Tirana International Airport ka publikuar kushtet që duhet të plotësojnë shqiptarët që do të udhëtojnë drejt Holandës.
Duke nisur që nga dita e sotme të gjithë ata që udhëtojnë drejt Holandës duhet të plotësojnë këto tre kushte, të jenë të vaksinuar, të paraqesin një test PCR dhe të plotësojnë formularin. Njoftimi është bërë në faqen zyrtare të Aeroportit të Rinasit.
Njoftimi i plotë i Aeroportit të Rinasit:
Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Hollandës
Të gjithë pasagjerët shqiptarë që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Hollandës duhet të plotësojnë këto tre kushte:
Të jenë të vaksinuar me një nga këto vaksina
-Astra Zeneca
-Pfizer
-Johnson & Johnson
-Moderna
-Serume Institute of India
-Sinopharm BIBP
-Sinovac
Të paraqesin një test PCR ose antigen të shpejtë
Personat e vaksinuar duhet të plotësojnë formularin në linkun e meposhtëm:
https://ëëë.government.nl/…/vaccine-declaration-covid-19
Faleminderit për bashkëpunimin,
Tirana International Airport
kujtojmë se para disa ditësh ishte Belgjika ajo që e futi Shqipërinë në listën e kuqe, duke e cilësuar si zonë të rrezikshme në lidhje me situatën e pandemisë Covid-19. Ky veprim do të thotë që rregullat për personat që duan tyë udhëtojnë drejt këtij shteti kanë ndryshuar. Si psh: lejohej që të udhëtonin drejt Belgjikës vetëm personat që janë rezident dhe pasagjerët shqiptarë që kanë arsye esenciale hyrjeje në Belgjikë, të parqisnin testin, dhe certifikaten e vaksinimit.