Ministri i Mbrojtjes dhe njëkohësisht lideri i partisë ANEL, Panos Kammenos ka dhënë dorëheqjen.
Ai ka deklaruar se partia e tij do të tërhiqet nga koalicioni me qeverinë greke, pas takimit me kryeministrin Alexis Tsipras.
Pas takimit në rezidencën Maximos, në një deklaratë për shtyp Kammenos tha se pati një bisedë të gjatë me kryeministrin.
“Patëm një bashkëpunim që zgjati plot 4 vite në një qeveri për unitet kombëtar. Ne arritëm shumë sëbashku. Falenderova kryeministrin. Në çështje kombëtare, bashkëpunimi nuk mund të vazhdojë. ANEL tërhiqet nga qeveria,” -tha ai.
Megjithatë mësohet se emri i ri i Maqedonisë është arsyeja pse Kammenos ikën nga qeveria.
Dy ditë më parë Maqedonia votoi zyrtarisht emrin e ri dhe tashmë njihet me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut.