Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Intervista/ 25 Prilli, Kryevëzhguesja e ODIHR: Do të jemi në zonat e nxehta

20:57 27/03/2021
Reading Time: 4 min lexim

Kryevëzhguesja e OSBE ODIHR Urszula Gacek në një intervistë dhënë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu tregohet e kujdesshme të japë një vlerësim për parapërgatitjet e deritanishme të zgjedhjeve të 25 Prillit.

Megjithatë ajo tregon se cilat do të jenë çështjet prioritare të monitorimit prej vëzhguesve të saj në terren. Ambasadorja Gacek premton se një ditë pas zgjedhjeve ajo nuk do të mjaftohet duke thënë 2 fjalët, zgjedhje të lira e të ndershme por do të japë  një vlerësim gjithëpërfshirës, të drejtë  e të pavarur.

Muhamed Veliu: Shkëlqesi Ambasadore. Faleminderit për këtë intervistë në Top Channel. Fillimisht,  cili është vlerësimi juaj për përgatitjet e deritanishme për zgjedhjet e 25 Prillit?

Ambasadorja Urszula Gacek: Faleminderit për ftesën tuaj. Është me të vërtetë kënaqësi për mua t’u  tregoj se çfarë ne jemi duke bërë. Në pyetjen tuaj përdorët fjalën vlerësim por është shumë herët të bëjmë vlerësime. Ne gjithmonë punojmë duke observuar fillimisht  e më pas japim vlerësime. Ne kemi disa fusha prioritare të cilat duam ti shikojmë. Shumë gjëra janë ndryshuar për këto zgjedhje si legjislacioni, mënyra e të votuarit , sistemi identifikimit e mbi të gjitha këto janë zgjedhje që mbahen në kushte pandemie. Janë shumë gjëra të reja për tu parë e kështu një mori çështjesh për vlerësim por për momentin nuk e themi dot cili është vlerësimi është shumë herët.

Muhamed Veliu: Ju e përmendët faktin që këto zgjedhje po mbahen me rregulla të reja por a jeni e kënaqur me zbatimin e tyre nga KQZ?

Ambasadorja Urszula Gacek:  Shumë prej rekomandimeve tona nga zgjedhjet e shkuara janë marrë në konsideratë duke ndryshuar legjislacionit natyrisht jo të gjitha. Tani na duhet të shikojmë se si do të zbatohen në praktikë dhe a do të mundet KQZ të jetë në gjendje të zbatojë gjithë këto ndryshime sikurse votuesit sa të mirë-informuar do të jenë të votojnë pasi do të përballen me një fletëvotimi krejt ndryshe nga ato në të shkuarën. Që prej të premtes ne kemi në terren 24 vëzhgues afatgjatë në të dymbëdhjetë qarqet për të parë organizimin lokal të zgjedhjeve.

Muhamed Veliu: A keni identifikuar ndonjë çështje të veçantë  e cila mund të ndikojë negativisht në procesin zgjedhor?

Ambasadorja Urszula Gacek: Ne kemi fusha të cilat në të shkuarën kanë qenë problematike por në çdo zgjedhje ne vijmë me mëndje të hapur. Mundohemi mos të kemi një ide paraprake. Ne e shohim procesin në tërësinë e tij. Ne nuk paragjykojmë e të themi shiko këtu ka problem. Nëse do të ketë problem ne do ta raportojmë. Për momentin është ende herët.

Muhamed Veliu: Cilat do të jenë ato çështje kritike vëzhguesit tuaj do të ngarkohen të shikojnë ditën e zgjedhjeve?

Ambasadorja Urszula Gacek: Ata ndjekin të gjithë procesin. Ne shikojmë financimet e fushatave elektorale, si burimet qeveritare përdoren apo keqpërdoren për fushatë. Ne do të shohim se çfarë bëhet drejtësisht këtu apo nëse do të ketë ndonjë lloj presioni tek votuesit. Të gjitha këto sipas të njëjtit standard ndërkombëtar njësoj si në SHBA në misionin tim të fundit e në Shqipëri tani, në Serbi vitin e shkuar apo Kazikistan kudo ne jemi.

Muhamed Veliu: Ambasadore siç edhe ju mund ta dini në të shkuarën Shqipëria është përballur me shit-blerjen e votës. A do ti kushtoni një vëmendje të posaçme këtij fenomeni?

