Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Izraeli hakmerret ndaj Iranit, lëshohen disa raketa në drejtim të Teheranit

09:37 19/04/2024
Reading Time: 2 min lexim

Izraeli ka kryer një sulm ndaj Iranit, raportuan mediat amerikane duke cituar zyrtarë qeveritarë amerikanë. Ky duket të jetë sulm hakmarrës pas një sulmi të paprecedent ajror që Teherani kreu javën e kaluar në tokën e armikut të tij të përbetuar.

Media shtetërore iraniane tha se shpërthime janë dëgjuar më 19 prill afër qytetit të Isfahanit. Një video e publikuar nga CNN dhe video të publikuara në rrjetet sociale shfaqën shpërthime të mëdha, që u raportua se kanë ndodhur afër Isfahanit.

Agjencia shtetërore e lajmeve iraiane, IRNA, tha se sistemet e mbrojtjes ajrore qëlluan në një bazë të madhe ajrore në Isfahan, që është shtëpi e flotës së vjetër të F-14 Tomacts, të prodhimit amerikan, që ka Irani. Këta avionë luftarakë ishin blerë para Revolucionit Islamik të vitit 1979. Në Isfahan po ashtu ka ndërtesa që janë pjesë e programit bërthamor të Iranit, përfshirë edhe uzinën nëntokësore për pasurimin e uraniumit në Natanz.

Kjo agjenci nuk dha detaje të tjera dhe nuk mund të konfirmohet në mënyrë të pavarur nëse Izraeli nisi një sulm. Televizioni shtetëror iranian tha se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë hapur zjarr në disa provinca në mes të raportimeve se janë parë dronë në qiellin iranian.

Asnjë zyrtar në Teheran nuk e ka pranuar në mënyrë të drejtpërdrejtë se Irani është nën sulm dhe ushtria izraelite nuk ka komentuar ende. Teherani lëshoi mbi 300 dronë dhe raketa kundër Izraelit në mëngjesin e 14 prillit. Pothuajse të gjithë dronët dhe raketat u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes së Izraelit, por edhe u penguan nga forcat e Shteteve të Bashkuara, Francës, Britanisë dhe Jordanisë.

Sulmi i Teheranit gjerësisht ishte pritur në Izrael, pas një sulmi të dyshuar ajror izraelit ndaj ndërtesës së Ambasadës iraniane në Damask të Sirisë, më 1 prill. Në atë sulm u vranë dy gjeneralë iranianë.

Që atëherë, diplomatët dhe politikanët në mbarë botën, duke pasur frikë nga një përshkallëzim i madh luftarak në Lindjen e Mesme, kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje, teksa prisnin përgjigjen e Izraelit.

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha më 17 prill se Izraeli do të vendosë si dhe nëse do t’i përgjigjet sulmit të paprecedent në tokën e tij.

Për dekada të tëra, Izraeli dhe Irani janë armiq të përbetuar. Por, ky është sulmi i parë i drejtpërdrejtë ndaj tokës së njëri-tjetrit, në vend se të përdorin forca aleate që të sulmojnë asetet e njëri-tjetrit që operojnë në shtete të treta.

Etiketa: IranIzrael

Të tjera

Vritet në SHBA Françesk Shkambi, kushëri i Elvis Shkambit që ekzekutoi gjyqtarin Astrit Kalaja
Aktualitet

Vritet në SHBA Françesk Shkambi, kushëri i Elvis Shkambit që ekzekutoi gjyqtarin Astrit Kalaja

Një 44 vjeçar shqiptar, i identifikuar si Françesk Shkambi, është vrarë me armë zjarri në Michigan të Shteteve të Bashkuara...

10:50 18/11/2025
Horoskopi sot, 28 nëntor 2023
Horoskopi

Horoskopi: 18 nëntor 2025

Dashi Dita sjell një energji të fuqishme për qartësi dhe veprim. Mund të merrni një vendim që e keni shtyrë...

10:42 18/11/2025
Para
Legalizimi i kanabisit, Gjermania rrit shifrat e gjobave për shoferët përdorues

Legalizimi i kanabisit, Gjermania rrit shifrat e gjobave për shoferët përdorues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vritet në SHBA Françesk Shkambi, kushëri i Elvis Shkambit që ekzekutoi gjyqtarin Astrit Kalaja

Vritet në SHBA Françesk Shkambi, kushëri i Elvis Shkambit që ekzekutoi gjyqtarin Astrit Kalaja

10:50 18/11/2025
Horoskopi sot, 28 nëntor 2023

Horoskopi: 18 nëntor 2025

10:42 18/11/2025
Del përgjigjja për dëmtimin e Brojës ndaj Anglisë, zbulohet sa do të mungojë

Del përgjigjja për dëmtimin e Brojës ndaj Anglisë, zbulohet sa do të mungojë

16:02 17/11/2025
Banorët e tre fshatrave bllokojnë aksin Qukës-Qafë Plloçë pas mbylljes së rrugës lidhëse

Banorët e tre fshatrave bllokojnë aksin Qukës-Qafë Plloçë pas mbylljes së rrugës lidhëse

11:20 17/11/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.