Ish-kryebashkiaku i Shkodrës dhe funksionari i PD-së, Bardh Spahia, është paraqitur këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme. Kujtojmë se Spahia u intervistua në SPAK më 2 tetor, ku qëndroi për rreth 30 minuta.
Më 26 mars të këtij viti, ai ishte i kallëzuar në SPAK së bashku me 21 kryebashkiakë të tjerë për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” gjatë fushatës elektorale të 14 majit.
Por ende nuk dihet nëse thirrja e tij ka lidhje me këtë denoncim.