Dashi
Ditën e sotme do të hezitoni për shumë gjëra. Nëse jeni në një marrëdhënie do të keni pasiguri, duke mos u ndjerë e barabartë me partnerin tua. Ju beqarëve do iu peshojë më shumë se kurrë vetmia. Mos u dekurajoni, sot do njihni një person interesant
Demi
Gjatë kësaj dite do jeni shumë kreativë dhe në humor. Askush nuk do arrijë t’iu kundërshtojë dhe disa do e kenë privilegj t’iu kenë pranë. Nëse jeni në një lidhje do keni nevojë për intensitet dhe partneri do jetë në gjendje t’ua plotësojë dëshirat. Ambienti në përgjithësi do jete i mirë për të gjithë. Edhe ju beqarët do e ndieni shumë peshën e të qenit vetëm. Kësaj here do takoni personin ideal në një moment të papritur. Përgatituni shpirtërisht.
Binjakët
Marsi nuk do ndikojë shumë pozitivisht tek jeta juaj gjatë kësaj dite dhe mund t’iu nxitë të futeni edhe nëpër debate. Reflektoni dhe mundohuni ta komandoni veten sepse gjërat mund t’iu ndërlikohen. Nëse jeni në çift duhet të bëni kujdes nga ndryshimet e humorit. Kjo mund të ndikojë tek lidhja juaj. Mundohuni edhe të mos provokoni xhelozinë e partnerit. Ju beqarët do tërhiqeni shumë pas dikujt sot dhe do shpenzoni shumë lek për të qëndruar pranë tij apo për t’i tërhequr vëmendjen.
Gaforrja
Sot do jenë problemet financiare ato që do ju shqetësojnë dhe nuk do ju lejojnë të jeni të qetë. Dëgjojini këshillat e disa miqve sepse nuk do ju çojnë në rrugë të gabuar. Nëse jeni në një lidhje tregohuni sa më realistë dhe mos kërkoni nga partneri gjëra që ju vetë nuk i keni bërë. Ju beqarët do hyni në debat me disa miq dhe do humbni kohën e çmuar që kishit menduar t’ia kushtonit gjetjes së dashurisë.
Luani
Dita do fillojnë stuhishëm sot, por me kalimin e orëve gjithçka do normalizohet. Nëse keni një lidhje do jeni gati të bëni edhe çmenduri të vogla vetëm që emocionet dhe pasioni të rikthehen si më parë. Dëgjojeni zemrën sa më shumë që të mundeni. Atyre që do ju thonë të tjerët mos ua vini shumë veshin. Nëse jeni beqarë nuk do keni besim të plotë tek vetja dhe nuk do guxoni të joshni.
Disa çrregullime të vogla do ndodhin sot në jetën tuaj, por shpesh ato nuk do ju lenë të qetë. Nëse keni një lidhje tregohuni më të vëmendshëm ndaj partnerin, shprehjani ndjenjat në mënyra të veçanta dhe përgatitini ndonjë gatim të shijshme. Me këto mënyra do e bëni atë më shumë për vete. Mbrëmja ka për të qenë edhe më harmonike. Ju beqarët nuk do qëndroni indiferentë ndaj disa personave të rinj që do ju kalojnë pranë, por as të tjerët nuk do rinë pa ju bërë komplimente.
Peshorja
Jeta juaj do përballet me stuhi dhe furtuna të njëpasnjëshme sot. Mundohuni sa më parë t’i vini kapak së shkuarës sepse ajo do ju sjellë herë pas here probleme. Këshillat e të afërmve duhet t’i dëgjoni me kujdes. Nëse jeni në një lidhje do keni gjatë gjithë kohës debate dhe tension. Asnjëri prej jush nuk do hapë rrugë dhe marrëdhënia do destabilizohet. Ju beqarët duhet të ndryshoni rutinën e jetës dhe duhet të dilni sa më shumë. Vetëm ashtu do gjeni personin e përshtatshëm.
Do keni disa pengje për të shkuarën sot, megjithatë do mundoheni t’i fshihni dhe do shfaqni humor të mirë. Lëreni pas të shkuarën. Nëse jeni në një lidhje partneri do ua bëjë çdo moment fantastik dhe do ju duket sikur jeni në qiellin e shtatë. Sytë do ju shkëlqejnë gjithë kohës. Ju beqarët do e adhuroni pavarësinë dhe nuk do ndiheni gati për të sakrifikuar lirinë. Do merrni ftesa nga disa persona të rrethit profesional, por nuk do i pranoni.
Shigjetari
Kundërshtime në punë dhe situata të vështira për të zgjidhur do keni sot. Tregohuni shumë të kujdesshëm dhe besojini me shumë vetes. Nëse jeni në një lidhje kujdes me flirtimet me personat e tretë sepse edhe tradhtinë me shikime partneri nuk do ua falë. Mos shkatërroni gjithçka të bukur që keni ndërtuar për një dëshirë momentale. Nëse jeni beqarë do futeni në mendime dhe nuk do jeni të sigurt nëse doni apo jo të hidhni hapa.
Bricjapi
Mundohuni të organizoheni më mirë gjatë kësaj dite dhe të jeni të sigurt kur të hidhni hapa. Ju që jeni në një lidhje nuk do keni ditëm më të mirë të mundshme. Pasioni do zbehet dhe gjithçka do fillojë të duket e mërzitshme. Nuk do ndieni më emocionet e dikurshme. Venusi do jetë planeti dominues tek ju beqarët dhe do iu bëjë më joshës dhe flirtues. Nuk do humbisni asnjë mundësi që do iu jepet, por rezultatet do i shihni më vonë.
Ujori
Sot do ndiheni si të burgosur dhe nuk do dilni dot nga strofulla ku jeni futur. Nëse jeni në një lidhje do jetë një ditë përgjithësisht e qetë dhe pa emocione të forta. Do ëndërroni ndonjë surprizë e ndonjë fjalë të ëmbël, por për fat të keq sot nuk do e merrni. Ju beqarët në të kundërt do realizoni një takim mbresëlënës që do ju hipnotizojë plotësisht.
Peshqit
Kujdes me egon gjatë kësaj dite sepse mund t’ua çojë gjërat në anë të kundërt. Do ju mungojë objektivizmi dhe në disa momente mund të ndiheni vërtet keq. Nëse jeni në një lidhje partneri do ju mbrojë më shumë sesa duhet dhe ndonjëherë kjo për ju do jetë e padurueshme. Në disa momente tensioni do jete i madh. Ju beqarët duhet të tregoni pak më të përkujdesur për pamjen në mënyrë që të bini më tepër në sy dhe të tërhiqni sa më shumë persona.