Një 46-vjeçare me iniciale E.K, banuese në Fier, kishte hapur një kopësht privat pa licensë. Bëhet me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Daullas, në subjektin në pronësi të saj (kopsht privat), u konstatua se ky subjekt nuk ishte licencuar nga ana e Ministrisë së Arsimit, për kryerjen e këtij aktiviteti. Ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Theksojmë se brenda një jave, ky është rasti i tretë i goditjes së veprimtarisë së paligjshme.
Njoftimi i plotë:
Fier
Finalizohet operacioni policor “Informaliteti 3”, për goditjen e rasteve të ushtrimit të aktivitetit në kopshte, pa licencën përkatëse.
Goditet brenda një jave, rasti i tretë i kësaj veprimtarie të paligjshme.
Procedohet penalisht pronarja e kopshtit privat, që ushtronte aktivitetin pa licencë, në Fier.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier proceduan penalisht për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, shtetasen E. K., 46 vjeçe, banuese në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Daullas, në subjektin në pronësi të saj (kopsht privat), u konstatua se ky subjekt nuk ishte licencuar nga ana e Ministrisë së Arsimit, për kryerjen e këtij aktiviteti.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.