Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Hijet e dyshimit / “Green Coast” i Samir Manes si lavatriçe e pastrimit të parave të krimit e korrupsionit

10:36 22/09/2023
Reading Time: 3 min lexim

Një aksion i 2021 i Prokurorisë së Tiranës dhe dosja e Arben Ahmetajt në SPAK ngrenë hije të fortë dyshimesh se investitorët strategjikë në Shqipëri po përdoren gjerësisht për pastrimin e parave të pista të dyshuara me burim trafikun e drogës, apo korrupsionin.

Në rastin e parë bëhet fjalë për hetimet pasurore të nisura nga prokuroria ndaj Alban Xhepës, person i skeduar nga autoritetet italiane me akuzën e trafikut të drogës. Ndaj tij, prokuroria njoftoi në 2021 sekuestrimin e një morie pronash, nga automjete, apartamente e deri tek bizneset.

Mes pronave të sekuestruara renditet edhe një restoranti me emrin Heat i vendosur në Green Coast të Samir Manes në Palasë. Restoranti është hapur në maj të vitit 2020. Një vit më vonë ishte objekt sekuestrimi, ndërsa më 11 mars 2022, sipas dokumentacionit të dorëzuar në QKB është mbyllur si aktivitet.

Megjithatë, Alban Xhepa nuk është i vetmi që i ka qëndruar larg Green Coast në Palasë këtë verë. Burime të shumëfishta të Voxnews.al konfirmojnë shumë pronarë VIP të vilave luksoze të ndërtuara nga Samir Mane nuk e kanë kaluar postbllokun e rrethimit të tyre. E thënë më thjesht, kanë qendruar larg pronave mijëra-euroshe që kanë blerë në këtë resort dhe që në një pjesë të mirë kanë përdorur skemën e Arben Ahmetajt, ose skema të ngjashme duke i regjistruar në emër të personave të tretë.
Arsyeja se përse u janë prishur pushimet e këtij viti ka qenë SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Kjo e fundit, me urdhër të prokurorëve të posaçëm është stacionuar pothuajse në mënyrë të përhershme pranë resortit në gjueti të parave të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

SPAK dhe BKH kanë indicie dhe dyshojnë se Green Coast është përdorur gjerësisht si lavatriçe për pastrimin e parave, si nga persona me rekorde kriminale, ashtu edhe nga zyrtarë të korruptuar të të gjitha niveleve.

Pastrimi i parave është një proces që kërkon dy palë. Njëra palë është ajo që ka paratë në të zezë e që synon t’i fusë në sistem. Pala tjetër është ajo që e mundëson t’i fusë në sistem. Përgjegjësitë ligjore të secilës palë përcaktohen nga nenet 287 dhe 287/a të Kodit Penal.
Për rastin e parë, neni 287 parashikon dënim me burg nga 7 deri në 15 vite. Kjo është njëra nga tre akuzat e ngritura ndaj Arben Ahmetajt. Për palën e dytë, neni 287/a parashikon tekstualisht se: ‘Kushdo që blen, merr, fsheh apo, në një mënyrë tjetër, përvetëson për vete ose një palë të tretë, apo ndihmon në blerjen, marrjen, fshehjen ose përdorimin e parave apo mallrave të tjera, duke ditur se një person tjetër ka përfituar këto para apo mallra, si pasojë e kryerjes së një vepre penale ose veprimtarie kriminale, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në tre vjet’.
Sipas këtij parashikimi, drejtuesit ekzekutivë të Green Coast mund të jenë subjekt hetimor i SPAK-ut dhe të rrezikojnë deri në tre vite burg. Por, në rastin e resortit Green Coast dhe Val-a-Mar në Gjirin e Lalëzit, dyshimet e SPAK flasin për një aktivitet pastrimi parash të një shkalle industriale, që do të thotë se e gjithë skema buron më lart se sa thjesht drejtuesit e kompanive të Samir Manes.

Megjithatë, të gjitha këto deri më tani mbeten në kuadrin e dyshimeve të forta se kompanitë e Samir Manes kanë ndihmuar në pastrimin e parave të korrupsionit dhe të krimit të organizuar. Për t’i provuar, apo për t’i hequr këto hije dyshimi nevojitet rezultati i hetimeve të thelluara të SPAK…gjithmonë nëse do t’i shkohet dosjeve të bujshme që ka në dorë deri në fund./Vox News

Të lidhura

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin
Aktualitet

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Derisa janë numëruar 3330 nga 5225 qendra votimi në rang kombëtar, Partia Socialiste kryeson me 453,859 vota, që përbëjnë 52.56%...

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani
Aktualitet

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon në Qarkun e Fierit, ku deri më tani...

19:39 12/05/2025
Para
“Do të jetë katastrofë”, banorët e Zall Herrit dalin në protestë

“Do të jetë katastrofë”, banorët e Zall Herrit dalin në protestë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

19:39 12/05/2025
Zgjedhjet e 11 majit/ Ja fletët e votimit sipas qarqeve

Numërohen gjysma e kutive në Qarkun e Tiranës

19:28 12/05/2025
Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

19:04 12/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.