Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

INSTAT: Kriza e fasonit rrit papunësinë te femrat në tremujorin e tretë

11:15 13/12/2023
Reading Time: 2 min lexim

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se papunësia te gratë arriti 11,1% te femrat mbi 15 vjeç nga 10.4% që ishte në tremujorin e dytë të vitit.

Teksa papunësia në tërësi ka pësuar rënie në tremujorin e tretë të vitit, fenomeni ka shënuar rritje për femrat 15 vjeç e lart.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se papunësia te gratë arriti 11,1% te femrat mbi 15 vjeç nga 10.4% që ishte në tremujorin e dytë të vitit.

Burimet nga tregu referojnë se rritja e papunësie te femrat lidhet me krizën që është duke përjetuar sektori i prodhimit të veshjeve dhe këpucëve, që është edhe punëdhënësi kryesor me pagë i grave në qytetet kryesore të vendit.

Këtë vit, sektori fason është përballur me vështirësi nga kursi i këmbimit dhe rritja e pagës minimale dhe rënies së kërkesës nga jashtë.

Ulja e porosive ka sjellë rënien e xhirove, ndërsa rënia e euros ka rrënuar fitimet e eksportuesve. Burimet nga Shoqata e Eksportuesve thonë se një numër i konsiderueshëm punonjësish është shkurtuar gjatë periudhës korrik – gusht.

Fabrikat e mëdha kanë ndalur çdo punësim apo zëvendësim shtesë, teksa shumë njësi të vogla në rrethe që funksiononin si nën-kontraktore kanë mbyllur aktivitetin duke lënë shumë gra pa punë.

Në të njëjtën situatë si fasoni janë edhe shumë industri të tjera për eksport, të cilat janë përballur me humbje të konsiderueshme nga forcimi i lekut ndaj euros.

Në vjeshtën e këtij viti, euro rezulton gati 10% e nënçmuar ndaj lekut në krahasim me fillimin e vitit 2022.

Florian Zekja, nga Shoqata Pro-Eksport, tha se rënia e eksporteve çdo muaj është dyshifrore dhe do vazhdojë e tillë dhe në muajt në vazhdim, dhe kursi i këmbimit është ndër shkaktarët kryesorë. Paga minimale në prill të këtij viti arriti në 40 mijë lekë nga 30 mijë lekë që ishte në fillim të vitit 2022.

Zhvillimet negative në tregun e brendshëm u kombinuan për keq për rënien e porosive nga jashtë sidomos për këpucët, duke i kthyer përmbys zhvillimet në sektor që ishin në një klimë mjaft pozitive pas pandemisë Covid-19.

Eksportuesit janë të shqetësuar se ekonomia shqiptare është duke u bërë gjithnjë e më shumë jo konkurruese për sektorin e prodhimit. Humbjet e eksportuesve për shkak të kursit të këmbimit janë bërë të qëndrueshme, pasi rënia po vijon me ritme të larta nga viti në vit.

Në pranverën e vitit 2016, një euro kushtonte rreth 140 lekë. Që nga ajo kohë euro është nënçmuar ndaj lekut me 35%.

Fabrikat e fasonit më së shumti ofrojnë paga në nivelin e minimales, por ato punësojnë pjesën më vulnerabël të familjeve në zonat urbane dhe kanë ndikuar në fuqizimin ekonomik të gruas.

Gratë që po dalin të papuna nga fasoni janë në zona ku nuk ka një ofertë shumë të përshtatshme, pasi zhvillimet në turizëm janë të përqendruara në qytetet bregdetare./MONITOR

Të tjera

Ndryshime në kabinet: Emërime të reja në Ministritë e Arsimit, Mjedisit dhe Bujqësisë
Aktualitet

Ndryshime në kabinet: Emërime të reja në Ministritë e Arsimit, Mjedisit dhe Bujqësisë

Qeveria ka bërë disa ndryshime në përbërjen e institucioneve shtetërore, duke prekur drejtues të rëndësishëm në tri ministri kryesore. Znj....

15:01 23/10/2025
Korçë/ Arrestohet 16-vjeçari, dyshohet për marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj një 15-vjeçareje
Aktualitet

Korçë/ Arrestohet 16-vjeçari, dyshohet për marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj një 15-vjeçareje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Korçës, ku një 16-vjeçar është arrestuar nga policia nën akuzën e kryerjes...

13:57 23/10/2025
Para
SPAK kërkon sekuestrimin e pasurisë së Redjan Rrajës

SPAK kërkon sekuestrimin e pasurisë së Redjan Rrajës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndryshime në kabinet: Emërime të reja në Ministritë e Arsimit, Mjedisit dhe Bujqësisë

Ndryshime në kabinet: Emërime të reja në Ministritë e Arsimit, Mjedisit dhe Bujqësisë

15:01 23/10/2025
Korçë/ Arrestohet 16-vjeçari, dyshohet për marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj një 15-vjeçareje

Korçë/ Arrestohet 16-vjeçari, dyshohet për marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj një 15-vjeçareje

13:57 23/10/2025
Vranë dhe groposën babanë, Gjykata jep vendimin për familjen Meta: djali dënohet me burgim të përjetshëm

Vranë dhe groposën babanë, Gjykata jep vendimin për familjen Meta: djali dënohet me burgim të përjetshëm

11:36 23/10/2025
Vrasja e dyfishtë për një kafe në Manëz, arrestohen 4 persona: zbardhet zinxhiri i përplasjes që solli tragjedinë

Vrasja e dyfishtë për një kafe në Manëz, arrestohen 4 persona: zbardhet zinxhiri i përplasjes që solli tragjedinë

10:10 23/10/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.