Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Investigimi i BBC: Dy vëllezër shqiptarë në skemën e filmimeve pa pëlqim që gjeneron miliona online

22:05 04/02/2026
Reading Time: 2 min lexim

Një investigim i BBC ka zbuluar një praktikë shqetësuese në disa prej kryeqyteteve të jetës së natës në botë, ku burra filmojnë në mënyrë të fshehtë gra në ambiente publike dhe më pas i kthejnë pamjet në fitim duke i shpërndarë në YouTube, TikTok, Facebook dhe Instagram. Videot shiten si “walking tours” apo “nightlife content”, por sipas BBC fokusohen pothuajse ekskluzivisht te gratë me fustane ose funde, shpesh të filmuara nga kënde shumë të ulëta ose nga pas, duke ekspozuar pa pëlqim pjesë intime të trupit.

BBC thotë se identifikoi mbi 65 kanale të këtij lloji, që kanë grumbulluar më shumë se 3 miliardë shikime në tre vitet e fundit. Pamjet janë regjistruar kryesisht në qytete si Londra, Oslo, Miami dhe Bangkok, ndërsa Manchesteri përmendet si një nga qendrat kryesore ku është prodhuar ky përmbajtje.


Në qendër të investigimit del edhe emri i Florjan Rekës, 35 vjeç, me origjinë shqiptare dhe me bazë në Suedi. Sipas BBC, ai drejton një nga kanalet më të mëdha të këtij zhanri në YouTube me rreth 200 milionë shikime dhe 399 mijë abonentë, si edhe një faqe në Facebook me mbi 600 mijë ndjekës. Kanali, sipas BBC, është regjistruar si biznes në Suedi me aktivitet zyrtar “influencer, marketing dhe reklamë”.

Gjatë një operacioni të fshehtë në Manchester për Halloween, gazetarët e BBC e filmuan Florjan Rekën së bashku me vëllanë e tij, Roland Reka, duke regjistruar gra nga kënde të ulëta, ndërsa mbanin kamerat në lartësinë e belit duke u shtirur sikur shihnin telefonin.

Pas kontaktit të BBC, YouTube mbylli dy llogari të lidhura me Florjan Rekën, por disa video të ngjashme, sipas investigimit, vazhdojnë të mbeten aktive në platforma të tjera. Reka nuk pranoi të komentonte për BBC dhe shmangu takimet me ekipin investigativ edhe kur ata udhëtuan në Suedi.

Një prej grave të filmuara, e identifikuar me emrin e ndryshuar “Grace”, mësoi vetëm nga BBC se pamjet e saj, të filmuara nga poshtë fustanit, kishin marrë mbi 3 milionë shikime. “Që atëherë ndihem paranojake sa herë dal nga shtëpia,” tha ajo.

BBC dokumentoi gjithashtu qindra komente mizogjene dhe degraduese ndaj grave, ndërsa juristët në Mbretërinë e Bashkuar e cilësojnë praktikën si “zonë gri” mes ngacmimit dhe voyeurizmit. Policia e Greater Manchester arrestoi një person në 2024 për raste të ngjashme, por çështja u mbyll për shkak të boshllëqeve ligjore.

Pas publikimit të investigimit, YouTube deaktivizoi dy kanale dhe TikTok hoqi katër llogari, ndërsa në Facebook dhe Instagram disa profile vazhdojnë të jenë aktive. Ekspertët e ekonomisë digjitale vlerësojnë se kjo industri mund të gjenerojë miliona paund fitime, por për gratë e filmuara dëmi, sipas investigimit, shkon përtej parasë: frikë, turp, pasiguri dhe humbje e ndjenjës së privatësisë në hapësirën publike.

Të tjera

“Një qytetar u arrestua për lidhje të paligjshme të energjisë dhe u vetëvar”/ Lala: “Ramës i ranë maskat, Ballukun e mbrojti me forcën e kartonit”
Aktualitet

“Një qytetar u arrestua për lidhje të paligjshme të energjisë dhe u vetëvar”/ Lala: “Ramës i ranë maskat, Ballukun e mbrojti me forcën e kartonit”

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se kryeministrit Edi Rama “i kanë rënë maskat”, pasi sipas saj ai ka zgjedhur të mbrojë...

12:53 17/03/2026
Aksident fatal në Tiranë: Autoboti i ujësjellësit përplas për vdekje gruan me biçikletë elektrike, bashkëshorti arrin me duart në kokë në vendngjarje
Aktualitet

Aksident fatal në Tiranë: Autoboti i ujësjellësit përplas për vdekje gruan me biçikletë elektrike, bashkëshorti arrin me duart në kokë në vendngjarje

Një aksident me pasojë vdekjen u regjistrua këtë të martë në Tiranë, në zonën e ish-Ekspozitës, pranë Gjykatës së Shkallës...

12:29 17/03/2026
Para
Me porosi të Mirlinda Karçanajt, Daniel Shima grabiti 40 milionë euro nga AKSHI: si e ktheu nënën rrobaqepëse në biznesmene milionere dhe po pastron paratë me ndërtim, lavazh e marketing

Me porosi të Mirlinda Karçanajt, Daniel Shima grabiti 40 milionë euro nga AKSHI: si e ktheu nënën rrobaqepëse në biznesmene milionere dhe po pastron paratë me ndërtim, lavazh e marketing

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Një qytetar u arrestua për lidhje të paligjshme të energjisë dhe u vetëvar”/ Lala: “Ramës i ranë maskat, Ballukun e mbrojti me forcën e kartonit”

“Një qytetar u arrestua për lidhje të paligjshme të energjisë dhe u vetëvar”/ Lala: “Ramës i ranë maskat, Ballukun e mbrojti me forcën e kartonit”

12:53 17/03/2026
Aksident fatal në Tiranë: Autoboti i ujësjellësit përplas për vdekje gruan me biçikletë elektrike, bashkëshorti arrin me duart në kokë në vendngjarje

Aksident fatal në Tiranë: Autoboti i ujësjellësit përplas për vdekje gruan me biçikletë elektrike, bashkëshorti arrin me duart në kokë në vendngjarje

12:29 17/03/2026
“Rama nuk i shpëton SPAK”/ Lala: Dy dosje që e prekin drejtpërdrejt

“Rama nuk i shpëton SPAK”/ Lala: Dy dosje që e prekin drejtpërdrejt

12:20 17/03/2026
“Na e morën vajzën dhe jetën bashkë me të”/ Një vit nga vrasja e Ilarias, prindërit shpërthejnë: S’ka falje kurrë, nuk duam të kujtohet si ‘vajza e valixhes’

“Na e morën vajzën dhe jetën bashkë me të”/ Një vit nga vrasja e Ilarias, prindërit shpërthejnë: S’ka falje kurrë, nuk duam të kujtohet si ‘vajza e valixhes’

12:04 17/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.