Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Inspektoriati i Mjedisit i kapur nga kriminelët: Kush është ish-inspektori që fshehu atentatorët e prokurorit Ndoja

19:21 06/05/2020
Reading Time: 3 min lexim

Mbrëmjen e djeshme, Policia e Shtetit njoftoi se Ariol Halilaj, 29 vjeç, nga Skrapari është vënë në pranga pasi akuzohet se është një nga bashkëpunëtorët kryesorë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku mbetën të plagosur Ndoj dhe Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si Rrumi i Shijakut, dhe humbi jetën shoferi i prokurorit, Andi Maloku.

Kanë qenë kamerat e sigurisë dhe telefoni i Redjan Rrajës që kanë ‘tradhtuar’ Ariol Halilaj, pasi ai është identifikuar nga grupi hetimor  duke lëvizur me makinë përpara dhe pas ngjarjes me Redjan Rrajën, teksa edhe pak momente përpara arrestimit, Rraja ka qenë me 29-vjeçarin.

Halilaj është mbajtur në përgjim për disa kohë dhe nga tabulatet e telefonit të Rrajës policia ka arritur në përfundimin se është shoferi që i ka larguar nga vendi ku braktisën makinën që bënë atentatin si dhe mendohet se ka mbajtur Rrahjen në shtëpi.

Por, kush është Ariol Halilaj?

Në profilin e tij në rrjetet sociale, Halilaj, ka publikuar disa foto ku në sy bien mjetet luksoze, teksa ai vetë që pozon krah mjeteve si “Hummer” apo  “BMW X6”.

Ariol Halilaj

Ariol Halilaj ka qenë i punësuar pranë Inspektoriatit të Pyjeve në Tiranë, që ka qenë në varësi të Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit.

29-vjeçari ka abuzuar shumë herë me detyrën e tij, duke përdorur edhe bexhin e siguruar nga puna.

Duket se Halilaj ndihej shumë i pamposhtuar dhe e përdorte pozicionin e tij në Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, për të thyer rregullat e qarkullimit rrugor, pasi nuk kanë qenë të pakta rastet kur Halilaj është pikasur nga efektivët e Policisë Rrugore, të cilët nuk e kanë falur, por e kanë gjobitur.

Por, pavarësisht shkeljeve që i riu bënte, ka vijuar punën e tij, duke mos u shqetësuar nga askush.

Por, nuk janë shkeljet në qarkullimin rrugor shqetësimi më i madh, por ‘kapja’ e institucioneve shtetërore nga njerëzit e botës së krimit.

Skandalet që kanë shoqëruar Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit në Tiranë kanë qenë të shumta.

Kujtojmë se edhe Santiago Malko, ndonëse pa asnjë kualifikim për fushën, mbante postin e Inspektorit të Mjedisit, ndërkohë që skandali u thellua edhe më tej, pasi edhe ditën e vrasjes, Santiago Malko ishte në krye të detyrës.

Dy ditë pas vrasjes, Inspektoriati i Mjedisit, ka bërë heqjen nga puna të Malkos, jo për shkak se ai ishte vrarë por me motivacionin se ishte shpallur në kërkim.

Ky skandal që përfshin Inspektoriatin e Mjedisit dhe Pyjeve, por edhe Policinë e Shtetit, e cila nuk ka bërë verifikimet për Malkon dhe pozicionin e tij të punës në administratë, përkoi me largimin nga detyra të kryeinspektorit, Armando Lamaj.

Lamaj kishte miqësi me Malkon dhe brenda institucionit ka patur gjithnjë dyshime se ka ndikuar në emërimin e tij.

Më 20 shkurt të këtij viti ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije shkrirjen e Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit dhe të gjitha kompetencat i kalojnë Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit dhe Policisë së Shtetit.

Kjo nuk e bën Policinë e Shtetit, apo Prokurorinë, si institucione që paguhen nga taksat tona, të mos-sqarojnë opinonin publik, lidhur me punësimin e të shpallurve në kërkim e të përfshirve në ngjarje kriminale në sektorin publik, veçanërisht atë të mjedisit.

Të lidhura

Tërmet i fortë godet Greqinë, paralajmërim për cunami
Bota

Tërmet i fortë godet Greqinë, paralajmërim për cunami

Një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter është regjistruar sot në detin Mesdhe, rreth 20 kilometra në jug-jugperëndim të...

09:23 14/05/2025
Aksident dhe sherr me leva hekuri pranë “Pallatit me Shigjeta”
Aktualitet

Aksident dhe sherr me leva hekuri pranë “Pallatit me Shigjeta”

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme zonën pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë, ku një aksident rrugor...

09:03 14/05/2025
Para

Qeveria jep 55 mijë lekë shpërblim, ja punonjësit që përfitojnë nga vendimi i marrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Tërmet i fortë godet Greqinë, paralajmërim për cunami

Tërmet i fortë godet Greqinë, paralajmërim për cunami

09:23 14/05/2025
Aksident dhe sherr me leva hekuri pranë “Pallatit me Shigjeta”

Aksident dhe sherr me leva hekuri pranë “Pallatit me Shigjeta”

09:03 14/05/2025
Drejt përfundimit numërimi edhe në Lezhë, sa mandate sigurojnë PS dhe PD

Përfundon numërimi për votimin brenda, KQZ: Ja sa qytetarë votuan

08:37 14/05/2025
Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

08:30 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.