Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Historiani Auron Tare ngre alarmin: Betoni po shkatërron Sinagogën e Sarandës

14:30 19/02/2024
Reading Time: 3 min lexim

Auron Tare

Shpesh kemi parë se si politikanë shqiptarë në forume botërore mburren me një ngjarje historike të Luftës së Dyte Botërore. Shpëtimin e hebrejve. Ngjarjet e fundit e rreshtuan Politikën tonë në krahun e shtetit izraelit duke mbrojtur qartësisht vlerat e popullit izraelit.

Por ndërsa flasim dhe krenohemi nëpër forume ndërkombëtare mbi ndihmën që ju kemi dhënë Hebrejve, jo më larg se dy tre ditë të shkuara filluan punimet për rregullimin e Qendrës së Sarandës. Mund të them se nga eksperienca ime 30-të vjecare në këtë qytet kam parë shumë rregullime të cilat shkulnin rregullimet e mëparshme dhe bënin të reja. Edhe këto rregullime nuk e prishën rregullin. JO më larg se punimet e 2018-së tani më, po ri -rregullohen. Megjithatë nuk mund të flas për këto rri -rregullime mbi rri- rregullime. Dikush më lart e di më mirë se unë këtë punë.

E ndërsa qytetin po përpiqen ta bëjnë sa me të bukur dhe sa më të jetueshëm ( për turistët) me mbi rregullimet dhe shkuljen e kalldrëmit të 2018-së, buldozerë dhe cekicë po gërmojnë në Qëndrën historike të Qytetit Antik të Sarandës.Sic mund ta shikoni qartësisht në këto pamje, cekici gërmon jo më larg se 20-30 metra nga rrënojat e Sinagogës Antike të shek të V-të dhe vetëm pak metra nga Muret Rrethuese të Qytetit. Muret rrethuese të cilat deri në shpalljen e shtetit shqiptar, ishin ende në këmbë dhe të ruajtura për bukuri, i shkatërruan këto 100- e ca kusur vjet të pavarurit shqiptarë.

Por le të flasim për atë që e nisëm bisedën. Sinagoga Antike e Sarandës e zbuluar nga arkeologu sarandiot Dr. Kosta Lako në vitet 80-të. Në vitin 97 u rrethua me ndërtime dhe kioska të cilat Kryeministri i asaj kohe Fatos Nano i rrafshoi, duke i dhënë qytetit një vlerë monumentale historike. Vetë Nano, sipas dëshmise së tij, nuk e kishte menduar se një veprim i tillë kishte ngjallur një simpati dhe vlerësim nga shume qarqe hebraike të cilët e konsideruan këtë akt si një përgjegjshmëri të madhe ndaj Trashëgimise Kulturore te tyre. Mund të shtoj se Sinagoga e Sarandës është Tempulli i dytë më i hershëm Hebraik në Ballkan dhe një dëshmi e një prezence te hershme te judeve në Ballkanin Romak.

8 vite te shkuara ekspedita shqiptaro-amerikane e kerkimeve nen ujore zbuloi jo larg Gjirit te Sarandes nje anije antike me amfora te prodhuara ne Judene Antike. E mbytur pak a shume ne te njejten periudhe si Sinagoga ky zbulim ka krijuar nje link historik te komunitetit hebraik ne Janine te cilet citojne nje nga legjendat e tyre se “jane pasardhes te lundertareve te mbytur te nje anije qe vinte nga Judea dhe furtuna e mbyti ne gjirin e Onchezmit Antik”

Me pastrimin e rrenojave nga Qeveria Nano, Universiteti Hebraik ne 2003, dergoi dy nga arkeologet e saj me te rendesishem te cilet sebashku me Dr. Etleva Nallbanin konfirmuan ne menyre shkencore se godina e zbuluar nga Dr. Kosta Lako ishte nje Tempull hebraik me mozaike te nje niveli te larte. Shume botime te kohes perfshire Neë York Times, ëashington Post, Harez, Archaeology Magazine, National Geographit shkruan per kete zbulim te rendesishem ne Saranda.

Rrenojat e Sinagoges u reabilituan dhe muret rrethuese te qytetit romak shpetuan. Por gjithsesi zona e demtuar shume sillte gjithmone suprize dhe me cdo kove eskavatori qe zhytej ne toke nxirte mbishkrime, vare antike e plot objekte te tjera. Per kete arsye Republika e Shqiperise ka edhe nje ligj qe ndalon punime te cfare do lloj karakteri ne zonat me rendesis arkeologjike pa pranine e arkeologeve dhe pa nje vezhgim arkeologjik paraprak. Nderkohe sic e shikoni ne video cekici vazhdon te germoje ngjitur me Sinagogen Hebraike te dyten per nga vjetersia ne Ballkan.

Saranda moderne ne fakt eshte nje nga vendbanimet me te hershme te Epirit Antik. I permendur si vendi ku Enea dhe ikanaket e tjere trojane ngriten nje Tempull per nder te babait te Eneas, Anchizmit, permendet nga ish Konsulli Romak Cicero ne shkrimet e tij.

I rrethuar me mure te larta romako-bizantine deri ne 1849, ende ne kemb dhe me Kulla te larta pershkruar ne nje pejsazh te mrekullueshem te piktorit britanik Eduard Lear. Porte hyrese per te gjitha ngjarjet historike te 2 mije vjeteve ka perfunduar ne nje grusht rrangullash betoni. Beton I cili po derdhet pa kursim mbi rregullimet e rregullimeve te meparshme te cdo administrate.

Etiketa: auron tare

Të lidhura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Ndërsa procesi i numërimit po shkon drejt fundit, janë publikuar të dhënat paraprake për 10 kandidatët më të votuar nga...

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza
Aktualitet

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Të paktën 62 persona humbën jetën në Rripin e Gazës si pasojë e një vale të re sulmesh ajrore izraelite...

19:34 15/05/2025
Para
“Pacientët ulërasin nga dhimbjet”/ Mjekët rrëfejnë dramën në spitalet e Gazës

“Pacientët ulërasin nga dhimbjet”/ Mjekët rrëfejnë dramën në spitalet e Gazës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

19:34 15/05/2025
Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.