Ambasadorja Urszula Gacek: Natyrisht ne I shikojnë raportet tona në të shkuarën. Këto janë gjëra të vështira për ti kapur. Kemi të bëjmë me një aktivitet Kriminal. Vështirësia qëndron në gjetjen e provave. Duhet të tregohemi të kujdesshëm për mos të thënë këtë e tha ai apo ajo pra informacion të dorës së dytë. Ne e dimë këtë si problematikë të së shkuarës. Natyrisht ne do të shikojmë për këtë as më shumë e sa më pak, njësoj  siç e kemi bërë në të tjera vende ku një problem si ky është parë. A do të ndodhë kësaj here? Ne nuk mund ta themi ka ndodhur në të shkuarën të shikojmë çdo të ndodhë.

Muhamed Veliu: A do të kenë një prezencë të shtuar vëzhguesish në ato qytete që njihen si vende me një betejë të fortë elektorale?

Ambasadorja Urszula Gacek:  Ne do të dëshironim të kishim një ekip më të madh vëzhguesish por sikurse misionet e tjera në kohë Covidi numri është reduktuar pasi ka vështirësi në gjetjen e vëzhguesve afat-shkurtër. Në ditën e votimit për sa i përket votimit, numërimit, tabulimit,  ne në mënyrë statistikore nuk do të kemi një kampion të madh për këtë na vjen keq,  por nëse ne do të jemi të zgjuar dhe do të punojmë shumë, mendoj se do të mundemi të kemi prova të duhura që në mënyrë të saktë sjellin tablonë e asaj që do të ndodhë. Nëse në vëmendjen tonë do të vinë informacione për kundërshti të nxehta në zona të caktuara apo me probleme ne do të jemi atje. Nuk mund të jemi kudo edhe nëse do të kishim 250 vëzhgues në të gjithë vendin.

Muhamed Veliu: Një ditë pas zgjedhje do të jeni përballë medias në konferencën për shtyp, a do tu shohim duke përsëritur fjalët zgjedhje të lira e të ndershme apo do të mundeni të na thoni një vlerësim të gjerë?

Ambasadorja Urszula Gacek: Mendoj se kemi një dekadë që nuk përdorim fjalët të lira e të ndershme. Unë kur nuk kam përdorur këto fjalë e natyrisht edhe në ato vende kur zgjedhjet nuk kanë qenë të lira e të e të ndershme. Është më shumë se kaq. Në opinionin tim është e pamundur të vlerësosh duke përdorur dy fjalë. Ne do tu japim një vlerësim gjithëpërfshirës, të drejtë  e të pavarur.

Muhamed Veliu: Ambasadore faleminderit për përgjigjet tuaja.

Ambasadorja Urszula Gacek: Ishte kënaqësi dhe prej t’ju shikoj gjatë fushatës elektorale./TCH

Të lidhura

Dënohet me burg përjetë në SHBA shqiptari “Mbret i Drogës”, iu sekuestruan mbi 3.4 ton kokainë
Aktualitet

Dënohet me burg përjetë në SHBA shqiptari “Mbret i Drogës”, iu sekuestruan mbi 3.4 ton kokainë

Ylli Didani, 43-vjeçari shqiptar i njohur si “Mbreti i Drogës”, është dënuar me burgim të përjetshëm nga autoritetet amerikane për...

14:40 29/06/2025
66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza
Aktualitet

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

Të paktën 66 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës si pasojë e mungesës së ushqimit dhe kequshqyerjes, njofton...

19:19 28/06/2025
Para

Marash Kumbulla dëmtohet, humbet ndeshjet me Anglinë e San Marinon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Franca ndalon me ligj pirjen e duhanit në parqe dhe plazhe, gjobat deri në 700 euro

Franca ndalon me ligj pirjen e duhanit në parqe dhe plazhe, gjobat deri në 700 euro

18:40 29/06/2025
Dënohet me burg përjetë në SHBA shqiptari “Mbret i Drogës”, iu sekuestruan mbi 3.4 ton kokainë

Dënohet me burg përjetë në SHBA shqiptari “Mbret i Drogës”, iu sekuestruan mbi 3.4 ton kokainë

14:40 29/06/2025
Ministria e Shëndetësisë apelon për kujdes: Këshilla për përballimin e vapës

Ministria e Shëndetësisë apelon për kujdes: Këshilla për përballimin e vapës

11:59 29/06/2025
Albin Kurti mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë

Kurti pas takimit me krerët e partive në Kosovë: I ofrova dy opsione kompromisi

19:58 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.