Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Izraeli ka për qëllim të ndalojë sulmet e Hezbollahut

22:44 17/09/2024
Reading Time: 3 min lexim

Izraeli njoftoi zgjerimin e objektivave të luftës duke përfshirë krijimin e kushteve për kthimin e banorëve të Izraelit verior në shtëpitë e tyre. Izraelitët u evakuuan nga kjo zonë për shkak të përleshjeve midis trupave izraelite dhe militantëve të Hezbollahut përgjatë kufirit Izrael-Liban.
Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha se kabineti i sigurisë e mori këtë vendim të hënën në mbrëmje.
Hezbollahu, aleat i Hamasit, filloi sulme pothuajse të përditshme menjëherë pas fillimit të luftës në Gazë. Kjo luftë detyroi dhjetëra mijëra njerëz të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Hezbollahu, i cili ashtu si Hamasi mbështetet nga Irani, ka thënë se do t’i ndalojë sulmet nëse ka një marrëveshje armëpushimi për Gazën.
Përpjekjet për të arritur këtë armëpushim kanë zgjatur me muaj, me përfshirjen e zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Katarit që përpiqen të gjejnë kushte të pranueshme si për Izraelin ashtu edhe për Hamasin.
Sekretari i Shtetit Antony Blinken udhëtoi në Egjipt të martën mes përpjekjeve të vazhdueshme për të angazhuar partnerët kryesorë në Lindjen e Mesme për të paraqitur një propozim të rishikuar për armëpushim.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller, u tha gazetarëve të hënën, “Ne vazhdojmë të angazhohemi me partnerët tanë në rajon, veçanërisht me Egjiptin dhe Katarin, për atë që do të përmbajë propozimi dhe po bëjmë përpjekje të arrijmë tek një propozim që mund t’i afrojë palët drejt një marrëveshjeje përfundimtare”.
Shtetet e Bashkuara nuk kanë dhënë një afat kohor për propozimin e rishikuar, megjithëse zyrtarët kanë treguar se ai do të paraqitet së shpejti. Propozimi synon të zgjidhë çështjet kryesore pas ngërçit të krijuar së fundmi, duke synuar të sigurojë një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit dhe lirimin e pengjeve të mbetura të marra nga militantët e Hamasit në fillimin e luftës më 7 tetor 2023.

Sekretari Blinken pritet të takohet me zyrtarë rajonal, megjithatë, udhëtimi i tij nuk përfshin një ndalesë në Izrael për bisedime me udhëheqësit e tij. Sekretari Blinken u takua të hënën në Uashington me Yair Lapidin, udhëheqësin e opozitës dhe ish-kryeministër i Izraelit.

Pas takimit, zoti Lapid u tha gazetarëve se Izraeli ka nevojë për një marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe për pëpfundimin e luftës në Gazë, duke theksuar se asnjë proces politik apo trazirë nuk duhet të ndikojë në marrëveshje. Zoti Lapid i kërkoi Uashingtonit të mos e lejojë Hamasin “të anashkalojë një marrëveshje pengjesh”.

Përpjekjet humanitare
Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Sigrid Kaag, koordinatorja e OKB-së për çështjet humanitare dhe rindërtimin për Gazën dha një konferencë të zymtë për shtypin mbi situatën e civilëve palestinezë.
“Koha po ikën ndërsa kriza humanitare e krijuar nga njeriu e ka kthyer Gazën në humnerë”, tha ajo. “Ne kemi nevojë për një armëpushim të menjëhershëm, lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve dhe një qasje të papenguar e të vazhdueshme humanitare për të ofruar ndihma në të gjithë Rripin e Gazës”.
Të dhënat nga zyra e OKB-së për çështjet humanitare tregojnë se numri i kamionëve me ndihma që hyjnë në Gazë çdo ditë është ulur në mënyrë të vazhdueshme. Në muajin prill, sipas OKB-së, në Gazë kanë hyrë 169 kamionë në ditë. Kjo ka rënë në 69 kamionë në ditë në gusht dhe vetëm 62 kamionë në ditë gjatë nëntë ditëve të para të shtatorit.
Izraeli mohon se pengon dërgesat e ndihmave. “Ne kemi shkuar përtej detyrimeve tona, duke synuar të përmirësojmë mirëqenien e një popullsie civile të bllokuar brenda armikut”, tha ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon.
Hamasi shkaktoi konfliktin me sulmin e tij të tetorit të vitit 2023 në Izraelin jugor që vrau 1200 njerëz dhe mori peng 250 individë. Përgjigja ushtarake e Izraelit në Gazë, sipas të dhënave të pakonfirmuara nga burime të pavarura, ka vrarë më shumë se 41,200 palestinezë. Në këtë numër të të vdekurve, Izraeli thotë se përfshihen disa mijëra luftëtarë militantë.

 

Etiketa: botagazaIzraellufta

Të lidhura

Publikohet rezultati i njësisë 10 në Tiranë
Aktualitet

Publikohet rezultati i njësisë 10 në Tiranë

Rezultatet e numërimit elektronik në Vorë dhe në Njësinë 10 të Tiranës konfirmojnë fitoren e Partisë Socialiste në të dyja...

11:51 12/05/2025
E rëndë në Tiranë/ I riu merret peng dhe dhunohet nga 3 persona
Aktualitet

Gjirokastër/ Kanosi për shkak të detyrës, një gazetar, procedohet 26-vjeçari

Një 26-vjeçar nga fshati Picar është proceduar penalisht nga Policia e Gjirokastrës, pasi dyshohet se ka kanosur një gazetar për...

11:44 12/05/2025
Para
Champions/ Mbrëmje e çmendur me 21 gola, fitojnë emrat e mëdhenj

Champions/ Mbrëmje e çmendur me 21 gola, fitojnë emrat e mëdhenj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Publikohet rezultati i njësisë 10 në Tiranë

Publikohet rezultati i njësisë 10 në Tiranë

11:51 12/05/2025
E rëndë në Tiranë/ I riu merret peng dhe dhunohet nga 3 persona

Gjirokastër/ Kanosi për shkak të detyrës, një gazetar, procedohet 26-vjeçari

11:44 12/05/2025
Ndodh në Vaun e Dejës, 24-vjeçarja dhunon bashkëshortin

Fotografoi votën dhe e shpërndau në rrjete sociale, arrestohet 19-vjeçari

11:34 12/05/2025
Zgjedhjet Parlamentare / Deri në orën 11:00 janë numëruar 1819 kuti, PS në avantazh

Zgjedhjet Parlamentare / Deri në orën 11:00 janë numëruar 1819 kuti, PS në avantazh

11:09 12/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.