Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Durrës, rreth orës 23:00, ku një 15-vjeçar me shtetësi polake ra nga ballkoni i katit të katërt të një shtëpie pushimi.
Sipas të dhënave paraprake nga policia, rënia dyshohet të ketë qenë aksidentale. Adoleshenti u transportua menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Durrës/Më datë 16.07.2025, rreth orës 23:00, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të katërt të një shtëpie pushimi, një 15-vjeçar, shtetas polak. Ai ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës”, njofton policia.