Para nisjes së ndeshjes Shqipëri-Ukrainë në stadiumin “Air Albania”, tifozët mbajtën një minutë heshtje në nder të Martin Canit, 14-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht pas një konflikti mes bashkëmoshatarëve.
Në prani të 21 mijë tifozëve, u nderua kujtimi i tij, ndërsa tifozët kuqezinj mbajtën një pankartë me mesazhin: “Vrasja s’është pasion, futbolli po! Pusho në paqe Martin!”.
Martin Cani ishte lojtar i Dinamos U-15 dhe ëndërronte të bëhej futbollist.