Këtë të martë ambasadorja e Amerikës në Shqipëri, Yuri kim, ka bërë deklarata të forta në lidhje me një intimidim nga jashtë në sistemin e drejtësisë. Kim i bëri këto deklarata përmes një postimi në rrjetin social Twitter ku shprehet se ambasada amerikane është në dijeni të përpjekjeve për të frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët.
Në postim ambasadorja Kim inkurajon shkatërrimin e atyre që ajo i quan modele të vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor. Deklarata e saj përmbyllet duke shtuar se SHBA mbështet fuqishëm reformën në drejtësi.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim në një reagim në Twitter shprehet: Ne jemi të vetëdijshëm për më shumë përpjekje për të joshur ose frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët, për të shtrembëruar drejtësinë, për të këmbëngulur në mosndëshkimin e të fuqishmëve, me fjalë të tjera, për t’i tërhequr në të kaluarën. Gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me ligjin, me integritet. Është koha për të thyer modelet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor. Duhet të ecë përpara, jo mbrapa, madje as të qëndrojë në vend. Po i kushtojme vëmendje të gjitha zhvillimeve dhe do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi.