Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

ILD sqaron proceduarat e lirimit nga burgu të Dan Hutrës

12:23 16/05/2023
Reading Time: 4 min lexim

Dan Hutra, vrasësi i 3 grave dhe i plagosjes së 3 të tjerave atshmë ndodhet në burg, ndërkohë që para masakrave ai ndodhej në qeli.   Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur verifikimet për lirimin nga burgu të Dan Hutrës, i cili është autor i disa masakrave në Tiranë.

Sipas ILD-së, vendimmarrja e gjyqtarit është në përputhje me ligjin, ndërsa bëhet e ditur se Hutra kishte përmbushur periudhën e dënimin, ndaj edhe ka dalë nga qelia më herët.

DEKLARATA E ILD
Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka përfunduar verifikimin e nisur kryesisht, të informacionit të bërë publik në media, lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë më 1 Mars 2023, ku si pasojë e veprimeve të kryera nga shtetasi Dan Hutra, 3 gra kanë humbur jetën dhe janë plagosur tre të tjera, ndër të cilat, bashkëjetuesja e tij.
ILD vlerëson paraprakisht se faktet (veprimet apo mosveprimet e magjistratit), të cilat mund të përbëjnë shkelje disiplinore, sipas kërkesave të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, nuk janë vetëm ato që parashtrohen në bazë të një informacioni publik, por janë ato që analizohen nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, apo vlerësohen në bazë të një procesi verifikimi apo hetimit disiplinor. Në bazë të një informacioni publik mund të paraqiten një tërësi faktesh, të cilat pretendohet se kanë ndodhur dhe që përbëjnë shkelje disiplinore, por Inspektori i Lartë i Drejtësisë, mund të bëjë një cilësim të saktë apo të ndryshëm të fakteve dhe veprimeve, që lidhen me shkeljen disiplinore, pa u lidhur me përcaktimin, që mund të pretendohet në këtë informacion publik.

Në funksion të verifikimit të këtij rasti, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka administruar të dhëna shtesë dhe dokumentacionin përkatës nga Prokuroria e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës dhe nga Drejtoria e Burgjeve.

Nga verifikimet e kryera mbi informacionet mediatike për lirimin nga burgu të shtetasit Dan Hutra, rezulton se lirimi është rrjedhojë e një procesi gjyqësor me objekt “Kërkesë për shuarje mase sigurimi”, dhe vendimmarrja e gjyqtarit G. H. ka qenë në përputhje me ligjin, pasi i dënuari kishte përmbushur periudhën e dënimit me qëndrimin në paraburgim.
Nga verifikimet e kryera mbi informacionet mediatike lidhur me gjykimin e shkurtuar për shtetasin Dan Hutra, për veprën penale “Dhunë në familje”, rezulton se gjyqtari G. H. në ushtrim të kompetencave të tij për çmuarjen e vlefshmërisë së një akti procedural, sipas rregullimit përkatës në Kodin e Procedurës Penale, ka përfshirë edhe qëndrimin e të pandehurit për njohje të kërkesës së prokurorit R. K., duke pranuar gjykimin e shkurtuar, si gjykim në gjendjen e akteve të ndodhura në fashikullin e prokurorit me zgjedhjen e të cilit, i pandehuri heq dorë nga debati për provat, kërkesat për pavlefshmëri, duke pranuar që të gjykohet mbi bazën e të dhënave të marra në fazën e hetimeve paraprake, e përfituar për rrjedhojë ulje në masën 1/3 të dënimit, nëse dënohet.
Nga verifikimet e kryera mbi informacionet mediatike për masën e dënimit të Dan Hutrës me 1 vit e 6 muaj burg, rezulton se kërkesa e prokurorit dhe vendimmarrja e gjyqtarit janë konform diskrecionit ligjor të magjistratit, në përcaktimin e masës së dënimit, bazuar në faktet e përcjella, përfshi dënimin e mëparshëm të të pandehurit për vrasjen e bashkëshortes së tij dhe marzhin e sanksionit, që legjislatori ka përcaktuar për veprën penale “Dhunë në familje” (Neni 130/a/1 i Kodit Penal), vendimmarrje e konfirmuar edhe në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Në lidhje me mosadministrimin e dëshmisë së penalitetit, referuar analizës për individualizimin e dënimit, në kushtet kur në kuadër të rrethanës rënduese sipas nenit 50/1/ç të K. Penal, është marrë në konsideratë dënimi i mëparshëm i të pandehurit lidhur me vrasjen e bashkëshortes së tij, çmohet se mungesa e konstatuar e administrimit të dëshmisë së penalitetit nuk mund të vlerësohet si mospërmbushje e funksionit gjatë gjykimit, në kuadër të shkeljes disiplinore sipas përcaktimeve të nenit 101 dhe neni 102, pika 1 shkronja “ç” e ligjit me nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Në analizë të dokumentacionit të administruar rezultoi se në lidhje me procedurat ligjore të ndjekura gjatë hetimit, gjykimit apo fazës së ekzekutimit të çështjes penale të regjistruar në vitin 2022, në emër të shtetasit D. H. për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”, të parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal, si dhe procedurat ligjore të ndjekura gjatë hetimit, gjykimit apo fazës së ekzekutimit të çështjeve të tjera të mundshme penale të regjistruara në emër të shtetasit D. H., nuk konstatohen veprime apo mosveprime të magjistratëve, të cilat i krijojnë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, një dyshim të arsyeshëm, i cili justifikon fillimin e hetimit disiplinor sipas kërkesave të nenit 122, pika 1 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Në këto kushte, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, në mbështetje të nenit 120 dhe 121, pika 2, shkronja “a” e ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, nenit 204, pika 1, shkronja “j” dhe nenit 2014 të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, ka vendosur arkivimin pas verifikimit kryesisht të informacionit të bërë publik në media në lidhje me procedurat ligjore të ndjekura gjatë hetimit, gjykimit apo fazës së ekzekutimit të çështjeve penale të regjistruara në emër të shtetasit Dan Hutra.

Të lidhura

Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

Gjendet e pajetë 65-vjeçarja në Shkodër, çfarë dyshohet

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në fshatin Bardhaj, ku një 65-vjeçare është gjetur pa shenja jete në oborrin e...

11:54 13/05/2025
Publikohet rezultati i numërimit në Korçë
Aktualitet

Publikohet rezultati i numërimit në Korçë

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Qarkun e Korçës, ku Partia Socialiste ka dalë fituese me 54.33% të...

11:39 13/05/2025
Para
Pas humbjes, kandidatja e Këlliçit për këshillin bashkiak shpërthen në mallkime: Ju që nuk e votuat ju shoftë fara

Pas humbjes, kandidatja e Këlliçit për këshillin bashkiak shpërthen në mallkime: Ju që nuk e votuat ju shoftë fara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Gjendet e pajetë 65-vjeçarja në Shkodër, çfarë dyshohet

11:54 13/05/2025
Publikohet rezultati i numërimit në Korçë

Publikohet rezultati i numërimit në Korçë

11:39 13/05/2025
Flakët shkrumbojnë banesën në Korçë, një shtetase përfundon në spital

Shkrumbohet nga flakët shtëpia në Lezhë, detaje

11:22 13/05/2025
Dështon tentativa e 11 për konstituimin e Parlamentit të Kosovës

Ngërç politik! Dështon për herë të 15-të përpjekja për konstituimin e Kuvendit!

11:01 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.