Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga mohon çdo lidhje me dosjen Epstein: Raportimet janë mashtrim

14:08 02/02/2026
Reading Time: 2 min lexim

Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar publikisht pas raportimeve mediatike që e lidhin emrin e saj me dosjen “Epstein”, të publikuar së fundmi nga Departamenti amerikan i Drejtësisë. Në një sqarim zyrtar, Jahjaga i ka cilësuar këto raportime si të pavërteta, të pabaza dhe mashtruese për opinionin publik.

“Raportimet mediatike për ‘lidhjen time’ me dosjen ‘Epstein’ janë tërësisht të pavërteta. Si Presidente e Republikës së Kosovës nuk kam pasur asnjëherë njohje, takim apo çfarëdo kontakti me personin në fjalë”, deklaron Jahjaga.

Ajo thekson se përmendja e emrit të saj në disa media lidhet vetëm me një korrespondencë elektronike të palëve të treta, e cila, sipas saj, nuk provon dhe nuk dëshmon asnjë takim, njohje apo lidhje personale. Sipas ish-presidentes, emri i saj nuk përmendet në asnjë dokument të publikuar, ndërsa në emailin e cituar përmendet vetëm “Presidenti i Kosovës”, pa u specifikuar se për kë bëhet fjalë dhe pa ndonjë kërkesë për takim në emrin e saj.

Jahjaga i ka cilësuar si insinuata çdo interpretim tjetër të kësaj korrespondence dhe ka kërkuar që sqarimi i saj të publikohet nga të gjitha mediat që kanë përmendur emrin e saj në këtë kontekst. “Nuk e kam njohur, nuk e kam takuar dhe nuk kam kërkuar takim me personin në fjalë në asnjë pozicion që kam mbajtur”, thekson ajo.

Reagimi i ish-presidentes vjen pas publikimit, më 29 janar, të mijëra dokumenteve të dosjes Epstein nga autoritetet amerikane. Mes tyre ndodhet edhe një email i vitit 2012, ku një person me emrin “Daniel”, identiteti i të cilit mbetet i panjohur, përmend “Presidentin e Kosovës” në një kontekst të përgjithshëm, pa emër konkret dhe pa prova për ndonjë takim të zhvilluar. Në atë periudhë, detyrën e Presidentes së Kosovës e ushtronte Atifete Jahjaga, fakt që ka nxitur spekulime dhe raportime mediatike, të cilat ajo i ka hedhur poshtë kategorikisht.

Të tjera

SPAK: Balluku rrezikon deri në 35 vite burg me akuzat e reja
Aktualitet

SPAK: Balluku rrezikon deri në 35 vite burg me akuzat e reja

Prokurorët e SPAK deklaruan se situata ligjore e Belinda Ballukut është rënduar dhe se, me akuzat e reja të ngritura...

14:58 23/02/2026
Sokol Balla paraqitet në SPAK, dyshohet se përfitoi para si sekser i Ballukut
Aktualitet

Sokol Balla paraqitet në SPAK, dyshohet se përfitoi para si sekser i Ballukut

Gazetari dhe Drejtori i Përgjithshëm i televizionit “ABC NEWS”, Sokol Balla, është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme...

11:48 23/02/2026
Para
“Ballukut i shtohen akuzat”, Toska e kallëzon në SPAK: Tuneli i Murrizit pa kolaudim, jeta e qytetarëve në rrezik

“Ballukut i shtohen akuzat”, Toska e kallëzon në SPAK: Tuneli i Murrizit pa kolaudim, jeta e qytetarëve në rrezik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

SPAK: Balluku rrezikon deri në 35 vite burg me akuzat e reja

SPAK: Balluku rrezikon deri në 35 vite burg me akuzat e reja

14:58 23/02/2026
Sokol Balla paraqitet në SPAK, dyshohet se përfitoi para si sekser i Ballukut

Sokol Balla paraqitet në SPAK, dyshohet se përfitoi para si sekser i Ballukut

11:48 23/02/2026
“Shqipëria mbetet peng nga oligarkët”/ Protesta në Rrjoll vazhdon me dhunë fizike ndaj banorëve, heshtje nga Rama e Berisha për Ulajn

“Shqipëria mbetet peng nga oligarkët”/ Protesta në Rrjoll vazhdon me dhunë fizike ndaj banorëve, heshtje nga Rama e Berisha për Ulajn

16:32 22/02/2026
Rreth 90 mijë pensionistë pa bonus në janar, Ministria: Skema do rishikohet

Rreth 90 mijë pensionistë pa bonus në janar, Ministria: Skema do rishikohet

20:51 21/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.