Juri Ymeraj është arrestuar ditën e sotme në Itali pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Mësohet se Ymeraj kërkohet nga drejtësia shqiptare për aferën e inceneratorëve. Mbi të rëndojnë akuzat e pastrimit të parave, ndërsa pritet që të deportohet drejt Shqipërisë.
Ndërkohë që ndaj tij më 11 nëntor të vitit 2022, Gjykata e Posaçme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, per vepren penale të: “Pastrim te produkteve te vepres penale”.