Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ironia e fortë e gazetarit: 800 milionë lekë për “t’i qepur” virgjërinë, AKSHI-t

13:34 16/11/2022
Reading Time: 3 min lexim

Një muaj më parë AKSHI ka paguar 800 mijë dollarë në llogarinë e një kompanie private shqiptare.

Kompania private ka ndërtuar një sistem certifikimi, përmes të cilit garanton qytetarët shqiptarë senuk ka korrupsion në institucionin e AKSHI-it.

Ndërkohë që gazetari Klodian Tomorri që njihet për reagimet e forta ndaj një sistemi që çdo ditë e më shumë rëndon takasapaguesit shqiptarë, së fundmi ka përdorur doza të forta ironie mbi AKSHI-in.

Nga Klodia Tomorri

Nëse mendoni se i keni parë të gjitha, prisni këtë. Një muaj më parë AKSHI bëri dy pagesa me vlerë 400 mijë dollarë në llogarinë e një kompanie private shqiptare. Arsyeja e pagesave? Kompania private ka ndërtuar një sistem certifikimi, përmes të cilit garanton qytetarët shqiptarë se tek AKSHI nuk vidhet dhe nuk merren ryshfete.

E njohur si certifikata ISO 37001, ky është një standard i cili parashikon krijimin, zbatimin, operimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e sistemi te brendshëm anti-ryshfet. Dhe meqenëse tek AKSHI, luftën kundër ryshfetit e marrin shumë seriozisht, ishte e natyrshme që t’u kërkohej një sakrificë e vogël taksapaguesve për të certifikuar virgjërinë e institucionit në terma të korrupsionit.

E megjithatë sakrifica nuk është dhe aq e vogël. Ato të muajit të kaluar janë vetëm dy prej pagesave. Në total, kontrata e certifikatës anti-ryshfet për AKSHI-n u ka kushtuar qytetarëve 800 milionë lekë të vjetra. Por këta të fundit tashmë, mund të rrinë të qetë. Një kompani private ka certifikuar se tek AKSHI nuk vjedh njeri.

Meqë ra fjala, kompania quhet FIRST, që te AKSHI e njohin jo pak. Sipas të dhënave nga thesari, në tre vitet e fundit FIRST ka marrë mbi 970 milionë lekë ose mbi 8 milionë euro pagesa nga AKSHI. Mes tyre ka dhe një kontratë legjendare.

FIRST është kompania private që ka tenderin e sigurisë së sistemeve të AKSHI-it. Një kontratë të cilën e ka realizuar më së miri. Mjafton të përmendet vetëm fakti se sulmi kibernetik i hakerave nga Irani dështoi plotësisht dhe sistemet e AKSHI-t qëndruan të paprekura, ashtu si të dhënat sensitive të shtetit. Por kjo është një histori tjetër, e cila në fakt duhet të jetë objekt i hetimeve penale të prokurorisë. Të kthehemi tek çcertifikata anti-ryshfet.

E gjitha të kujton një film legjendar të Ettore Scola-s me protagonistë Marcello Mastroianin dhe Sophia Loren. Personazhi kryesor i filmit ishte homoseksual. Meqë regjimi i Duçes nuk ishte dhe aq shumë miqësor me gay-t, ky ishte detyruar të merrte një certifikatë nga një mjek, e cila garantonte se nuk ishte homoseksual.

Gjithçka shkoi mirë, deri kur një nga këmishëzinjtë e togave të Duçes, u kujtua të bëjë një pyetje të thjeshtë: “Pse një burrë që e ka prapanicën e paprekur, duhet të marrë një çertifikatë për ta vërtetuar këtë?!  Me këtë logjikë i bie që të kemi të gjithë ndonjë certifikatë që nuk jemi homoseksualë”, tha ai.

Siç merret lehtë me mend, personazhi ynë përfundoi në pranga bashkë me çertifikatën e virgjërisë.

Paralelja mes tragjikomikes në filmin e Scolas që ironizonte çmendurinë e regjimit fashist me realitetin e Shqipërisë fatkeqësisht është evidente. Por ka gjithmonë më keq.

Imagjinoni sikur sistemin e auto-virgjërisë kundrejt pagesës ta shtrijnë tek inceneratorët, Porti i Durrësit dhe më tej akoma te qeveria.

Fundja nëse dhe qeveria do të bënte ndonjë tender për të marrë çcertifikatën anti-ryshfet, qytetarët do të ishin më të qetë dhe nuk do të turbulloheshin nga helmi i “non gratave pa fe dhe Atdhe”, as nga “aleanca e rublave”.

Pra, t’i qepim të gjitha institucionet që të shpëtojmë Atdheun.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: featured-news

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Klodian Zoto blerje fiktive me vlerë 359 mln lekë, zbardhen akuzat për 5 të arrestuarit me urdhër të SPAK

Klodian Zoto blerje fiktive me vlerë 359 mln lekë, zbardhen akuzat për 5 të arrestuarit me urdhër të SPAK

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English