Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Inceneratorët, SPAK çon për gjykim Arben Ahmetajn dhe 10 të tjerë

14:02 18/03/2026
Reading Time: 3 min lexim

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për procedimin penal nr. 277/1 të vitit 2022 dhe ka dërguar për gjykim ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, së bashku me 10 persona të tjerë, në dosjen e inceneratorëve.

Sipas SPAK, Arben Ahmetaj akuzohet për “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë apo të zgjedhurve vendorë”, “refuzim për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive” dhe “pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të kryera në disa episode, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.

Në kërkesën e dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, SPAK ka përfshirë si të pandehur Arben Ahmetajn, Albina Mançkën, Erjola Hoxhën, Mirel Mërtirin, Klodian Zoton, Andi Bonin, Elda Dinajn, Gerian Kukën, Helidon Begajn, Sonila Goxhajn dhe Sokol Meqemejan.

Sipas hetimeve, Ahmetaj dyshohet se ka përfituar nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri përmes pagesave të fshehura, shitjeve fiktive dhe investimeve të maskuara. SPAK thotë se ai ka përfituar 2 007 373 lekë nga shoqëria “Integrated Techonogy Services” sh.p.k., përmes faturave të lëshuara për mallra ose shërbime, në lidhje me investimet për kthimin e një apartamenti në AirBnb gjatë viteve 2019 dhe 2020.

Po sipas SPAK, Ahmetaj ka përfituar edhe 170 480 euro përmes një shitjeje fiktive, nëpërmjet Andi Bonit dhe Helidon Begajt, si edhe 270 000 euro përmes Besmir Priftit, Sonila Goxhajt dhe Sokol Meqemejas, sërish nëpërmjet një shitjeje që hetimi e konsideron fiktive.

Në dosje përmendet edhe vila në Hamallaj, e vlerësuar 230 000 euro, për të cilën SPAK thotë se Ahmetaj e ka përfituar nëpërmjet Gerian Kukës dhe Erjola Hoxhës. Gjithashtu, hetimi përfshin edhe shuma të shpenzuara për udhëtimet e Ahmetajt, familjarëve dhe miqve të tij, të cilat sipas prokurorisë janë paguar nga Zoto dhe Mërtiri, me një vlerë totale prej 31 442 lekësh gjatë viteve 2013, 2014, 2015, 2016 dhe 2017.

Për akuzën e deklarimit të rremë dhe fshehjes së pasurisë, SPAK thotë se Ahmetaj ka fshehur burimin e parave të investuara në një pallat të ndërtuar nga “Lani” sh.p.k., si edhe ka bërë deklarime të rreme në dokumentet e dorëzuara në ILDKPKI në periudha të ndryshme, në bashkëpunim me Albina Mançkën.

Në të njëjtën linjë, hetimet thonë se janë fshehur edhe shpenzimet për investimin në apartamentin e kthyer në AirBnb, me vlerë totale 7 173 600 lekë, ku për 2 007 373 lekë SPAK thotë se është provuar se buronin nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Prokuroria pretendon gjithashtu se Ahmetaj ka bërë deklarime të rreme për shitje pasurish me Besmir Priftin dhe Sonila Goxhajn, të cilat sipas hetimit kanë qenë fiktive dhe janë përdorur për të fshehur shumën 270 000 euro, që SPAK e konsideron mitë të dhënë nga Zoto dhe Mërtiri.

Një tjetër element i dosjes lidhet me 30 000 euro të gjetura gjatë kontrollit të vilës në Hamallaj, të deklaruara si dhuratë. SPAK thotë se edhe në këtë rast është fshehur burimi i vërtetë i shumës, në bashkëpunim me Erjola Hoxhën.

