Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Investime në “parajsën” e Portit të Durrësit, kompanisë i falen taksat

07:51 10/11/2022
Reading Time: 4 min lexim

Dy vite negociata mes shtetit shqiptar dhe investitorit nga Emiratet që do të sjellë projektin e Ballinës Ujore të Durrësit kanë prodhuar një nga modelet më të çuditshme të biznesit.

Një projektide që i krijon investitorit kushtet ideale të një parajse shqiptare që çdokush do ta preferonte për të investuar.

Nuk do të ketë taksë infrastrukture dhe as pjesën që duhet të kalonte normalisht në fondin e strehimit social, do të ketë në dispozicion 812 mijë metra katrorë truall për ndërtim falas, do të përfundojë procedurat në mënyrë të përshpejtuar duke vendosur “gati-tu” të gjithë institucionet por mbi të gjitha i lejohet një skemë financimi e gjithanshme.

Janë të paktën pesë forma që investitori strategjik do t’i kombinojë për të siguruar vlerën prej 2 miliardë euro që duhen për gjithë projektin e “Durrës Yachts & Marina” dhe skemat e përdorura nuk kërkojnë ndonjë angazhim të madh financiar që në fazën e parë është 595 milionë euro.

Së pari është financimi përmes kapitalit që ka kompania e përfshirë direkt në projekt Eagle Hills.

“Eagle Hills-i do t’i dorëzojë qeverisë shqiptare pasqyrën e vërtetuar të llogarisë së bankës, ku evidentohet se aksionari(ët) ose ortak(ët) direkt ose indirekt të Eagle Hills-it, mbajnë në llogaritë e tyre një shumë që korrespondon me tridhjetë për qind (30%) të financimit të nevojshëm për zhvillimin e sheshit të fazës 1 dhe më pas të fazës 2 dhe letrën(at) e synimit të nënshkruara nga aksionarët/ortaku(ët), që ata janë të gatshëm ta investojnë këtë shumë për të financuar rritjen e kapitalit të fazës 1 dhe të fazës 2 dhe përfundimin e projektit” thuhet në relacionin e projektligjit të marrëveshjes.

Praktikisht kompanisë do t’i duhet të vërtetojë që ka rreth 180 milionë euro për projektin në këtë fazë të parë, shifër kjo tejet minimale në raport me vlerën totale të projektit, vetëm 9% e totalit të deklaruar të projektit.

Së dyti investitorit i lejohet që të financojë borxhin të në mënyrë të kontribuuar nga, ose në emër të, Eagle Hills-it. Kjo formë mbetet e paqartë sesi do të kontollohen paratë që futen në projekt.

Së treti financimi do të bëhet përmes të ardhurave dhe shitjeve të grumbulluara prej klientëve nga investitori strategjik. Prej verës së këtij viti kompania është aktive duke regjistruar të gjithë klientët që shfaqin interes përmes faqes në internet. Ata kontaktohen nga kompania e shitjeve duke dhënë detajet.

“Monitor” mësoi nga persona të regjistruar se shprehja e interesit të vendos në një listë ku t’i bën propozimin përkatës për pronën e dëshiruar duke e kthyer këtë në një garë për të përfituar. Kjo lehtësi në skemën e aplikuar ku paratë arkëtohen paraprakisht kur ende projekti s’ka nisur i garanton likuiditet por edhe siguri investitorit për tu mbështetur edhe tek financimi nga insitucionet financiare që është forma e katërt e financimit. Përmes tokës që e ka të falur nga shteti, kompania ka garancinë e nevojshme për të marrë çfarëdolloj kredie.

E pesta është ajo e investimeve nga investitorë palë e tretë, të organizuara nga Eagle Hills-i. Pra kompania, ndonësë është paraqitur si investitorë ka të drejtë të fusë në projekt sa investitorë që të dojë.

Ajo që e bën edhe më të favorshme marrëveshjen për investitorin është shuma modeste që do ti paguajë shtetit çdo vit që do të jetë sa 2 për qind e xhiros vjetore të Marinës. Në këtë rast nëse flasim vetëm për portin e jahteve dhe elementët e tjerë përbërës të marinës përfitimi do të vonojë pasi ndërtimi i saj pritet të shtrihet në faza më të vona duke u kufizuar nga transferimi gradual i Portit të Durrësit në portin e ri në Porto Romano.

