Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Inagurimi i shkollës “Jeronim de Rada”, arroganca e Veliajt infekton 9 mësues me Covid dhe rrezikon shëndetin e qindra fëmijëve

18:19 13/09/2020
Reading Time: 6 min lexim

Shkolla “Jeronim De Rada” në kryeqytet tashmë është kthyer në vatër Covid-19.

Mësohet se 9 mësues të kësaj shkolle kanë rezultuar pozitiv dhe disa të tjerë janë karantinuar. Situata ka marrur përmasa skandaloze, pasi mësuesit, edhe pse të infektuar me Covid, janë detyruar nga inspektorët e Bashkisë që të qëndrojnë në shkollë sepse po bësheshin përgatitje që shkolla të inagurohej  nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor duket se shqetësimet janë reale përsa i përket koronavirusit. Në shkollën “Jeronim De Rada” në kryeqytet, nga 50 mësues të kësaj shkolle në total, 10 prej tyre kanë dalë pozitivë dhe tashmë janë karantinuar, kryesisht mësuesit e cilklit fillor.

Mësohet se prej ditësh mësuesit kishin shfaqur simptoma të COVID-19 e për këtë u është kërkuar edhe bërja e tamponëve, dhe siç dyshohej fillimisht kanë dal 6 mësues.

Gjithashtu edhe ditën e enjte u është bërë tamponi edhe 3 mësuesve të tjerë, të cilët po ashtu rezultuan pozitiv duke u karantinuar.

Gjatë kësaj periudhe mësueset që rezultuan positive, kanë pasur kontakt thuajse më të gjithë stafin pedagogjik pasi kanë kaluar në të njëjtat ambiente, që siç raportohet janë dezifenktuar, por kjo masë nuk ka arritur që të parandalojë përhapjen e COVID-19 edhe tek mësuesit e tjerë.

Ndërkohë mësohet se stafi pedagogjik gjatë kësaj periudhe ka pasur kontakte edhe me prindërit e fëmijëve që mësojnë në këtë shkollë, pasi është bërë shpërndarja e librave.

Bëhet me dije se Drejtoria e Shkollës ka dhënë një urdhër detyrues për paraqitjen e stafit pedagogjik, për shkak të organizimit të ‘shfaqjes’ së radhës dhe marketingut mediatik nga ana e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt.

Shkolla “Jeronim de Rada”, është një nga shkollat e rikonstruktuara dhe kryebashkiaku Erion Veliaj duhet të shkonte aty këtë të dielë për të prerë shiritin e inagurimit dhe për të reklamuar punën e bërë.

Sipas mësuesve, çdo ditë në këtë shkollë kanë shkuar inspektorë të bashkisë, të cilët në një mënyrë arrogante i kërkonin mësuesve që të qëndronin në klasat e tyre. Për të mos mjaftuar kjo, inspektorët kanë urdhëruar mësuesit që të bënin edhe punën e sanitares, në mënyrë që kur të bëhej inagurimi nga ana e Veliajt, çdo gjë të dukej në rregull.

E paprecedentë, por kjo gjë ka ndodhur në mes të Tiranës, ku mësuesit, një ndër klasat shoqërore më të respektuara, janë detyruar që të përballen me rrezikun e COVID e të infektohen vetëm që kryebashkiaku Veliaj të realizojë shfaqjen e radhës.

Si pasojë e këtij presioni dhe arrogance nga ana e stafit të bashkisë, në këtë shkollë deri më tani numërohen 9 mësues të infektuar me Covid-19, duke rrezikuar kështu shëndetin e mbi 1 mijë fëmijëve, me fillimin e vitit të ri shkollor ditën e nesërme.

Për tu përgatitur për shfaqjen e ditës së sotme, duke qenë se situata ishte serioze për shkak të ¼-tës së stafit pedagogjik të infektuar, ditën e djeshme në mbrëmje, mësohet se Drejtoresha e Shkollës nëpërmjet një mesazhi i ka njoftuar të gjithë mësuesit se në inaugurimin që do t’i bëhet shkollës nga kryebashkiaku Erion Veliaj, nuk do të ketë pjesmarrje as të mësuesve por as të prindërve.

Nga ana e administratës së shkollës mësohet se janë marrë masa që rastet pozitive të karantinohen, por problem mbeten mësuesit që kanë pasur kontakte me mësueset e infektuara, të cilat ditën e hënë do të presin nxënësit dhe në rast infektimi kjo shkollë rrezikon që të shndërrohet në një bombë me sahat për shkak se aty mësojnë mbi 1 mijë fëmijë.

Ndërkohë nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Drejtorisë Arsimore të Tiranës, është komunikuar se ende nuk ka një vendim se çfarë do të bëhet për çeljen e kësaj shkolle, nëse mësuesit që janë prekur do të zvëndësohen dhe shkolla do të hapet nesër për të pritur nxënësit apo do të qëndrojë e mbyllur deri sa situata të jetë në kontroll dhe pa dyshime për praninë e COVID 19.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Partia Demokratike, ku nëpërmjet një deklarate nga ana e ish-deputetes Albana Vokshi, është theksuar se propaganda e dyshes kriminale sipas tyre, Rama-Veliaj, nuk mund të fshehë problemin kryesor sot me shkollat, vetëm një ditë përpara fillimit të vitit të ri shkollor, se shkollat publike janë masivisht të papërgatitura për të përballuar pandeminë dhe se fëmijët dhe mësuesit janë në mëshirë të fatit.

