Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Instituti i Studimit të Luftës Hibride: A po kthehet Serbia kliente e Moskës?

20:35 28/12/2023
Reading Time: 4 min lexim

Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octopus” ka prezantuar një analizë të lidhjeve mes Serbisë dhe Rusisë, duke e cilësuar shtetin ballkanik si një “klient” të Moskës.

Sipas analizës, Serbia ka zhvilluar një varësi të madhe në energjinë ruse e në armatim, duke shtuar se Rusia i ofron Beogradit një mbështetje të fuqishme diplomatike në qëndrimet ndaj Kosovës.

 

Analiza e “Octopus”:

Varësia në kontekstin politik ndër-shtetëror përfshin një spektër të gjerë dhe shpesh të ndërthurur të faktorëve. Si koncept shumëplanësh, varësia mund të definohet në shkallën që një shtet apo entitet politik mbështetet te tjetri për përkrahje politike apo bashkëpunim diplomatik. Në ngjarjet historike në Ballkan, dhe sidomos nga 1878 e këtej marrëdhëniet e veçanta mes Rusisë dhe Serbisë kanë qenë përcaktuese në fatin politik të kësaj të fundit, si dhe kanë formësuar dhe ndikuar në mënyrë substanciale thuajse të gjitha ngjarjet kryesore politike në Serbi.

 

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Serbisë bazohen fuqishëm në trashëgiminë sllave; rusishtja dhe serbishtja i përkasin degëve të sllavishtes lindore dhe jugore të gjuhëve indo-evropiane respektivisht. Feja ortodokse është tjetër faktor që çimenton lidhjet e thella kulturore mes dy vendeve. Peisazhin e afërsive kulturore e forcojnë ngjashmëritë në folklor, muzikë, zakone të përbashkëta e mitologji.

 

Në rrafshin politik Rusia ka sponzorizuar fuqishëm pavarësinë e Serbisë në Traktatin e Shën Stefanit (1878), që pasoi luftën ruso-turke. Rusia ndihmoi Serbinë edhe gjatë luftërave ballkanike, si dhe në Luftën e Parë Botërore. Në luftërat e viteve 90-ta Federata Ruse mbështeti Serbinë ndërsa kjo e fundit shkaktoi një ndër tragjeditë më të mëdha në Evropë që nga viti 1945 e këtej.

Ndryshimi rrënjësor i dinamikave gjeopolitike globale, dhe ripërcaktimi i interesave strategjike të Federatës Ruse e ka ndikuar thellë edhe natyrën e marrëdhenieve mes këtyre dy vendeve. Marrëdhëniet mes Federatës Ruse dhe Serbisë tani kanë hyrë në një fazë të re, duke u karakterizuar nga varësia kronike që Serbia ka ndaj Federatës Ruse; duke e shndërruar Serbinë në një vend pjesërisht si shtet klient e pjesërisht si proxy. Federata Ruse në anën tjetër luan rolin e shtetit patron, duke ushtruar një influencë të gjerë në jetën politike dhe shoqërore të Serbisë.

Le t’i definojmë këtu më tutje nocionet shtet klient, shtet proxy dhe shtet patron. Me shtet klient përgjithësisht kuptohet kur një vend ka varësi të theksuar politike, ushtarake (të sigurisë), dhe ekonomike ndaj një vendi tjetër, zakonisht më të fuqishëm. Kjo gjendje manifestohet me sovranitet të limituar, dhe nevojë të vazhdueshme për mbështetje ushtarake. Shtet proxy është një vend që përdoret nga të tjerët për të luftuar në mënyrë indirekte konfliktet e të tjerëve. Shembulli konkret në Ballkan është se si Serbia e Aleksandar Vuçiqit mund të hapë frontin e dytë të Rusisë në Evropë, duke shkaktuar agresione, konflikte e luftëra. Shtet patron është shteti i fuqishëm, që për interesa strategjike kontrollon shtetet kliente e proxy-t.

Serbia ka zhvilluar një varësi të madhe ndaj energjisë ruse, armatimit të sofistikuar modern, mbështetjes së vazhdueshme diplomatike dhe sigurisë. Rreth 90 % e gazit natyral në Serbi vjen prej Rusisë nga tubacioni TurkStream; kjo përkthehet në rreth 3 miliardë kubik metra sasi vjetore. 51 % e kompanisë serbe të gazit dhe naftës NIS zotërohet nga gjiganti rus Gazprom Neft, çka i jep Rusisë një kontroll substancial mbi sektorin e energjisë në Serbi. Megjithëse ka përpjekje për ta diversifikuar furnizimin, varësia nga Rusia mbetet jashtëzakonisht e madhe.

 

Një pjesë e madhe armatimit modern që është aktualisht në përdorim nga Forcat e Armatosura të Serbisë vjen nga Rusia. Sistemet moderne të armatimeve përfshijnë aeroplanë luftarakë Mig-29, helikopterë transportues Mi-8/17, tanke e mjete tjera të blinduara e deri te sistemet e mbrojtjes ajrore s-300 dhe Pantsir-S1. Mbështetja ushtarake vazhdon me sisteme të luftës elektronike si dhe me armatim më të lehtë.

 

Rusia i ofron Serbisë një mbështetje të fuqishme diplomatike në obstruksionet ndaj Kosovës. Rusia mbron interesin serb në politikën botërore, duke bllokuar anëtarësimin e Kosovës në OKB, e ndihmon Serbinë në fushatën dhe operacionet e luftës hibride etj.

 

Ciklin e varësisë kronike që Serbia ka zhvilluar ndaj Rusisë e përmbyll modeli serb i autokracisë që aplikohet nga presidenti aktual Aleksandar Vuçiq. Legjitimiteti i Vuçiqit buron në masë të konsiderueshmë nga patroni i tij në Moskë, Vladimir Putin. Makinacionet zgjedhore, kontrolli i medias, akumulimi i pushtetit dhe së fundmi artikulimi publik i idesë së Botës Serbe jane kopje e strategjisë së Kremlinit për kontroll të brendshëm politik dhe dominim rajonal.

 

Siç e pamë Rusia ushtron një kontroll të gjerë në politikën dhe shoqërinë serbe, duke përdorur atë si shtet klient dhe proxy. Përmes këtij kontrolli Rusia ndjek objektivat e saj strategjike, mban Serbinë larg perëndimit dhe madje e përdor kundër perëndimit, ndërkohë që mbështet regjimin e Aleksandar Vuçiqit dhe sponzorizon ambiciet rajoanle të Serbisë për projektin e Botës Serbe. Si objektiv imediat strategjik, Rusia mund ta përdor Serbinë për të hapur një front të dytë në Evropë, pra duke mbështetur Serbinë në një luftë të mundshme kundër Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës./360gradë

Të lidhura

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren
Aktualitet

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, në segmentin...

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

Pas tre ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 71-vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Humbja e tij ishte raportuar nga bashkëshortja,...

21:34 14/05/2025
Para
Shoferi nga Levani përplaset me policët në Fier, efektivi e qëllon me armë

Shoferi nga Levani përplaset me policët në Fier, efektivi e qëllon me armë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.