Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Humbi në zgjedhjet e pjesshme, vjen dorëheqja e parë nga PD

15:25 07/03/2022
Reading Time: 3 min lexim

Indrit Vokshi, anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij, pas humbjes së kësaj force politike në zgjedhjet lokale të së dielës.

Postimi i plotë i Vokshit: 

Largohem nga Këshilli i PD

Nuk është qëndrim emocional por akt i gjykuar ftohtë prej mbrëmë.

Nuk jam larguar as nga shantazhi përmes lëvizjes foltore. Nuk jam larguar as nga përbetimi i milicisë politike të Sali Berishës se “do i nxjerrim me shpulla nga selia”. Nuk jam larguar as kur u rrethua selia, as më pas.

E dini pse? Sepse smundet askush të më detyrojë me intimidim për të bërë një veprim të caktuar. E shumta i përçmoj ose tallem me ato sjellje. Mund të ngjaj i qeshur e njeri që bën shaka gjithë ditën ngaqë nuk bëj manovra banale force por se po bën efekt intimidimi, nuk ndodh.

Nuk jam larguar as nga koncerti i stadiumit, as nga referendum-procesioni Shën-Saliut dhe besimtarëve të tij me 18 dhjetor, pasi të gjitha kanë qenë të dyshimta dhe ka qenë vullnet i paverifikuar. (E dimë ne si bëhen proceset).

Pse po largohem sot nga Këshilli?

Arsyeja është kjo: si pozite personale unë kam qenë i mbështetur tek militantizmi i PD-së. Militantizmi qartësisht ka ikur pas Sali Berishës dhe Ilir Metës. (Arsyet i analizojmë herë tjetër).

Kjo dmth se skam më bazament legjitim ku t’i vë këmbët. Sot u verifikua që në ketë forum ku jam prej dhjetorit 2018, po rri tashmë në ajër, pa bazament nën këmbë.

Partia Demokratike nuk mori as shumicën e votës së saj tradicionale. U morën aq vota sa mundën të marrin kandidatët. Shumica e elektoratit të djathtë dhe gri, bojkotoi zgjedhjet, pati pjesëmarrje 30% dhe kjo tregon se njerëzit nuk denjuan as të dalin të shkojnë deri tek kutia “për ne”.

Në këshill kemi bërë marrëzira, jemi bërë noterë dhe dorëngritës të planeve Berisha-Basha-Meta për rrëzim me djegie mandatesh e bojkot të bashkive, kemi marrë pjesë në katastrofë. Kemi pasur bazament sepse militantizmi ku ne mbështeteshim, ka qenë pro këtyre veprimeve. Pra ia kanë bërë vetes, përmes nesh.

Tani militantizmi e ka tërhequr besimin e vet, gjykoj se për mua nuk ka vullnet njerëzish që të më mbajë dhe të më legjitimojë në strukturë e në Këshill. Nga ana tjetër nuk pati njerëz votues përtej militantizmit të cilët dje t’i jepnin legjitimitet strukturës sonë me votë dhe ta zëvëndësonin vullnetin që u tërhoq mbrapsht dhe iku tek Berisha e Meta, me vullnet tjetër.

Që të kem legjitimitet për të ndejtur në një forum dhe për të folur në emër të një forumi, duhet të më zgjedhë një masë tjetër njerëzish, një strukturë tjetër partie dhe një anëtarësi tjetër. Nëse ndodh kjo, nëse vjen dita që PD gjen terren të ri, mund të flasim.

Përderisa kjo nuk ka ndodhur, nuk quhem serioz nëse ulem në një karrige sado e parëndësishme është ajo. E di se nga një plan tjetër ngjan humoristike të japësh dorëheqjen nga diçka pa ndonjë rëndësi tashmë por ky “kazus” vlen si pikë mbështetjeje e levës për të sqaruar qëndrimin politik.

Gjatë këtyre muajve jam habitur dhe në shumë raste jam neveritur nga qëndrimet e ish-eksponentëve të PD-së dhe militantizmit. Aq sa kam menduar: “si është e mundur të ketë qenë kështu”. Kam kuptuar edhe se pse prej shumë vitesh PD-ja nuk mundi të jetë më shumicë.

Nuk do të bashkohem as “opozitën e vërtetë” Sali-LSI as do të kthehem tek militantizmi apo banditizmi i rëndomt. Po shpëtoj prej tyre, po shpëtoj prej detyrimit për t’i sqaruar e për të diskutuar me ta, po çliroj veten me ketë rast.

Diçka për gazetarët dhe moderatorët: mos më ftoni sepse nuk vij të prononcohem për ketë punë, çfarë pata për ta thënë e thashë këtu.

Mbarësi dhe suksese si revolucionit për të ruajtur pronat dhe pasuritë e klaneve, si edhe kërcimtarëve që eksitohen nga pasuria e të tjerëve, gjithashtu lëvizjes inspiruese europianiste. Të gjithë do të betohen se janë shpresa e Shqipërisë.

Të lidhura

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër
Aktualitet

Aksidentoi për vdekje një 59-vjeçar dhe u largua, në pranga i riu në Kurbin

Në Kurbin është arrestuar një 35-vjeçar, i dyshuar për aksidentin fatal që i mori jetën një 59-vjeçari më 29 maj,...

13:59 15/06/2025
Manovra të rrezikshme në plazh, bllokohet mjeti në Velipojë
Aktualitet

Manovra të rrezikshme në plazh, bllokohet mjeti në Velipojë

Një incident i rrezikshëm është regjistruar në plazhin e Velipojës, ku një automjet është kapur duke kryer manovra të rrezikshme...

13:47 15/06/2025
Para
Para 10 vitesh i kishte vrarë babanë, si i zuri djali pritë nënës dhe e plagosi me thikë

Para 10 vitesh i kishte vrarë babanë, si i zuri djali pritë nënës dhe e plagosi me thikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Aksidentoi për vdekje një 59-vjeçar dhe u largua, në pranga i riu në Kurbin

13:59 15/06/2025
Manovra të rrezikshme në plazh, bllokohet mjeti në Velipojë

Manovra të rrezikshme në plazh, bllokohet mjeti në Velipojë

13:47 15/06/2025
Nga Cambridge në Tropojë me vrap: Seb Ponari përshkon 2750 km për t’i nderuar kujtimin babait

Nga Cambridge në Tropojë me vrap: Seb Ponari përshkon 2750 km për t’i nderuar kujtimin babait

13:32 15/06/2025
Iu merrnin lekë qytetarëve për parkimin e makinave pa pagesë, arrestohen 2 persona

Nesër Samiti i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

13:17 15/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.