Deklarata e Partisë Demokratike, Albana Vokshi

Disa momente më parë në shkollën de Rada ishte Erion Veliajn për të inauguruar një shkollë të rikonstruktuar me fondet e shtetit mik të Katarit. Aty nuk kishte mësues, nuk kishte as prindër, pasi në shkollën de Rada është përhapur masivisht COVID-i.

Propaganda kriminale e dyshes Rama-Veliaj nuk mund të fshehë problemin kryesor sot me shkollat, një ditë  përpara fillimit të vitit të ri shkollor, se shkollat publike janë masivisht të papërgatitura për të përballuar pandeminë dhe se fëmijët dhe mësuesit janë në mëshirë të fatit.

Mbrëmë në orët e vona të natës pranë grupit te punes prane PD te ngritur nga Kryetari Lulzim Basha kanë ardhur disa denoncime e shqetësime në lidhje me këtë çështje.

Në shkollën de Rada, fatkeqësisht, janë rreth 10 mësues që kanë rezultuar pozitivë me covid. Kjo është 1/4 e stafit mësimor. Është një situatë alarmante që do të vinte në lëvizje çdo qeveri në botë, por jo këtë tonën, e cila kërkon të bëhet vetëm shoë dhe të fshehë paaftësinë e saj.

Çfarë e bën gjendjen më skandaloze është pashpirtësia e kryebashkiakut të Tiranës. Ai ka përjashtuar nga ceremonia sot të gjithë mësuesit që kanë patur kontakt të afërt me mësuesit e infektuar për të mos rrezikuar asgjë vetë.

Po për fëmijët e kësaj shkolle a tregohet i njëjti kujdes? As që bëhet fjalë! Mësuesit që kanë patur kontakt me ata që janë infektuar janë urdhëruar të dalin nesër të japin mësim, pa iu bërë testi, pa qenë të sigurtë. Këto janë dy standardet e këtij pushteti. Për vete siguri maksimale, për fëmijët e të tjerëve dhe mësuesit asnjë kujdes.

Për PD jeta dhe shëndeti i çdo nxënësi, i çdo mësuesi është e shenjtë. Shkolla Jerenim de Rada nuk duhet hapur nesër. Le të vijë prapë Veliaj dhe Rama ta inaugurojnë, por nxënësit dhe mësuesit duhen kursyer. Ministria duhet të marrë masat që një shkollë me gjendje të rënduar nga COVID të mos nisë pa bërë testimin e mësuesve dhe pa u siguruar për ta.

Rasti i shkollës de Rada provoi se kërkesa e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për testim masiv të mësuesve është kërkesë e drejtë dhe urgjente.

Testimi covid dhe serologjik do të evidentojë zonat e infeksionit dhe do të japë mundësi të izolojë përhapjen e virusit nga mësuesit tek nxënësit dhe nga nxënësit tek prindërit dhe gjyshërit.

Testimi nuk i kushton shumë qeverisë. Mjafton që ajo të heqë dorë nga disa lukse të saj.

Për rreth 40 mijë mësues dhe punonjës më shkolla në të gjithë vendin duhen vetëm 1.6 milionë euro. Është një investim minimal për sigurinë e shëndetit të mësuesve, të nxënësve dhe familjarëve të tyre. 1.6 milionë euro testime për shkollat janë sa disa udhëtime me charter të Edi Ramës dhe ndonjë koncert i Erion Veliajt.

Qeveria duhet të heqë dorë nga lënia e përgjegjësisë vetëm tek prindërit  siç po bën me

Formularin e Deklarimit të përditshëm për gjendjen shëndetësore të fëmijëve. Ka akoma kohë që qeveria të marrë masat e duhura.

  • Të vendosë matës dixhital temperature në çdo shkollë të vendit
  • Të sigurojë kushte normale higjenike dhe ujë të rrjedhshëm
  • Të bëjë testin covid dhe atë serologjik për mësuesit
  • Të rrisë numrin e mësuesve për zhvillimin normal të procesit mësimor. Mësimi me disa turne nga të njëjtët mesues është rraskapitës dhe do të ndikojë për keq në cilësinë e mësimdhënies.
  • Të rrisë shpërblimin për mësuesit që po punojnë në kushte të jashtëzakonshme.

Shëndeti i çdo fëmije dhe mësuesit është prioritet për PD. Por ai duhet të shkojë paralel me cilësinë në arsim, në mënyrë që në Shqipëri të mos rritet një brez COVID.

Burimi: Syri Tv

Përshtati: Gazeta Reforma

Etiketa: "Jeronim de Rada"coviderion veliajInfektimimësuesitshkolla

Të lidhura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Ndërsa procesi i numërimit po shkon drejt fundit, janë publikuar të dhënat paraprake për 10 kandidatët më të votuar nga...

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza
Aktualitet

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Të paktën 62 persona humbën jetën në Rripin e Gazës si pasojë e një vale të re sulmesh ajrore izraelite...

19:34 15/05/2025
Para

Tensionet me Turqinë/ “Militarizohet” Greqia, blen avionë dhe fregata nga Franca

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

19:34 15/05/2025
Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.