Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Importet e karburanteve, nafta vjen nga India, shteti dërgon taksat tona në Ukrainë

16:00 22/02/2024
Reading Time: 2 min lexim

Importet e karburanteve iu rikthyen rritjes me ritme dyshifrore vitin e kaluar, si rrjedhojë e nxitjes së konsumit nga ulja e çmimeve nga turizmi.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, më 2023 u importuan 614 mijë tonë karburante, me rritje vjetore 10,3%.

Vitin e kaluar, volumet e importit të karburanteve shënuan rekord historik. Burimet nga tregu pohuan se konsumi u nxit nga rënia e çmimeve në pikat e shitjes me pakicë, teksa sezoni i mbarë turistik i ka shtyrë më tej shitjet. Rritja e konsumit ka ndihmuar edhe në rritjen e të ardhurave në formën e tatimeve dhe taksave që vilen ndaj hidrokarbureve.

Pas nisi lufta në Ukrainë, konsumi i karburanteve u përball me dobësi prej çmimit të lartë në bursa pas luftës në Ukrainë duke arritur kulmin me 260 lekë për litër në mars 2022 nga 190 lekë litri që ishte para se të niste lufta.

Çmimi i lartë u reflektua në konsum. Me uljen e çmimit dhe në kthimin e tij në nivelet e paraluftës, importet e naftës u kthyen në normalitet, teksa grosistët kanë ndryshuar burimet e furnizimit në rafineritë e Indisë.

Vitin e kaluar, gati gjysma e sasisë së naftës për Shqipërinë erdhi nga India. Gjatë 2023 nga ky vend u importuan mbi 300 mijë tonë karburante nga vetëm 9 mijë tonë më 2022, teksa importet me partnerët historikë kanë pësuar ulje të ndjeshme.

Furnitori kryesor i importuesve shqiptarë, kompania shumëkombëshe OMV, po e blen tani naftën nga rafineritë e Indisë.

Burimet nga Shoqata e Karburanteve pohuan së në Indi ndodhen rafineritë e mëdha të naftës dhe furnizimi po bëhet për arsye të çmimeve të pranueshme. Grosistët bënë të ditur se furnitori kryesor i importuesve shqiptarë është kompania shumëkombëshe OMV, e cila blen naftë në tregje që paraqiten fisibël në çmime.

Më parë, importuesit shqiptarë furnizoheshin nga depozitat e OMV-se në Itali, ndërsa këtë vit furnitori po e sjell direkt në portet shqiptare. Si rezultat i këtij ndryshimi në tregun e naftës, India u rendit partneri i dytë tregtar për sasinë e importeve. Importet e naftës nga India nisën në tetor të vitit 2022.

Pas luftës në Ukrainë, çmimet e energjisë dhe naftës shënuan në rritje të shpejtë në rang botëror, teksa transporti nga Rusia si një nga furnitorët kryesorë të vendit tonë u bë i vështirë për shkak të sanksioneve.

Deri në vitin 2021, vendi ynë siguronte gati 12% të importeve totale të karburanteve nga Rusia, ndërsa në vitin 2023, ato zunë vetëm 0,7% të importeve totale./Monitor

Etiketa: importiindianaftashteti

Të tjera

Nga Sudja te TXEX: Shqipëria që nuk mëson nga historia, po rrëshqet sërish drejt mashtrimeve piramidale
Aktualitet

Nga Sudja te TXEX: Shqipëria që nuk mëson nga historia, po rrëshqet sërish drejt mashtrimeve piramidale

Paratë nuk jepen falas. Shqiptarët këtë mësim duhet ta kishin përvetësuar përgjithmonë pas vitit 1997, kur vendi u zhyt në...

14:15 28/08/2025
Mashtrimi i turpshëm i Ministrisë: Blendi Gonxhja kapet mat me fotot kineze për të mbuluar betonizimin e Shpellës së Odiseut
Aktualitet

Mashtrimi i turpshëm i Ministrisë: Blendi Gonxhja kapet mat me fotot kineze për të mbuluar betonizimin e Shpellës së Odiseut

Një nga skandalet më të mëdha të viteve të fundit ka shpërthyer në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, duke...

12:04 28/08/2025
Para
Abuzonin me 10-vjeçarin për të përfituar ekonomikisht, lihen në burg nënë e bir

Abuzonin me 10-vjeçarin për të përfituar ekonomikisht, lihen në burg nënë e bir

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Nga Sudja te TXEX: Shqipëria që nuk mëson nga historia, po rrëshqet sërish drejt mashtrimeve piramidale

Nga Sudja te TXEX: Shqipëria që nuk mëson nga historia, po rrëshqet sërish drejt mashtrimeve piramidale

14:15 28/08/2025
Mashtrimi i turpshëm i Ministrisë: Blendi Gonxhja kapet mat me fotot kineze për të mbuluar betonizimin e Shpellës së Odiseut

Mashtrimi i turpshëm i Ministrisë: Blendi Gonxhja kapet mat me fotot kineze për të mbuluar betonizimin e Shpellës së Odiseut

12:04 28/08/2025
Ndërtoi kompleks pa leje në kohën që ishte në detyrë, arrestohet ish-kryeinspektori i IMT në Durrës

Ndërtoi kompleks pa leje në kohën që ishte në detyrë, arrestohet ish-kryeinspektori i IMT në Durrës

10:29 28/08/2025
Horoskopi sot, 23 shtator 2022

Horoskopi: 28 gusht 2025

09:03 28/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.