Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

I vetmi burim jetik për banorët e Lumasit, firma “Salillari” po tenton zhdukjen e ujit nga zona e mbrojtur, Kanioni i Sinecit

20:04 11/08/2021
Reading Time: 3 min lexim

Për thuajse gjashtë muaj banorët e fshatit Lumas në Kuçovë janë duke vazhduar betejën për të mbrojtur Kanionin e Sinecit. Pasi u përballën me dhunën e pashembullt të policisë në protestat e tyre, një pjesë e banorëve kanë nisur tashmë grevën e urisë. Beteja e tyre nuk është vetëm me oligarkun Pëllumb Salillari që po mundohet të zhduk ujin nga burimi i Sinecit, por edhe me institucionet e qeverisjes vendore e asaj qendrore.

Policia ka dale krah firmës “Salillari” dhe në çdo protestë ka dhunuar banorët në mënyrë që të lejojë punimet e frimës të vazhdojnë. Por mbrojtja e Salillarit është edhe më e madhe.

Kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari jo vetëm që ka shkelur ligjin, por është bërë palë me firmën private. Që prej datës 26.07.2021, Agjencia e Zonave të Mbrojtura ka urdhëruar ndalimin e punimeve në Kanion, duke qenë se është zonë e mbrojtur me VKM nr. 676, datë 20.12.2002. Mirëpo punimet nuk u ndalën dhe firma “Salillari” vazhdoi e pashqetësuar.

Bashkia madje e ka hartuar vetë projektin: një ujësjellës me vlerë 3.6 milionë euro për të furnizuar me ujë banorët e fshatrave Lumas, Pëllumbas, Bardhaj, Shegjës, Vodëz, Krrëkëz dhe Koritëz. Në një reagim pas një proteste të banorëve Bashkia tha se “projekti synon në marrjen e ujit nga burimi i Sinecit, që nuk është as pronë private dhe as pronë e shtetit, por është pronë publike”, duke u munduar të justifikojë shkatërrimin që po i bëhet. Por sipas të dhënave gjeografike, zona nuk ka nevojë për projektin për t’u furnizuar me ujë, pasi burimi i Sinecit është i mjaftueshëm.

Banorët kanë bërë çdo gjë të mundur për ta mbrojtur Sinecin. Ata kanë kallëzuar në SPAK Ministrin e Mjedisit, Blendi Klosi, kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdarin dhe po ashtu Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliun, për të cilin thonë se i ktheu policët në roje të firmës “Salillari”.

Në Kallëzimin Penal në SPAK dhe në dosjen gjyqësore, që është në proces, banorët kanë depozituar Akt-Inspektimin e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura bërë më 26 korrik 2021; dhe Akt Inspektim-Konstatimin Nr. 26, datë 5 gusht 2021 nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Inspektorët e IKMT Elbasan, Klajdi Merxhani, Aranit Çela dhe Ardian Lufo kanë mbajtur edhe proçes-verbalin për kundravajtjet e kryera, që u publikua sot. Ata konstatuan kundravajtjet: marrja pa leje administrative e ujit, mospajisje me autorizim, veprimtari që kryhen në kundërshtim të mbrojtjes së brigjeve dhe ndërtimin e objekteve për shfrytëzimin e burimeve.

Në bazë të shkeljeve të kryera, firma “Salillari” jo vetëm që duhej t’i kishte ndalur punimet, por duhej të ishte gjobitur me 650 milionë lekë (të vjetra), megjithëse pritet ende vendimi nga Kryeinspektoriati i IKMT-së.

“Salillari” arriti ta fitonte tenderin me procedurë të fshehtë e letra false, pasi asnjë konsultim i hapur me banorët e zonës nuk u bë; për këtë arsye ata kanë kërkuar gjithashtu që SPAK të hetojë se kush i ka hedhur firmat në emrin e tyre.

Ndër të tjera, një shkelje më e rëndë është konstatuar nga ana e avokatit të banorëve, Arben Llangozi. Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari ka firmosur dhe po lejon punimet në Kanionin e Sinecit, edhe pse burimi i përket hartës territoriale të Bashkisë Gramsh. Ndërkohë, asnjë reagim për këtë shkelje nuk ka ardhur as nga kryeministri Edi Rama e as nga ministri i Mjedisit, Blendi Klosi.

 

 

Etiketa: banoret e lumasitburimi i sinecitpellumb salillariprotesta

Të tjera

Aksident i rëndë në rrethrrotullimin e Levanit, një viktimë dhe katër të plagosur
Aktualitet

INSTAT: Shoferët me përvojë shkaktojnë shumicën e aksidenteve me viktima e të plagosur

Shumica e aksidenteve rrugore që shkaktojnë plagosje dhe humbje jetë kryhen nga shoferët me përvojë në drejtimin e mjetit. Sipas...

08:27 08/08/2025
Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
Aktualitet

Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Një tjetër histori e pacipë e grabitjes urbane në Tiranë u rikthye në vëmendje, një shkelje që Gazeta Reforma e...

03:30 08/08/2025
Para
Rritja e infektimeve në Kosovë, Vjosa Osmani thirrje qytetarëve: Vaksinohuni!

Rritja e infektimeve në Kosovë, Vjosa Osmani thirrje qytetarëve: Vaksinohuni!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Aksident i rëndë në rrethrrotullimin e Levanit, një viktimë dhe katër të plagosur

INSTAT: Shoferët me përvojë shkaktojnë shumicën e aksidenteve me viktima e të plagosur

08:27 08/08/2025
Pas 10 orësh mbledhje Këshilli i Sigurisë së Izraelit vendos, Netanyahu: Ne do ta pushtojmë Gazën!

Pas 10 orësh mbledhje Këshilli i Sigurisë së Izraelit vendos, Netanyahu: Ne do ta pushtojmë Gazën!

08:16 08/08/2025
Horoskopi sot: 8 Gusht 2025

Horoskopi sot: 8 Gusht 2025

07:57 08/08/2025
Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!

Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!

03:29 08/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.