Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Heshtje mes reklamave: Ku përfundojnë mbetjet e rrezikshme të Coca-Cola?

16:27 24/02/2025
Reading Time: 4 min lexim

Më 15 maj 2024, Coca Cola Bottling Shqipëria ka kërkuar të asgjësojë dy lloje mbetjesh: karbon aktiv dhe llumra – mbetje që nuk pasqyrohen në asnjë faqe të lejes së saj mjedisore. Kompania deklaron se i gjeneron këto mbetje në sasitë: 3 ton karbon aktiv një herë në dy vite dhe 24 ton llumra dy herë në muaj. Një sasi kaq e madhe mbetjesh që nuk janë deklaruar në dokumentacionin zyrtar përbën shkelje flagrante të legjislacionit mjedisor.

Ku përfundojnë këto mbetje? Asnjë nga kompanitë e licencuara në Shqipëri për asgjësimin e këtyre lloj mbetjeve – Alb Tech Plast, Brema, KAKS Shpk, Tirana Bussiness dhe Vlora Alumin – nuk ka raportuar marrëdhënie kontraktuale me Coca-Cola. Gjithashtu, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit konfirmon se subjekti nuk ka paraqitur asnjë kërkesë për eksport mbetjesh gjatë viteve 2022-2024. A po hidhen këto mbetje të rrezikshme në ambiente të papërshtatshme duke ndotur mjedisin dhe duke rrezikuar shëndetin publik?

Eneida Kalaci, drejtoresha operacionale e Coca Cola Bottling Shqipëria, nuk pranoi të përgjigjet për këto shkelje. Heshtja e kompanisë vetëm thellohet kur hetojmë më tej historikun e saj të parregullsive.

Në situata të tilla, protokolli standard i autoriteteve mjedisore duhet të përfshinte: (1) pezullimin e menjëhershëm të aktivitetit të subjektit, (2) gjobë administrative për mosrespektimin e kushteve të lejes, (3) një hetim të plotë mbi destinacionin e mbetjeve të gjeneruara, dhe (4) verifikim të të gjithë procesit të prodhimit për të identifikuar shkelje të tjera të mundshme. Në vend të kësaj, autoritetet mjedisore kanë zgjedhur heshtjen.

Histori e gjatë shkeljesh

Ky nuk është rasti i parë për gjiganten e pijeve. Një raport i mëhershëm i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka nxjerrë në dritë se 1.8 milionë litra pije të skaduara të Coca-Cola janë “zhdukur” pa lënë asnjë gjurmë. Sipas raportit, procesverbali i asgjësimit të kësaj sasie marramendëse nuk përmban nënshkrimet e Inspektorëve të Mjedisit dhe të Tatimeve, siç kërkohet me ligj. Dokumenti është firmosur vetëm nga inspektorët e një institucioni, duke përjashtuar përfaqësuesit e tjerë përgjegjës. Mungojnë gjithashtu fotot nga vendi i asgjësimit dhe fletëdalja nga magazina – dokumente kyçe për të provuar largimin e produkteve të skaduara.

Kur gazetarët kërkuan informacion nga AKU për këto procedura, institucioni konfirmoi se subjekti ka kryer “katër asgjësime, 1.809.054 litra pije dhe 304 kg produkte të tjera”. Por kur vjen puna për listën e detajuar të produkteve, përgjigjja është vetëm heshtje. Po ashtu, Agjencia Kombëtare e Mjedisit – institucioni përgjegjës për monitorimin e këtyre proceseve – deklaron se “nuk ka asnjë praktikë për vitin 2019” në lidhje me asgjësimet e këtij subjekti. Kjo mospërputhje ngre pyetjen e madhe: Ku përfunduan vërtet 1.8 milionë litra pije të skaduara? A u rikthyen këto produkte në tregun shqiptar?

