Më 23 prill 2018, presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur në Presidencë dhe ka dekoruar me dekoratën e lartë “Nënë Tereza” një nga “mafiozët” e përmdendur në përgjimet e “Ndraghetës”, senatorin Pier Fernando Casini.
Në përgjimet thuhej se “Ercole D’Alessandro iu turr biznesmenit dhe e akuzoi atë për atë që kishte bërë deri në atë moment: “së pari, siç ju thashë një ditë më parë, nuk e bëra, nuk erdha tek ju për t’ju kërkuar, por ju erdhët tek unë! dhe unë nëpërmjet BRUTTO!
Ju mbështesim, po bëj ccfarë duhet të bëj….por nuk dua që të tjerët të dinë se çfarë po bëj … ju vetëm duhet të dini se çfarë po bëj, sepse nëse një ditë ju prezantoj me Presidentin e Republikës së Shqiptarëve, do ta prezantoj me ju, por nuk do t’ia prezantoj Tommaso Bruttos apo Saverio Bruttos…”!
Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të kreut të shtetit, në ceremoninë e organizuar në Presidencë i pranishëm edhe ambasadori i Italisë, Cutillo, kreu i PD, Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetë.
“Mirënjohjen e sinqertë këtij politikani të shquar italian dhe evropian. Casini ka mbështetur fuqishëm zhvillimin demokratik të Shqipërisë dhe integrimin e saj euroatlantik. Mirënjohja jonë është veçanërisht e thellë për këtë politikan të moderuar simbol i dialogut, shembull i tolerancës e civilizimit. Casini përfaqësues europianist i bindur në vlerat e lirisë, drejtësisë e solidaritetit. Senatori Casini është një prej personaliteteve më të shquara të politikës italiane. Casini ka ndikuar dukshëm e vazhdimisht në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve”, është shprehur Meta.
Ai tha se senatori Casini ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme për promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare e forcimit të marrëdhënieve midis Italisë dhe Shqipërisë. “Casini ka qenë mbështetës aktiv i angazhimit të Italisë në të gjitha operacionet humanitare në Shqipëri, avokat për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe rajonin dhe një nga mbështetësit më të palëkundur të perspektivës evropiane të Shqipërisë dhe të rajonit tonë”, vijoi mes të tjerave Meta në atë kohë.
Pas viteve 90’, tha Meta, Italia mirëpriti dhjetëra mijëra emigrantë të dëshpëruar, ndërsa sot atje janë të mirë-integruar mbi 500 mijë shqiptarë të cilët japin një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë dhe për marrëdhëniet midis dy vendeve tona.
“..Duke ardhur si politikan i shkollës së Alcide De Gasperit dhe Demokracisë Kristiane nga Republika e Parë Italiane deri në ditët e sotme, z. Casini përfaqëson një nga politikanët evropianë me më shumë përvojë.
Ai ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme për promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, por edhe për mbështetjen e iniciativave të ndryshme parlamentare italiane në dobi të forcimit të marrëdhënieve midis Italisë dhe Shqipërisë.
Ai ka qenë mbështetës aktiv i angazhimit të Italisë në të gjitha operacionet humanitare në Shqipëri.
Po kështu ai ka qenë një avokat i vazhdueshëm për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe rajonin tonë.
Gjithmonë ka qen një mbështetës i palëkundur të perspektivës evropiane të Shqipërisë dhe të rajonit.
Ndaj dhe nëpërmjet ceremonisë së sotme dëshiroj të shpreh mirënjohjen tonë më të thellë për Italinë e në mënyrë të veçantë për Senatorin Casini, e përkushtimin e tij personal për forcimin e miqësisë italo-shqiptare, duke i akorduar dekoratën e lartë që mban emrin e shenjtores “Nënë Tereza”.
Jemi të bindur se Senatori Casini edhe në të ardhmen do të vazhdojë të kontribuojë për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe miqësinë e pandashme të dy vendeve tona”, deklaronte Meta me 23 prill 2018!(TemA)