Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

IMT i kërkon 4 milionë lekë qytetarit për të shmangur prishjen e një ndërtese

21:42 09/04/2025
Reading Time: 3 min lexim

Një qytetar nga Tirana ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” një rast të rëndë korrupsioni, ku dy inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) i kanë kërkuar ryshfet 4 milionë lekë të vjetra për të mos i shembur një ndërtim pranë biznesit të tij.

Denoncuesi, Ilir Haxhillari, posedon një dyqan lodrash për fëmijë në rrugën “Siri Kodra” dhe është pronar ligjor i ambientit dhe bodrumit. Ai deklaron se në vitin 2019 ka marrë një leje nga Bashkia e Tiranës për të vendosur një strukturë metalike në hapësirën publike përpara dyqanit. Megjithatë, ai pranon se ka bërë ndryshime në projekt, duke e mbuluar të gjithë fasadën me xham, në vend të 1.2 metrave të lejuar.

Në vitin 2023, dy inspektorë të IMT-së shkuan në dyqan dhe kërkuan dokumentacionin. Pa marrë ndonjë njoftim të mëtejshëm, disa muaj më vonë, Iliri mori një letër nga përmbarimi për një gjobë të vendosur nga Gjykata Administrative e Tiranës, të cilën ai e pagoi në shumën 420 mijë lekë të rinj, bashkë me kamatat.

Pavarësisht pagesës, më 21 janar 2025, dy persona të paidentifikuar, që u prezantuan si inspektorë të IMT-së, e kërcënuan se objekti i tij do të prishej dhe i kërkuan 400 mijë lekë të rinj për të ndihmuar në “legalizimin” e ndërtimit. Takimi është regjistruar nga kamerat e sigurisë së biznesit, ku shihet se inspektorët nuk kanë as jelek identifikues e as dokumenta zyrtarë.

Në bisedën e regjistruar, ata shprehen se çdo gjobë nga IMT vjen me prishje të objektit dhe se legalizimi mund të bëhet me ndihmën e tyre. Ata e nxisin qytetarin të mos merret me letra, por të flasë “ndryshe”, duke aluduar për pagesën. “Ti kërkon letra aty, unë të them hajde këtu ça ke paguar aty, punë të tuat”, dëgjohet të thotë njëri prej tyre.

Pasi qytetari kërkoi një alternativë ligjore, inspektorët i sugjeruan të fillonte procesin e legalizimit, por paralelisht kërkuan një shumë prej 4 milionë lekësh. “Na u shprehën hapur se ishin hajdutë, se flisnin me drejtorin dhe se mbaheshin me këto para, sepse rroga ishte vetëm 600 mijë lekë”, deklaron Iliri.

Takimi i dytë mes palëve ndodhi në një lokal pranë “21 Dhjetorit”, ku inspektorët i dorëzuan një vendim për prishje që do të hynte në fuqi më 3 shkurt. Më pas, të njëjtit inspektorë shkuan sërish në dyqan dhe, sipas qytetarit, filluan ta kërcënonin për pagesën.

Iliri thotë se, pas denoncimit dhe përballjes së situatës me autoritetet, ai iu drejtua sërish IMT-së, ku një punonjëse i konfirmoi se nuk kishte vendim për prishje. Pas komunikimit të brendshëm, inspektorët e kontaktuan sërish, duke e ftuar në takim dhe duke i komunikuar shifrën e ryshfetit në mënyrë të fshehtë në telefonin e tyre.

Pas presionit dhe kërcënimeve, Iliri vendosi të ngrejë çështjen në Gjykatën Administrative, e cila vendosi pezullimin e vendimit për prishje. Ai thotë se në këtë dyqan punon e gjithë familja, përfshirë edhe djalin e tij 12-vjeçar, dhe nuk ka mundësi të përballojë kërkesa të tilla korruptive.

“Ku t’i gjej kaq para? Këta nuk të lënë as të ngresh kokë, sikur jemi bankomat!”, përfundon ai mes emocioneve.

Të tjera

Inceneratorët, SPAK çon për gjykim Arben Ahmetajn dhe 10 të tjerë
Aktualitet

Inceneratorët, SPAK çon për gjykim Arben Ahmetajn dhe 10 të tjerë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për procedimin penal nr. 277/1 të vitit 2022...

14:02 18/03/2026
GJKKO çon në gjyq Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin për korrupsion e pastrim parash, shpërthejnë pas vendimit: “Do shohim Big Brother të drejtësisë”
Aktualitet

GJKKO çon në gjyq Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin për korrupsion e pastrim parash, shpërthejnë pas vendimit: “Do shohim Big Brother të drejtësisë”

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur kalimin për gjykim në themel të dosjes ndaj ish-presidentit...

13:45 18/03/2026
Para
Horoskopi sot: 10 Prill 2025

Horoskopi sot: 10 Prill 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Inceneratorët, SPAK çon për gjykim Arben Ahmetajn dhe 10 të tjerë

Inceneratorët, SPAK çon për gjykim Arben Ahmetajn dhe 10 të tjerë

14:02 18/03/2026
GJKKO çon në gjyq Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin për korrupsion e pastrim parash, shpërthejnë pas vendimit: “Do shohim Big Brother të drejtësisë”

GJKKO çon në gjyq Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin për korrupsion e pastrim parash, shpërthejnë pas vendimit: “Do shohim Big Brother të drejtësisë”

13:45 18/03/2026
Horror në Prishtinë: 5-vjeçari në kujdes intensiv pas dhunës së prindërve, dyshohet se i prenë gishtat e këmbës

Horror në Prishtinë: 5-vjeçari në kujdes intensiv pas dhunës së prindërve, dyshohet se i prenë gishtat e këmbës

13:03 18/03/2026
“U varrosën për së gjalli nën beton”/ Tragjedi në Vjenë, humbin jetën 3 shqiptarë në punë

“U varrosën për së gjalli nën beton”/ Tragjedi në Vjenë, humbin jetën 3 shqiptarë në punë

11:57 18/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.