Në dosje përfshihet edhe vila në Green Coast, Palasë, e identifikuar si vila nr. 73, e vlerësuar bashkë me parkimin në 387 731 euro. Sipas SPAK, është fshehur burimi, koha e fitimit dhe pronësia reale e kësaj vile, e cila figuron sikur ishte prenotuar nga Elda Dinaj, mike e Albina Mançkës. Po ashtu, hetimi përfshin edhe investime në këtë pronë në shumën 115 897 euro dhe 1 169 900 lekë gjatë viteve 2020 dhe 2021.

SPAK thotë se Ahmetaj ka bërë deklarime të rreme edhe për burimin e një shume të deklaruar nga bashkëjetuesja e tij Erjola Hoxha si e ardhur nga aktiviteti tregtar i shoqërisë “3S Consulting” sh.p.k., si dhe për 93 500 euro të shpenzuara në kazinonë Dragonara në Maltë, të cilat sipas akuzës nuk janë pasqyruar saktë në deklaratën e pasurisë.

Për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, SPAK liston disa episode, përfshirë investimet në AirBnb gjatë viteve 2019 dhe 2020, shumën 170 480 euro të justifikuar si shitje, shumën 270 000 euro të kaluar përmes shitjeve fiktive, si edhe veprimet për fshehjen e pronësisë së vilës në Hamallaj dhe të vilës në Green Coast, Palasë.

Sa u takon të pandehurve të tjerë, Albina Mançka është akuzuar për deklarim të rremë dhe pastrim parash në disa episode. Erjola Hoxha akuzohet për deklarim të rremë dhe pastrim parash në bashkëpunim. Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto akuzohen për “korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe për pastrim parash në pesë episode.

Ndërsa Andi Boni, Elda Dinaj, Gerian Kuka, Helidon Begaj, Sonila Goxhaj dhe Sokol Meqemeja janë akuzuar për “pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim.

Me kërkesën e SPAK, dosja tashmë i kalon Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, ku do të shqyrtohet në themel një nga çështjet më të bujshme të lidhura me aferën e inceneratorëve.

Të tjera

GJKKO çon në gjyq Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin për korrupsion e pastrim parash, shpërthejnë pas vendimit: “Do shohim Big Brother të drejtësisë”
Aktualitet

GJKKO çon në gjyq Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin për korrupsion e pastrim parash, shpërthejnë pas vendimit: “Do shohim Big Brother të drejtësisë”

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur kalimin për gjykim në themel të dosjes ndaj ish-presidentit...

13:45 18/03/2026
Horror në Prishtinë: 5-vjeçari në kujdes intensiv pas dhunës së prindërve, dyshohet se i prenë gishtat e këmbës
Aktualitet

Horror në Prishtinë: 5-vjeçari në kujdes intensiv pas dhunës së prindërve, dyshohet se i prenë gishtat e këmbës

Një ngjarje tronditëse është raportuar në Prishtinë, ku një djalë vetëm 5 vjeç dyshohet se është dhunuar dhe keqtrajtuar nga...

13:03 18/03/2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Inceneratorët, SPAK çon për gjykim Arben Ahmetajn dhe 10 të tjerë

Inceneratorët, SPAK çon për gjykim Arben Ahmetajn dhe 10 të tjerë

14:02 18/03/2026
GJKKO çon në gjyq Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin për korrupsion e pastrim parash, shpërthejnë pas vendimit: “Do shohim Big Brother të drejtësisë”

GJKKO çon në gjyq Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin për korrupsion e pastrim parash, shpërthejnë pas vendimit: “Do shohim Big Brother të drejtësisë”

13:45 18/03/2026
Horror në Prishtinë: 5-vjeçari në kujdes intensiv pas dhunës së prindërve, dyshohet se i prenë gishtat e këmbës

Horror në Prishtinë: 5-vjeçari në kujdes intensiv pas dhunës së prindërve, dyshohet se i prenë gishtat e këmbës

13:03 18/03/2026
“U varrosën për së gjalli nën beton”/ Tragjedi në Vjenë, humbin jetën 3 shqiptarë në punë

“U varrosën për së gjalli nën beton”/ Tragjedi në Vjenë, humbin jetën 3 shqiptarë në punë

11:57 18/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.