Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

I shkojnë për kontroll, hap zjarr ndaj policisë, RENEA e plagosi me snajper

09:25 25/12/2020
Reading Time: 2 min lexim

Një 45 vjeçar nga Elbasani është plagosur nga Forcat Speciale RENEA dhe më pas është arrestuar në mes të një pylli. Personi i quajtur Josif Kavaja qëllonte vazhdimisht me një automatik kallashnikov. Policia shpërndau një komunikatë zyrtare dhe sqaron se në orët e para të mëngjesit të sotëm, ky njeri ka hapur zjarr ndaj tyre.

“Grupi negociator i Reneas i ka bërë thirrje për disa orë rresht  shtetasit J.K., për t’u dorëzuar, por  ky shtetas nuk i është bindur thirrjeve të Policisë”, deklaron policia.

Njoftim i Policisë Elbasan

Në vijim të informacionit të dhënë për sulmin me armë nga shtetasi J.K  ndaj forcave të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan që kishin shkuar nē fshatin Selte, Elbasan,  për kontroll banese me vendim Gjykate, në banesën e shtetasit J.K., pasi dyshohej se dispononte armë zjarri pa leje, ju informojmë se:

Policia Vendore e Elbasanit rrethoi zonën në një perimetër të gjerë dhe në ndihmë të Policisë Vendore shkuan forcat speciale Renea.

Grupi negociator i Reneas i ka bërë thirrje për disa orë rresht  shtetasit J.K., për t’u dorëzuar, por  ky shtetas nuk i është bindur thirrjeve të Policisë.

Shtetasi J.K, në orët e para të mëngjesit ka qëlluar me armë në drejtim të forcave Renea dhe gjatë  shkëmbimit të zjarrit ky shtetas ka mbetur i plagosur jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje janë gjetur një armë zjarri pushkë dhe një sopatë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Forcat Speciale RENEA janë detyruar mbrëmjen e djeshme që pas 6 orësh tentativa për të bindur 45 vjeçarin Josif Kavaja të dorëzohet, të ndërpresin operacionin.

Ngjarja

Pak para mesnatës, RENEA kishte rrethuar gjithë fshatin Zavalinë dhe po mbante nën monitorim 45 vjeçarin, por i kishte pezulluar tentativat për të bërë të mundur dorëzimin e tij, për shkak të errësirës dhe terrenit të vështirë.

Ky vendim është marrë dhe për të mos vënë në rrezik efektivët e repartit të Forcave Speciale pasi Josif Kavaja ëishte i armatosur dhe herë pas here ka hapur zjarr në drejtim të tyre. Ndërkohë, mëngjesin e sotëm operacioni ka nisur sërish dhe pjesë e tentativave për të bindur 45 vjeçarin të dorëzohet, janë bërë dhe familjarët e tij.

Dy snajperë të RENEAS ishin pozicionuar në dy pika të ndryshme në zonën e pyllëzuar dhe ishin në gatishmëri.

Nga plumbat e tyre është plagosur njeriu i armatosur që nuk pranonte të dorëzonte armët.

/Gazetareforma.com/

 

Etiketa: policiaReneasnajper

Të tjera

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët
Aktualitet

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Ndërsa qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë me rritje të pandalshme të çmimeve të karburanteve, reagimi i qeverisë shqiptare mbetet në...

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”
Aktualitet

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

Rrugica që lidh bulevardin “Epidamn” me portën mesjetare të Durrësit është sot thuajse e boshatisur. Prej 15 vitesh, banorët jetojnë...

13:45 19/03/2026
Para

Arrihet marrëveshja BREXIT e Britanisë së Madhe me BE-në, Boris Johnson publikon draftin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

13:45 19/03/2026
Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

13:27 19/03/2026
Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

12:58 19/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.