Sot Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar aktrregulloren e cila i hap rrugë garës për anëtarët jo gjyqtarë për Gjykatën e Lartë.
Rregullorja përcakton pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve, jo gjyqtarë që kandidojnë për Gjykatën e Lartë. 19 do të jenë numri i anëtarëve në Gjykatën e Lartë ndërkohë që kandidatët jo gjyqtarë, do të përbejnë 1/5 e strukturës së kësaj trupe.
Në mbledhjen e sotmë e drejtuar nga kryetarja Naureda Llagami u diskutua për miratimin e kësaj aktrregulloreje ku do të përcaktohet pikëzimi dhe renditja e kandidatëve jo-gjyqtarë që garojnë për Gjykatën e Lartë.
Gjykata e Lartë do të ketë 19 anëtarë dhe anëtarët jo-gjyqtarë do të përbëjnë vetëm 1/5 e trupës së kësaj gjykate. Kjo aktrregullore që pritet të miratohet është vlefshme vetëm për kandidatët jo-gjyqtarë, jo për kandidatët gjyqtarë.
Në datën 3 korrik presidenti Meta i dërgoi një letër KLGJ-së ku i kërkonte informacion për propozimin e kandidatëve, për vakancat në Gjykatën e Lartë.
“Kërkohet informacion shterues, si dhe marrja e masave nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për propozimin e kandidaturave për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë”, shkruhej në letrën e presidentit.
Por ditën e sotme Meta tha se kur të jetë edhe më i lirë e më i ngeshëm, do të flasë më shumë se përse sot pas tre vitesh nuk keni asnjë anëtar të Gjykatës Kushtetuese.