Ditën e sotme Elson Marku ka qenë si përfaqësues i banorëve të 5 Majit në seancën dëgjimore në Komisionin e Ligjeve ku është trajtuar çështja e prishjes së shtëpive të banorëve të kësaj zone në kuadër të Rindërtimit.
Elson Marku ka deklaruar se ata janë gati të lejojnë prishjen e shtëpive të tyre, por më parë duhen plotësuar 3 kushte: matja e metrave katrorë që zotëron çdo banor; kontratë reale dhe ku do merren metrat katrorë; marrja e metrave katrore dhe për garazhde apo biznese të tjera.
Ndër të tjera, Marku u shpreh se ata kanë bërë kërkesa të vazhdueshme për t’u dëgjuar për hallin e tyre në Bashkinë e Tiranës, në Presidencë, në Kryeministri, si dhe në Ambasadën amerikane, por nuk kanë marrë përgjigje.
Elson Marku: Në zonën 5 Maj nuk është bërë asnjë dëgjesë publike, nuk është nxjerrë asnjë projekt. Në zonën tonë 70% e ndërtesave kanë qenë të vjetëra. Trualli i ndërtesave është pronë e pronarëve që kanë privatizuar ndërtesart. Jua kemi blerë këtë prona bashkisë dhe nuk jemi zaptues. Në këtë zonë ka familje me leje privatizimi, me certifikatë pronësie dhe në proces legalizimi, që nuk janë legalizuar as nga qeveria e mëparshme dhe as nga kjo. Para këtyre kushteve, ku e merr përsipër për interes përsiper pronën. Ky është ligji që thotë, afati i fillimit dhe përfundimit të projektit, duhet të përcaktohet me afat dhe shpronësimi i drejtë. Shtojmë, në datën 20 mars 2021, ne banorët e bregut të lumit, kemi mbledhur 128 firma dhe kemi bërë kallzim në SPAK kundër drejtorit të legalizimeve dhe kryetarit të Bashksië. Kemi bërë kallzim dhe në prokuroinë e Tiranës. Nuk na ka ardhur asnjë përgjigje. Aktmarrveshja me dhurim nga Bashkia e Tiranës, pa përcaktim afati. Pronarët shpronsohen me vlerën reale sipas rasteve. I jemi drejtuar me shkresë bashkisë dhe Ministrit të Rindërtimit për të na pritur dhe për të na dëgjuar, por nuk na kanë kthyer përgjigje. I kemi bërë për dijeni kryeminitsirt, ministrit Ahmetaj, Presidenti të Republikës, Ambasadës amerikane, por nuk kemi marrë përgjigje.
-Kërkojmë matjen e metrave katrorë që do prishen.
-Duam kontratë reale dhe ku do i marrim metrat katrore.
-Pse nuk marrim garazhde që i kemi pronën tonë apo njësi të tjera.
Jemi të gatshëm që të pranojmë zgjidhje dhe do jemi bashkëpunëtor në realizimin e projektit nëse do marrim atë që na takon. E vetmja kërkesë e jona është ku nga këto ndërtesa do marrim pronën ne. Janë përcaktuar dhe firmat ndërtuese. Nuk duam në këto kullat 36 kate, sepse asnjë nga ju nuk jepni një gjë të tillë, kur na merrni pronën, na dhunoni. A nuk do ishte normale që një banor i lagjes, 38 banesa prishen nga familja Marku, të merrja dhe unë një banesë në këto kulla? Kush do ti marri këto banesa në këto kulla? Çfarë përfitojnë këta banorë? Për fatkeqësinë e 100 familjeve të prekura nga tërmeti po i mbivendosni dhe ato që po nxirrni në rrugë? Ku është logjika këtu? Në cilin ligj thuhet se spotohen banorët dhe sillen këtu në 5 Maj dhe na vidhni pronat. Cfare interei publik ka bashkia e tiranes te na marre pronat dhe te ua jap ndertuesve me 35%. Ju lutem të paktën na jepni të drejtën tonë. Thuhet që këtu janë një pjesë banesash që nuk kanë firmosur.