Dashi
Nuk është kohë e mirë për të qenë agresiv në punë. Për dashin që është natyrë e drejtëpërdrejtë, të qënurit diplomat është e vëshitë, por që në disa momente duhet të jeni. Investimet në pasuri të paluajtshme mund të jenë në avantazhin tuaj sot. Ngjyra me fat: Blu. Numri me fat: 2
Demi
Duket se jeni më i gjallëruar dhe me të drejtë. Problemet aktuale do të zhduken së shpejti. Mos u ofendoni nga komentet e bëra nga kolegët. Ngjyra me fat: nenexhik-jeshile. Numri me fat: 3
Binjakët
Romanca mund të jetë jo në nivele të mira sot. Në punë mund të prisni kundërshtime. Përballja me një situatë do të shkaktojë keqkuptime. Ngjyra me fat: Pjeshkë. Numri me fat: 8
Gaforrja
Kontratat që do të nënshkruani këtë javë ju ndihmojnë të bëni një të ardhme më të mirë financiarisht dhe profesionalisht. Ju mund të dëshironi të eksploroni dhe zhvilloni forcat tuaja të brendshme dhe të merrni një kurs mbi meditimin. Ngjyra me fat: Mango. Numri me fat: 6
Luani
Duhet të merrni veten tuja në kontroll para se të përfundoni të rrëzoheni për shkak të stresit. Mbani mend pikat tuaja të forta dhe mbështetuni në to. Kini kujdes se çfarë thoni për jetën e njerëzve të tjerë, mund të përfundoni duke dhënë informacione që nuk duhet. Ngjyra me fat: Kafe. Numri me fat: 5
Virgjëresha
Nëse e kaluara vazhdon të shfaqet në një marrëdhënie, synoni t’i jepni drejtim asaj një herë e përgjithmonë. Identifikoni fajin që gjithashtu mund t’ju pengojë të kërkoni lumturinë. Nuk keni qenë plotësisht të sinqertë me veten, ndaj rishikoni motivet tuaja. Ngjyra me fat: Verë. Numri me fat: 4
Peshorja
Mungesa e komunikimit do të shkaktojë diskutime të familjare. Marsi i shton një avantazh jetës tuaj profesionale dhe aktivizon karrierën tuaj, por kini kujdes nga kritikuesit që mund të shkaktojnë telashe. Ngjyra me fat: Hiri. Numri me fat: 7
Akrepi
Problemet e kockave dhe të shpinës mund të vazhdojnë. Ushtrimet rigoroze ose stërvitjet fizike duhet të shmangen. Nga ana e karrierës hapet një mundësi e re. Ngjyra me fat: Vjollcë. Numri me fat: 9
Shigjetari
Lërini mënjanë ndjenjat dhe përmbushni objektivat tuaja për sot. Nëse përpiqeni të manipuloni situatat emocionale, do ta gjeni veten të tjetërsuar. Ngjyra me fat: ulliri-jeshile. Numri me fat: 1
Bricjapi
Thuaj jo skemave të pasurimit të shpejtë dhe “mundësive premtuese”. Një mik i mirë mund të mos e meritojë besimin tuaj. Ju filloni të shihni me qartësi se kujt mund t’i besoni dhe kujt nuk mund t’i besoni dhe nuk keni më frikë t’u besoni emocioneve tuaja të brendshme. Ngjyra me fat: Bezhë. Numri me fat: 5
Ujori
Duket se po ju mbarojnë fjalët për të shprehur ndjenjat tuaja. Një martesë e mundshme në familje. Jeta juaj mund të bëhet më e mirë, nëse jeni të gatshëm të anashkaloni disa të meta nga partneri juaj. Ngjyra me fat: Portokalli. Numri me fat: 8
Peshqit
Marsi mund të shkaktojë shpërthime në shtëpi dhe në punë. Do të keni energji për jetën seksuale dhe romancat. Paratë mund t’ju rrëshqasin nga duart sot, ndaj mos i besoni një marrëveshjeje që duket e mirë në sipërfaqe. Ngjyra me fat: E kuqe. Numri me fat: 2