Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ish-kryepolici “lodër” në duart e krimit dhe të ‘investitorit strategjik’ të Ramës

14:32 14/09/2024
Reading Time: 4 min lexim

Ditën e sotme Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e sigurisë “arrest ne burg” për ish-drejtorin e policisë së Lezhës, Henerigert Mitri. Në seancë, Mitri nuk ka dhënë deklarime, ndërsa avokati i tij ka kërkuar një masë më të butë. Pas më shumë se 5 muajsh në kërkim, më 11 shtator, Henrigert Mitri u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës. Ish-efektivi i policisë po hetohet pasi ka dyshime se drejtonte kultivimin e kanabisit në Lezhë dhe organizonte aktivitetin e lojërave të fatit. Pas urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK, Henrigert Mitri u përjashtua nga radhët e Policisë së Shtetit më 20 Maj 2024 me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

Kjo erdhi si pasojë e një investigimi nga Guardia di Finanza ku si drejtues i Policisë së Lezhës, Henerigert Mitri ishte i pari që merrte informacion të kontrolleve nga ajri, me koordinata të përcaktuara saktë, urdhra të cilët firmoseshin pikërisht nga ai.

Ish-kryepolici i Lezhës ortak me ‘të fortin’ që iu bë atentat me C4; përgjimet nga dosja e SPAK

Drejtues i Policisë së Lezhës, Henerigert Mitri harroi detyrën e tij për të mbrojtur qytetarët e Lezhës e për t’ju siguruar atyre paqe e mbrojtje dhe u bë palë me krimin. Ai komunikonte me vartësin e tij, shefin e Antidrogës, Klodian Shahini, të cilin e pyeste ku janë parcelat e mbjella me kanabis nga bashkëpunëtorët dhe nëse përkonin me koordinatat ku do të fluturonte GdF, njoftoheshin trafikantët, të cilët merrnin masat.

Ai dyshohet se gjatë kohës që ushtronte detyrën e drejtorit të policisë së qarkut Lezhë së bashku me oficerin Klodian Shahini, gjithashtu i akuzuar nga SPAK, ushtronin aktivitetin e kultivimit të kanabisit dhe të lojërave të fatit në qarkun e Lezhës. E gjithë veprimtaria e tyre u zbulua nga zbardhja e komunikimeve në aplikacionin Sky Escc. Klodian Shahini rezulton se gjatë kohë që është angazhuar në veprimtarinë e kultivimit të drogës me drejtorin Henerigert Mitri, ka mbajtur detyrën e shefit të Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë e Qarkut Lezhë.

Mitri “spiun” dhe “lodër” në duart e investitorit strategjik të Ramës

Mitri punonte edhe për ‘investitorin strategjik’ të Edi Ramës, Pëllumb Gjokën. Ai kujdesej që kazinotë e tij të paligjshme të Pëllumb Gjokës të vazhdonin veprimtaritë e tyre pa asnjë lloj shqetësimi. Ish-drejtori i lartë i Policisë së Shtetit, sipas SPAK, Henerigert Mitri në bashkëpunim me shtetasin Preng Gjini, aktualisht i arrestuar për një procedim tjetër penal, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Lezhës.

“Kështu është krijuar dyshimi i arsyeshëm se shtetasi Henerigert Mitri, me detyrë drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shtetasin Klodian Shahini dhe persona të tjerë, drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve, në qarkun e Lezhës.Po ashtu i hetuari Henerigert Mitri, në bashkëpunim me shtetasin Preng Gjini, aktualisht i arrestuar për një procedim tjetër penal, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Lezhës”, thuhet në deklaratën zyrtare të SPAK, pas zbardhjes së bisedave në SKY.

Klodian Shahini informuesi i Elson Reçit…

Preng Gjini i shpëtoi një atentati me minë në kryeqytet mbrëmjen e 15 shtatorit 2020. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa u ndje në një rreze të gjerë, edhe në zona të Tiranës që ndodhen shumë larg vendit të ngjarjes. Për shkak të këtij shpërthimi u plagosën lehtë edhe dy kalimtarë, një shtetas italian dhe një fëmijë. SPAK zbardhi edhe atentatin e vitit 2020 në Tiranë ku u hodh në erë makina me të cilën udhëtonte Preng Gjini, i cili mbeti i plagosur rëndë në atë kohë. Në dosje thuhet se personi që kreu atentatin është nipi i Kastriot Reçit, Elson Reçi.

Por sipas njoftimit të SPAK-ut theksohet se personi i cili informonte Reçin për të gjitha lëvizjet e Gjinit ishte Klodian Shahini. Mbi urën e Nisharakut në Tiranë u tentua më 15 shtator 2020 eliminimi fizik i Preng Gjinit. Në makinën me të cilën udhëtonte i ishte vendosur një sasi tritoli 400 gramë C4, në pjesën e përparme, me shpërthim të kontrolluar në distancë. Atentati që atëherë u dyshua se lidhet me sagën e hakmarrjeve mes dy fiseve mes fiseve Reçi e Gjini, por në deklaratën e bërë nga vetë Gjini më vonë e mohoi. Elson Reçi, është nipi i Kastriot Reçit, i vrarë me snajper nga një tarracë pallati në janar të 2020. Ju rikujtojmë se në momentin e lëshimit të urdhër-arresteve nga SPAK, Henerigert Mitri mbante postin e shefit të Sektorit të Analizës së Riskut, në Drejtorinë e Menaxhimit dhe Drejtimit, në Departamentin për Sigurinë Publike. Gjatë operacionit “Revanshi”, SPAK lëshoi 50 urdhër-arreste dhe goditi 7 grupe kriminale.

Të lidhura

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren
Aktualitet

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, në segmentin...

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

Pas tre ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 71-vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Humbja e tij ishte raportuar nga bashkëshortja,...

21:34 14/05/2025
Para
Deputetët më pasivë të parlamentit përfitues të privilegjeve që ju jep statusi

Deputetët më pasivë të parlamentit përfitues të privilegjeve që ju jep statusi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.