Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

IKMT dëmton “peshqit e vegjël” dhe mbyll sytë për të babëziturit/ Aksion për shembjen e 40 bizneseve në Zvërnec në mes të sezonit turistik

11:46 26/06/2020
Reading Time: 2 min lexim

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ditën e sotme ka nisur të shembë 40 biznese në Zvërnec, por janë ndeshur në kundërshtimin e pronarëve të tyre.
Këta të fundit janë shprehur se nuk janë njoftuar zyrtarisht për prishjen e bareve dhe restoranteve të tyre, për të cilat këtë vit nuk i kanë pajisur me leje shfrytëzimi.
Qeveria jonë mesa duket e harron shumë shpejt mbylljen totale për 3 muaj që pësuan bizneset si baret e restorantet për shkak të pandemisë së koronavirusit. IKMT ka nxjerrë fadromat për t’i shembur, në mes të sezonit turistik, duke lënë pa të ardhura shumë familje, të cilat e kanë ndërtuar me mund e djersë biznesin e tyre.

Pronarët e këtyre bizneseve janë shprehur se këtë vit ata gjenden në vështirësi ekonomike, ndaj edhe nuk e kanë aplikuar për lejen e shfrytëzimit. Këtë të fundit, ata e kanë marrë çdo vit, nisur që nga viti 2011.
Kjo ndërhyrje është cilësuar shumë e padrejtë nga pronarët, të cilët kërkojnë minimalisht që shembja e tyre të bëhen pasi të përfundojë sezoni, për shkak se kanë qenë të mbyllur përgjatë 3 muajve të pandemisë, por edhe për faktin se kanë kryer investime. Sipas tyre, IKMT-ja u ka lënë afat deri të hënën, por nuk ua ka dorëzuar një gjë të tillë me shkrim.

“Shumë ambiente, shumë lokale, kemi mbi 10 vjet që punojmë, që e kthyen nga një moçal në një vend shumë të mirë për të pushuar. Nuk na kanë ardhur lekët nga IKMT-ja, kanë ardhur në mënyrë verbale duke folur me gojë që këto objektet do shemben merrni masat, nga e hëna duhet të largohen.
Kërkojmë ndihmën e kryetarit të Bashkisë, ai është një nga qytetarët e këtij qyteti”, tha një nga protestuesit.

Ndërkohë që IKMT vazhdon të prishë bizneset e vogla, me të cilat janë ngritur me sakrifica nga individë të thjeshtë, duket se sytë i kanë mbyllur ndaj peshqve të mëdhenj, ndaj kompanive  “Salillari dhe Gjikuria”që vazhdojnë të bëjnë shkatërrimin dhe gërryerjen e kanioneve në vendin tonë.
Denoncimet për këto dy kompani kanë qenë të vazhdueshme, por IKMT dhe ministri i Blendi Klosi vazhdojnë të mos reagojnë dhe të bëjnë njërin sy qorr për veprimtaritë e tyre shkatërruese ndaj mjedisit, për të cilat ministri Klosi bën thirrje të vazhdueshme për mbrojtjen e tyre, por më kot.
Në një video të publikuar nga “Report Tv”, duket se punonjësit e IKMT nuk njohin as rregullat e distancimit social edhe pse jemi në mes të një pandemie që i ka marrë jetën 51 personave në vendin tonë.

“Vijnë një ditë të bukur dhe na thonë duhet të largoheni deri në fund të javës, të paktën të kemi një letër zyrtare që më vonë të mund të hapim një gjyq, pse pikërisht tani në mes të sezonit duhen shembur, para 3 ditësh na kanë ardhur edhe dje na kanë ardhur dhe na kanë dhënë ultimatumin deri në fund të javës.
Kishim nisur investimet për këtë zonë, të paktën të rrimë deri në fund të sezonit. Janë rreth 40 biznese”, u shpreh  një tjetër protestues ditën e sotme në Zvërnec.

Etiketa: 40 bizneseveaksionbabezituritdemtonIKMTmbyll sytepeshqit e vegjelshembjenzvërnec

Të lidhura

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike
Kryesore

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

Në protestën e mbajtur sot nga Partia Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”, mes pjesëmarrësve u vu re edhe Alma...

18:57 16/05/2025
KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?
Aktualitet

KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një raport fillestar mbi pjesëmarrjen dhe rezultatet e procesit të votimit, duke u bazuar...

18:36 16/05/2025
Para

Proces gjyqësor i stërgjatur, sot jepet vendimi përfundimtar për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

18:57 16/05/2025
KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?

KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?

18:36 16/05/2025
Kush janë 4 liderët që lanë në mes Samitin e Tiranës dhe u larguan?

Kush janë 4 liderët që lanë në mes Samitin e Tiranës dhe u larguan?

18:16 16/05/2025
Demokratët protestë në Tiranë për manipulimin e votës

Demokratët protestë në Tiranë për manipulimin e votës

18:01 16/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.