Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Hemodializa e Allajbeut në shënjestër të KLSH: Kosto të fryra, pagesa të dyfishta, mashtrim dhe sorollatje që rrezikojnë pacientët

19:38 03/12/2025
Reading Time: 3 min lexim

Raporti i fundit i KLSH nxjerr në pah edhe një herë fytyrën e vërtetë të koncesionit të hemodializës, një kontratë që prej vitesh i ka sjellë Klodian Allajbeut fitime marramendëse ndërsa pacientëve u ka sjellë rrezik, vonesa dhe abuzime të pafalshme. Auditimi flet qartë për probleme të rënda që prekin shërbimin më jetësor për pacientët me sëmundje akute dhe kronike të veshkave, duke ekspozuar një model të qëllimshëm keqadministrimi që favorizon koncesionarin dhe dëmton buxhetin publik.

Pacientët në gjendje akute nuk marrin shërbimin e menjëhershëm në qendrat e koncesionit në rajone, sepse Ministria e Shëndetësisë dhe FSDKSH nuk kanë hartuar kurrë rregulloren që do ta detyronte koncesionarin të ofronte urgjencën aty ku ndodhet pacienti. Zvarritja i detyron spitalet publike t’i dërgojnë urgjencat drejt QSUNT me ambulancë dhe mjek shoqërues, duke humbur kohë të çmuar. Rekomandimi i KLSH është pranuar, por kurrë i zbatuar, një shenjë e qartë e kapjes së procesit nga interesat që kanë mbrojtur ndër vite këtë kontratë.

Edhe më skandaloze është praktika e pagesave të dyfishta. KLSH dokumenton raste ku për të njëjtën seancë dialize qytetari ka paguar dy herë: një herë koncesionarit sipas projeksioneve mujore dhe një herë spitaleve jopublike për shërbimin real. Shembulli i qendrës së Lezhës e provon qartë këtë mashtrim të strukturuar. Me pak fjalë, sistemi i raportimit është lënë me qëllim të pambrojtur që pagesat të mbivendosen, ndërsa FSDKSH pretendon se ka regjistër kombëtar që rezulton praktikisht i pavlefshëm.

Ne i kemi raportuar dhe ngritur zërin prej vitesh për aferat e hemodializës. Allajbeu ka përfituar rreth 84 milionë euro vetëm nga kjo kontratë, e cila nuk është e vetmja.

Allajbeu kontrollon edhe koncesionin e laboratorëve me vlerë 130 milionë euro përmes një rrjeti kompanish ku spikasin firma guackë në Holandë dhe aksione të transferuara për shifra qesharake për të zhdukur gjurmët e pronësisë. Evita shpk, kompania e tij, pas marrjes së koncesionit të hemodializës, shiti aksionet për vetëm 160 mijë euro te një kompani guackë holandeze, ndërkohë që kontrata vlente dhjetëra milionë euro.

Për të njëjtin model abuziv flet edhe tenderi i fundit i pajisjeve të kardiokirurgjisë, ku Evita shpk u shpall fituese me ofertë rreth 120 milionë lekë më të lartë se rivali, i skualifikuar me argumente teknike. Ky është po ai model ku garat hapen vetëm në dukje ndërsa fituesi dihet prej vitesh.

Kallëzimi i dorëzuar në SPAK në 2024 liston një sërë akuzash të rënda ndaj Allajbeut: falsifikim dokumentesh, mashtrim me pasurinë publike, korrupsion aktiv, fshehje të ardhurash, pastrim parash. Në skemë përfshihen edhe zyrtarë të lartë të shëndetësisë, ish ministra dhe drejtues të FSDKSH. Rrjeti i kompanive të tij shtrihet nga Tirana në Holandë dhe Britaninë e Madhe, ku dyshohet se janë blerë pasuri të paluajtshme me paratë e marra nga buxheti shqiptar.

Ndërkohë, institucionet heshtin, rekomandimet e KLSH nuk zbatohen, pagesat vazhdojnë dhe pacientët trajtohen në mënyrë të rrezikshme. Një model i pastër oligarkik që ka grabitur shëndetësinë shqiptare për më shumë se një dekadë.

Koncesioni i hemodializës është një skemë e ndërtuar për të pasuruar një njeri të vetëm, ndërsa pacientët paguajnë me shëndetin e tyre dhe taksapaguesit me miliona euro çdo vit. Nëse SPAK nuk e çon këtë çështje deri në fund, atëherë gjithë reforma në drejtësi bie me këtë dosje.

Të tjera

Opozita paralajmëron katër protesta, Koka: Fragmentarizimi i shërben Ramës
Aktualitet

Opozita paralajmëron katër protesta, Koka: Fragmentarizimi i shërben Ramës

Opozita ka paralajmëruar zhvillimin e katër protestave të ndara kundër qeverisë, të planifikuara brenda katër ditësh radhazi. Edhe pse aktorët...

14:24 18/12/2025
“SPAK ka 4 letërporosi për Ballukun” Llabani: 20 mln dollarë të bllokuara jashtë vendit
Aktualitet

“SPAK ka 4 letërporosi për Ballukun” Llabani: 20 mln dollarë të bllokuara jashtë vendit

Gazetarja Anduena Llabani deklaroi mbrëmjen e sotme se Prokuroria e Posaçme ka marrë katër letërporosi nga jashtë vendit në kuadër...

14:22 18/12/2025
Para
Investigimi i medias italiane: Si po pasurohet KAYO e Ardi Veliut nën hijen e Ramës

Investigimi i medias italiane: Si po pasurohet KAYO e Ardi Veliut nën hijen e Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Opozita paralajmëron katër protesta, Koka: Fragmentarizimi i shërben Ramës

Opozita paralajmëron katër protesta, Koka: Fragmentarizimi i shërben Ramës

14:24 18/12/2025
“SPAK ka 4 letërporosi për Ballukun” Llabani: 20 mln dollarë të bllokuara jashtë vendit

“SPAK ka 4 letërporosi për Ballukun” Llabani: 20 mln dollarë të bllokuara jashtë vendit

14:22 18/12/2025
Gurët e çmuar të nxjerrë nga galeritë e Mirditës përfundojnë te Tete Albania, Shqipëria nuk fiton asgjë

Gurët e çmuar të nxjerrë nga galeritë e Mirditës përfundojnë te Tete Albania, Shqipëria nuk fiton asgjë

14:20 18/12/2025
Zyrtarë të akuzuar për korrupsion nga SPAK, përgjegjës për 800 mln euro buxhet vitin e ardhshëm

Zyrtarë të akuzuar për korrupsion nga SPAK, përgjegjës për 800 mln euro buxhet vitin e ardhshëm

14:11 18/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.