Ndërkohë, kompania ka marrë 812 ha nga shteti, një pjesë të të cilave do ti përdore për të ndërtuar apartamenteve, që do të fillojnë të shiten së shpejti. Por, aq në projektligjin “PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES KUADËR, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE EAGLE HILLS REAL ESTATE DEVELOPMENT, ALBANIAN SEAPORTS DEVELOPMENT COMPANY, SH.A., DHE NSHMI DEVELOPMENT L.L.C, PËR PROJEKTIN E INVESTIMIT STRATEGJIK “MARINA & JAHTET E DURRËSIT” dhe as në relacionin përkatës që e shoqëron nuk specifikohet sesa do të përfitojë qeveria shqiptare si pronare e tokës që është.

Përgjithësisht, në rastin kur privati jep një truall për ndërtim, ai merr deri në 40% të ndërtimit. Ndërkohë nuk ka asnjë informacion se sa do të përfitojë qeveria shqiptare dhe banorët e Durrësit nga falja e kësaj sipërfaqeje të madhe toke. Burime konfidenciale pohojnë se çmimet e shitjes, në komplekset që do të jenë luksoze do të fillojnë nga 2 mijë euro/m2.

Nuk ka përfitim as për autoritetet lokale, që janë privuar nga arkëtimi i taksës së ndërtimit në infrastrukturë dhe strehimit social.

Për momentin, të vetmit që duken të fituar janë investitorët e Eagle Hills Real Estate Development, dhe Albanian Seaports Development Company. Për përfitimet e tjera direkte në turizëm dhe në zhvillimin e qytetit bregdetar do të duhet të presim se si do të jetë ecuria e zbatimit të projektit.

Pikëpyetja tjetër lidhet me koston dhe financuesit e portit të ri në qytetin bregdetar, që do të zhvendoset gradualisht në Porto Romano (përveç terminalit të pasagjerëve. Nukb është anë bërë publike se sa është investimi për portin e ri në Porto Romano, cilët do të jenë financuesit, që do të varen nga projekti i detajuar inxhinierik dhe formula që do të zgjidhet për operimin. Vlerësimet paraprake janë që Porti i ri do të kushtojë të paktën 500 milionë dollarë./Monitor

Të lidhura

“Përdhunim” i pronës/ Pallat ngjitur me shtëpinë e futbollistit Igli Allmuça: Vëllezërit Xhebrahimi bllokojnë dritaret e banesës së tij, me lejen e Bashkisë
Aktualitet

“Përdhunim” i pronës/ Pallat ngjitur me shtëpinë e futbollistit Igli Allmuça: Vëllezërit Xhebrahimi bllokojnë dritaret e banesës së tij, me lejen e Bashkisë

Një leje ndërtimi në zonën e “Ali Demit” në Tiranë ka shkaktuar reagime të forta, pasi një pallat shumëkatësh po...

20:26 30/06/2025
Sulmet 12- ditore me Izraelin, Irani publikon shifrat: 935 të vrarë
Bota

Sulmet 12- ditore me Izraelin, Irani publikon shifrat: 935 të vrarë

Gjatë konfliktit 12-ditor midis Iranit dhe Izraelit, në Iran humbën jetën rreth 935 persona, njoftoi sot një zëdhënës i sistemit...

19:11 30/06/2025
Para
22-vjeçarja keniane u dhunua mizorisht në Tiranë, dëshmitarja akuzon shoqet e Joy-t

22-vjeçarja keniane u dhunua mizorisht në Tiranë, dëshmitarja akuzon shoqet e Joy-t

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Përdhunim” i pronës/ Pallat ngjitur me shtëpinë e futbollistit Igli Allmuça: Vëllezërit Xhebrahimi bllokojnë dritaret e banesës së tij, me lejen e Bashkisë

“Përdhunim” i pronës/ Pallat ngjitur me shtëpinë e futbollistit Igli Allmuça: Vëllezërit Xhebrahimi bllokojnë dritaret e banesës së tij, me lejen e Bashkisë

20:26 30/06/2025
Sulmet 12- ditore me Izraelin, Irani publikon shifrat: 935 të vrarë

Sulmet 12- ditore me Izraelin, Irani publikon shifrat: 935 të vrarë

19:11 30/06/2025
Maturantët japin sot provimin e fundit/ Mbyllet cikli i Maturës Shtetërore 2025

Matura Shtetërore 2025, publikohen notat e provimeve me zgjedhje

18:32 30/06/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Rrëzohet nga pallati në ndërtim punëtori, ndërron jetë në spital

18:27 30/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.