Kandidatja për Bashkinë e Korçës më 2023, Ledina Alolli është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ajo është shfaqur sot në ambientet e SPAK, por ende nuk dihet se përse është thirrur për t’u marrë në pyetje nga hetuesit e Prokurorisë së Posaçme.
Alolli ka qenë deputete e Korçës përgjatë viteve 2009–2013, periudhë gjatë se cilës ka qenë pjesë e disa komisioneve parlamentare tek Ekonomia dhe Financat, por edhe tek Edukimi dhe Media.