Luksi i reklamave dhe lidhja me pushtetin

Ndërsa nuk kemi përgjigje për këto shkelje të rënda, Coca-Cola vazhdon të operojë pa asnjë pengesë në tregun shqiptar, duke shpenzuar miliona euro në fushata reklamimi. Spektakli i reklamave vazhdon pandërprerë. Çdo reklamë, çdo banner, çdo spot televiziv kalon përmes një pike të vetme kontrolli – kompanisë “Gogel” të Arbi Veliajt, vëllait të kryebashkiakut të Tiranës.

Kryebashkiaku ka ngritur një oktapod të vërtetë korruptiv ku çdo kompani që merr tender nga bashkia, detyrohet të blejë shërbime marketingu nga “Gogel”.

Kompani si Coca-Cola, me shkelje flagrante të rregullave, vazhdojnë të operojnë pa u ndëshkuar nga autoritetet, ndërsa rrjedhin miliona në reklama përmes kompanisë “Gogel”. Heshtja institucionale shitet me çmimin e reklamave luksoze.

AKU dhe Problemi Sistemik

Roli i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në këtë histori është veçanërisht problematik. Institucioni që duhet të mbronte shëndetin publik duket se funksionon si mburojë për kompanitë e mëdha. Skandali i Coca-Cola-s nuk është i izoluar.

Vetëm disa muaj më parë, në korrik 2024, sistemi RASFF i Bashkimit Evropian njoftoi praninë e salmonelës në mishin e pulës në rrjetin KFC. Nga 1,535.04 kg mish i kontaminuar, AKU arriti të bllokonte vetëm 177.12 kg, ndërsa pjesa tjetër përfundoi në tavolinat e konsumatorëve. Gazeta Reforma ka ndjekur në vazhdimësi këtë skandal, duke i kërkuar zyrtarisht llogari AKU-së, por institucioni vazhdon t’i shmanget përgjegjësive.

Po në korrik 2024, një tjetër skandal u zbulua kur u gjetën 13.2 ton akullore të kontaminuara me oksid etileni, një substancë potencialisht kancerogjene. Produktet u shitën kryesisht në Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan, Vlorë, Berat, Lushnje, Korçë, Shkodër, Sarandë, Krujë, Burrel, Peshkopi, Tropojë dhe Lezhë.

Më herët, në nëntor 2023, video skandaloze zbuloi minj në depot e kompanisë “Diamond” në Vorë, ku mielli dhe produktet ushqimore magazinoheshin në kushte krejtësisht anti-higjienike, ngjitur me detergjentë. AKU sërish “mbyli sytë”.

AKU dështon sistematikisht në misionin e saj. Mungesa e profesionistëve dhe politizimi i thellë i institucionit kanë krijuar një situatë ku interesi publik sakrifikohet për interesat private dhe politike.

Dokumentet e KLSH-së, dëshmitë e punonjësve të brendshëm dhe hetimet e mediave të pavarura zbulojnë një të vërtetë tronditëse: AKU dhe institucionet e tjera mjedisore nuk janë më mbrojtës të shëndetit publik, por instrumente në duart e oligarkëve për të maksimizuar fitimet e tyre, pavarësisht kostove njerëzore.

Ku përfunduan 1.8 milionë litrat e pijeve të skaduara? Pse kompania vazhdon të gjenerojë dhe të asgjësojë mbetje që nuk i ka të deklaruara në lejen mjedisore? Pse institucionet që duhet të mbrojnë shëndetin e qytetarëve, janë kthyer në roje të interesave të kompanive të mëdha?

/gazetareforma.com

Etiketa: akucoca colareformaeditorialskandal

Të lidhura

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet
Aktualitet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

Me vetëm 64 kuti votimi të pambyllura nga 5,225 në total, përbërja e re e Kuvendit po merr formën përfundimtare....

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe
Aktualitet

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ndërsa procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit po shkon drejt përfundimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

20:36 13/05/2025
Para
Reforma e burgjeve apo ndërhyrje në zgjedhje? Edi Rama, Nasip Naço dhe SPAK-u

Reforma e burgjeve apo ndërhyrje në zgjedhje? Edi Rama, Nasip Naço dhe SPAK-u

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

20:36 13/05/2025
Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:20 13/05/2025
Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

19:58 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.