Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ish-kryeministri izraelit: Putini premtoi se nuk do ta vriste Zelenskyy-in

21:57 05/02/2023
Reading Time: 2 min lexim

Ish-Kryeministri i Izraelit Naftali Bennet, i cili shërbeu për pak kohë si ndërmjetës në fillim të sulmit rus në Ukrainë, thotë se Presidenti Vladimir Putin i kishte premtuar se nuk do ta vriste presidentin ukrainas.

Papritur zoti Bennet u shfaq në rolin e një ndërmjetësi gjatë javëve të para të luftës, duke u bërë një prej udhëheqësve të paktë perëndimorë që takoi Presidentin Vladimir Putin në Moskë, marsin e vitit të kaluar.

Ndërsa përpjekjet e zotit Bennet për ndërmjetësim duket se kanë bërë pak për t’i dhënë fund gjakderdhjes që vazhdon edhe sot, gjatë një interviste të publikuar në internet të shtunën në mbrëmje, del në pah diplomacia urgjente në prapaskenë dhe përpjekjet për të gjetur një zgjidhje të shpejtë në ditët e para të konfliktit.

Gjatë intervistës pesë-orëshe, ku u prekën shumë çështje të tjera, zoti Bennet tha se e kishte pyetur zotin Putin nëse kishte qëllime për të vrarë Presidentin Volodymyr Zelenskyy.

“E pyetja se çfarë po ndodhte? A keni plane për ta vrarë zotin Zelenskyy? Më pas i thash, dua ta kuptoj nëse po më jep fjalën se nuk do ta vrasësh Zelenskyy-n. Ai tha, unë nuk do ta vras Zelenskyy-n”.

Zoti Bennet tha se më pas i telefonoi Presidentit Zelenskyy për ta informuar lidhur me zotimin e Presidentit Putin.

“Dëgjo, e mbarova takimin, ai nuk do të të vrasë. Ai më pyeti, a jeni i sigurt? I thashë, 100%, ai nuk do të vrasë”.

Zoti Bennet tha se gjatë ndërmjetësimit të tij, Presidenti Putin hoqi dorë nga kërkesat për çarmatimin e Ukrainës dhe zoti Zelenskyy premtoi të mos i bashkohet NATO-s.

Moska i ka hedhur poshtë pretendimet e Ukrainës se Kremlini synonte ta vriste zotin Zelenskyy.

Duke reaguar pas komenteve të zotit Bennett, në intervistën e raportuar gjerësisht në media, Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba shkroi të dielën në rrjetin Twitter: “Mos u mashtroni: Ai është një gënjeshtar ekspert. Sa herë që ka premtuar se nuk do të bëjë diçka, ka qenë pikërisht pjesë e planit të tij”.

Një udhëheqës kryesisht i paprovuar, zoti Bennet shërbeu në postin e kryeministrit për pak më shumë se gjashtë muaj, në kohën e fillimit të luftës. Papritur ai u përfshi në diplomacinë ndërkombëtare ndërsa e vendosi Izraelin në një pozitë të parehatshme, asnjanëse mes Rusisë dhe Izraelit.

Izraeli i cilëson si strategjike marrëdhëniet me Kremlinin përballë kërcënimeve nga Irani, por e rreshton veten krah vendeve perëndimore dhe përpiqet të tregojë mbështetje për Ukrainën.

Një besimtar hebre dhe pak i njohur në rrafshin ndërkombëtar, zoti Bennet shmangu angazhimet e tij fetare duke shkuar në Moskë për takimin me zotin Putin gjatë një feste hebraike. Ai e vendosi veten në ballë të përpjekjeve globale për ndalimin e luftës.

Por përpjekjet e tij paqedashëse, nuk patën efekt, ndërsa qeveria e tij pati një jetëgjatësi të shkurtër. Përplasjet brenda koalicionit

të larmishëm të Kryeministrit Bennet çuan në rënien e qeverisë, e cila pati larguar nga pushteti Kryeministrin aktual Benjamin Netanyahu. Zoti Bennet është larguar nga politika dhe tani është një qytetar privat./VOA

Të lidhura

Murtaja e bagëtive, konfirmohet vatra e parë në qarkun e Korçës
Aktualitet

Murtaja e bagëtive, konfirmohet vatra e parë në qarkun e Korçës

Në fshatin Shuec të bashkisë Devoll, në qarkun e Korçës, është konfirmuar vatra e parë e murtajës së ruminantëve të...

13:52 13/06/2025
Shtyhet në GJKKO seanca për Gërdecin, arsyeja
Aktualitet

Shtyhet në GJKKO seanca për Gërdecin, arsyeja

Seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme për çështjen e “Gërdecit” është shtyrë për në 18 qershor, për shkak të mungesës...

13:27 13/06/2025
Para
Horoskopi sot, 6 shkurt 2023

Horoskopi sot, 6 shkurt 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Murtaja e bagëtive, konfirmohet vatra e parë në qarkun e Korçës

Murtaja e bagëtive, konfirmohet vatra e parë në qarkun e Korçës

13:52 13/06/2025
Shtyhet në GJKKO seanca për Gërdecin, arsyeja

Shtyhet në GJKKO seanca për Gërdecin, arsyeja

13:27 13/06/2025
Valë e re sulmesh izraelite, në shënjestër aeroportet dhe strukturat ushtarake iraniane

Valë e re sulmesh izraelite, në shënjestër aeroportet dhe strukturat ushtarake iraniane

13:14 13/06/2025
Ilir Meta kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

Ilir Meta kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

12:58 13/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.