Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, është arrestuar ditën e sotme në Greqi.
Mediat greke kanë bërë me dije se shqiptari është arrestuar falë një operacioni të fshehtë të drejtuar nga Interpoli në bashkëpunim me policinë greke.
Shqiptari ishte duke bërë shëtitje në zonën e Fokidës në momentin kur u arrestua nga Policia greke.
Mësohet se tashmë shqiptari ndodhet në paraburgimin e Lamias dhe do të qëndrojë aty derisa të përfundojnë procedurat e ekstradimit për në Shqipëri.