e Çelës përdorte paratë nga ky trafik për të financuar eliminimin e kundërshtarëve në Elbasan dhe për të korruptuar funksionarë të drejtësisë, policisë dhe medias.

Në bashkëpunim me autoritetet belge, franceze dhe ekuadoriane, hetimet treguan se fitimet nga trafiku i drogës ktheheshin në para cash në Shqipëri dhe më pas investoheshin në biznese të ndryshme, duke u kamufluar si të ligjshme.

Etiketa: GJKKOPajtime Fetahu

Të tjera

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Aktualitet

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e babait të Ervis Martinaj, i...

13:52 03/04/2026
Para
Shqiptarët vazhdojnë të largohen nga vendi, rriten aplikimet për azil

Ikja masive, 100 mijë shqiptarë u larguan drejt BE në 2022-2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

13:37 03/04/2026
Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

12:37 03/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.