SPAK ka kërkuar dënimin me 5 vite burg për Alqi Bllakon, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, për akuzën e “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë”.
Sipas SPAK, Bllako është përgjegjës për dy raste të korrupsionit që lidhen me kontratën koncesionare të Inceneratorit të Tiranës.
Përveç dënimit me burg, SPAK ka kërkuar edhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.
Seanca e radhës për konkluzionet e mbrojtjes do të zhvillohet më 7 mars, në orën 13:00.