Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Humbi telefonin e kokainës, “bosi” shqiptar i pret gishtat e këmbës

11:51 20/01/2026
Reading Time: 2 min lexim

Një akt ndëshkimi që shkon përtej çdo kufiri njerëzor po gjykohet në Gjermani. Në Gjykatën e Qarkut të Këlnit po shqyrtohet rasti i një bande droge, ku një shqiptar, i konsideruar si shef i grupit, dyshohet se i ka prerë gishtat e këmbës një shitësi kokaine, vetëm sepse ky i fundit humbi telefonin e “punës”.

Telefoni nuk ishte i zakonshëm. Ai përmbante kontaktet e klientëve, organizimin e shitjeve dhe rrjetin e shpërndarjes së kokainës. Kur pajisja u zhduk, banda reagoi me dhunë ekstreme. Shitësi u thirr në një apartament në lagjen Kalk dhe aty nisi ferri.

Sipas aktakuzës, ai u mbajt peng për më shumë se një javë. U torturua çdo ditë për ta detyruar të tregonte se ku ishte telefoni ose të pranonte se e kishte dorëzuar te policia. Shefi i bandës nuk e besonte versionin se telefoni ishte humbur rastësisht.

Ndëshkimi kulmoi me një akt barbar: me një pincë, autorët tentuan t’i prisnin gishtat e këmbës. Viktima deklaroi në gjykatë se dy gishtërinj iu prenë realisht dhe se vetëm ndërhyrja e mjekëve bëri të mundur që t’ia qepnin përsëri në spital.

Prerja e gishtave nuk ishte e vetmja formë dhune. Viktima u lidh disa herë me një copë pëlhure deri sa humbiste ndjenjat. U godit në kokë me një pjatë, iu vendos një shufër hekuri e nxehur mbi trup duke i shkaktuar djegie dhe iu shtypën cigare të ndezura në fytyrë. Një nga autorët i drejtoi edhe pistoletën duke i thënë: “Do të të vras”.

Kur torturuesit u larguan për pak kohë, viktima arriti të kërkonte ndihmë dhe u lirua nga banesa. Ai u dërgua në spital me plagë të rënda dhe qëndroi i shtruar për disa ditë.

Edhe pse aktakuza flet për tentativë prerjeje, dëshmia e viktimës ishte e prerë: “Më prenë dy gishtërinj të këmbës”.

Në sallën e gjyqit, 33 vjeçari nuk pranoi të tregonte vendbanimin aktual. Avokatja e tij tha se ai jeton ende me frikë. “Jam shumë keq, më kthehen kujtimet”, u shpreh ai, duke refuzuar të hyjë në detaje.

Viktima pranoi se kishte qenë pjesë e bandës së drogës dhe se për këtë ishte dënuar më herët, por theksoi se asgjë nuk justifikon atë që i është bërë.

Avokati i mbrojtjes, Philipp Thiée, pranoi se klienti i tij kishte qenë i pranishëm gjatë mbajtjes peng dhe kishte ushtruar dhunë, por mohoi përdorimin e armëve apo pincës. Sipas tij, i akuzuari kishte ardhur nga Shqipëria për punë dhe ishte përfshirë në drogë nga një kushëri.

“Ai nuk është krenar për atë që ka ndodhur”, tha avokati, duke shtuar se tentativa për dëmshpërblim ka dështuar për arsye familjare.

Vendimi i gjykatës pritet të merret pas rreth një muaji.

Të tjera

QSUT pa energji elektrike, mjeku Neli Demi: U kalua vija e kuqe, ky është krim institucional
Aktualitet

QSUT pa energji elektrike, mjeku Neli Demi: U kalua vija e kuqe, ky është krim institucional

Mjeku psikiatër Neli Demi ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas ndërprerjes së energjisë elektrike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë...

12:31 20/01/2026
Fermerët e përmbytur protestojnë në Maliq, kërkojnë dëmshpërblim nga shteti
Aktualitet

Fermerët e përmbytur protestojnë në Maliq, kërkojnë dëmshpërblim nga shteti

Fermerët e prekur nga përmbytjet dhe dëmet e rënda në bujqësi kanë dalë sot në protestë përpara Bashkisë së Maliqit,...

11:17 20/01/2026
Para
QSUT pa energji elektrike, mjeku Neli Demi: U kalua vija e kuqe, ky është krim institucional

QSUT pa energji elektrike, mjeku Neli Demi: U kalua vija e kuqe, ky është krim institucional

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

QSUT pa energji elektrike, mjeku Neli Demi: U kalua vija e kuqe, ky është krim institucional

QSUT pa energji elektrike, mjeku Neli Demi: U kalua vija e kuqe, ky është krim institucional

12:31 20/01/2026
Humbi telefonin e kokainës, “bosi” shqiptar i pret gishtat e këmbës

Humbi telefonin e kokainës, “bosi” shqiptar i pret gishtat e këmbës

11:51 20/01/2026
Fermerët e përmbytur protestojnë në Maliq, kërkojnë dëmshpërblim nga shteti

Fermerët e përmbytur protestojnë në Maliq, kërkojnë dëmshpërblim nga shteti

11:17 20/01/2026
Ndërprerje totale e energjisë në “Air Albania”, Vllaznia fiton ndaj Dinamos pas 40 minutash kaos

Ndërprerje totale e energjisë në “Air Albania”, Vllaznia fiton ndaj Dinamos pas 40 minutash kaos

23:32 19/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.